Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
08
02.2013

Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise

::bud::
Në 100 vjetorin e Shpalljes së Pamvarësisë së vendit, Shkodra, qyteti ku numërohen 13 burgje të regjimit komunist, me 601 të pushkatuar, 136 të vdekur në burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë, do të ketë Muzeun e tij të Diktaturës.
I ndërtuar mbi godinën e ish-godinës së Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, aty ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjërë, në nderim të shtresës që vuajti më shumë atë regjim, Muzeu do të hapet në prag të ngjarjes më të madhe të vitit dhe historisë së vendit.
Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka bëri të ditur se punimet për ndërtimin e muzeut të diktaturës, i pari i këtij lloji në vendin tonë dhe jo vetëm, thuajse kanë përfunduar, ndërsa përurimi i tij do të bëhet në vazhdën e aktiviteteve, në kuadër të festës së Pamvarësisë Kombëtare.
"Ky muze do të jetë një respekt dhe kujtesë për ish të përndjekurit politikë, të cilët për gjatë 50 viteve të regjimit komunist provuan tortura të shumta, vuajtje dhe persekucion. Mes tyre ishin edhe klerikët At Zef Pllumbi, Imzot Ernesto Çoba, At Bernardin Palaj, përfaqësues të tjerë të besimit klerik, mysliman e ortodoks, intelektualë të njohur nga Shkodra, e më gjërë”, tha Luka.
Teksa vizitonte mjediset e muzeut të diktaturës, Luka provonte emocione edhe për faktin se në një nga dhomat e izolimit të ish burgut të Shkodrës, ai është ndeshur edhe me vendin ku është tortuar babai i tij, por edhe të afërm të tjerë të fisit Luka, kundërshtar i rreptë i regjimit të kaluar.
Për ndërtimin e këtij muzeu është vënë në dispozicion një fond prej 53 milion lekësh, të akorduara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, si dhe Bashkia e Shkodrës.
Muzeu do të ketë një galeri hyrëse prej betoni, rreth 50 metra i gjatë, prej së cilës mbërrin tek zona e ish- burgut, me 40 birucat e tmerrshme, që dikur shërbenin për izolimin e të burgosurve.
Pjesë e muzeut janë edhe mjedise të tjera të jashtme, sikurse oborri i ajrimit, anekse të tjera plotësuese, si dhe pajisje, shkrime dhe të dhëna origjinale të asaj kohe, të cituara nga të burgosurit politikë.





Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise, menelau 14 May : 10:36 Reply to this

Ajo qe ka ndodhur eshte e turpshme dhe dicka qe nuk na ben nder si popull. Ajo qe kemi bere eshte se jemi vrare dhe kemi ndeshkuar shqiptaret e tjere me barbarine me te madhe ! Kjo nuk ka ndodh vetem per shkak te ideologjise se mbapsht po edhe per shkaqe te urrejties se madhe qe fatkeqesisht mund te gjindet jo pak ende edhe sot ! Ka ndodh per shkak te cmires, egoizmit te pashembullt dhe mizeries se jo pak qenieve te pa denja per tu llogarit pjese e nje populli europian 1

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2963 sec, 0.0945 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB