Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
05
02.2013

Shkodër, treni përplas makinën

::bud::
Një aksident i rëndë hekurudhor, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, ka ndodhur pasditen e së hënës, në vendin e quajtur mbikalimi i Kacës, pak km pa hyrë në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00, kur treni i linjës Tiranë-Shkodër është përplasur me një autoveturë tip benz, ku ndodheshin tre persona: Ernest, Vitore dhe Altin Kovaci.
Përplasja ka qënë shumë e fortë dhe për pasojë ka ndërruar jetë, sapo ka mbërritur në spitalin e Shkodrës, shtetasi Altin Kovaci, 38 vjeç, si dhe janë në gjendje kritike për jetën dy të plagosurit e tjerë.




Personat në fjalë janë kushërinj të afërt me njëri-tjetrin, nga fshati Dragush i Lezhës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e lokomotivës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë banorët e zonës japin alarmin se në pikën e mbikalimit, ku ka ndodhur aksidenti, dhe në disa pika të tjera kyce, janë hequr rojet, që sigurojnë lëvizjen e këmbësore dhe të automjeteve dhe kjo është bërë shkak, që në zonën në fjalë të ndodhin aksidente të njëpasnjëshme hekurudhore dhe mbikalimet janë kthyer në një makth për banorët.

Vetëm dy javë më parë, pak metra larg këtij vendi, ndodhi një tjetër aksident i frikshëm hekurudhor, ku një 25-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa automjeti tij u shkatërrua plotësisht.




Vazhdo Leximin...
Komenti 4printer friendly
Comments
Shkodër, treni përplas makinën, menelau 13 Apr : 14:48 Reply to this

Po normal qe do ndodhin gjera te tilla , megjithese nuk eshte aspak normale te mbyllen jete njerzish nwe kete menyre, perderisa jane hequar rojet .
Keta te fundit duhet te kthehen ne pune menjehere dhe hekurudha te kthhet ne funksionaletetin e vet si mjat transporti i rendeshim dhe jjo si burim vdekjeje dhe aksidentesh !
Shkodër, treni përplas makinën, ALBERTSA 13 Apr : 20:18 Reply to this

Po ç'far trenash kena na nuk i ka kerkush nuk kam pa asnje vend qe ka rrjet hekurudhor ma te keq,me xhama te thym ndalet per ç'do shtepi,hecin 20-30 km ne ore,nuk ka mirmbajtje,aty ku kalon treni vejn nje hekur me kalu makinat dhe gjithkush kalon sipas qefit,shkurt per kto trena qe kena ma mir me i hek krejt,po nuk ka me ken von do te mbyllen vet.
Shkodër, treni përplas makinën, menelau 15 Apr : 13:55 Reply to this

Per fat te keq ashtu eshte 'te gjitha po mbyllem vet "!Kjo pasi nuk e can koken kush per hekurudhen ! Keshtu dita dites po mbyllen vete ambientet sportive , ish kinemate, ndonje park a lulishte legjeje etj . Mire bejme qe fleme si sic i thone fjales gjumi gjumin sjell !
Shkodër, treni përplas makinën, ALBERTSA 15 Apr : 20:12 Reply to this

Jo se nuk e çan koken kush por na jena kshtu si popull,shqiptari ne kto 20 vjet esht tu sjell ashtu si esht, vetem prish nuk nderton shifeni si esht shendetsia,arsimi,kultura,sporti etj etj. do te vonojn por do te prishen komplet....

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2776 sec, 0.0876 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB