::bud::
Rreshjet rikthyen përmbytjet në Shkodër e Lezhë. Në zonën e Shkodrës janë me qindra hektarë tokë nën ujë.
Këto janë pamjet e fshatit Rrënc, ku toka është mbuluar nga uji, i cili i është afruar edhe disa banesave. Ndërkohë, banorë të tjerë të zonës po shfrytëzojnë këtë situatë për të peshkuar në kanalet e kullimit. Në brendësi të nën-Shkodrës, në vendin e quajtur Ura e Gjolulit, pamja e fushave të ngjason me një liqen të madh. Kjo është zona më e ulët e nën-Shkodrës dhe si e tillë, ne raste rreshjesh shiu, kullimi i ujit është tepër i vështirë.
Ky territor prej dhjetëra hektarësh nën ujë është zonë e katër komunave në kufi me njëra-tjetrën, Dajçit, Bushatit Bërdices e Velipojës. Nderkohë, lumenjtë Kir, Drin dhe Buna që rrethojne Shkodren ne tre drejtime kane rritur ndjeshem prurjet, por per momentin vazhdojne te qendrojne ne shtreterit e tyre pa krijuar probleme. Shume me serioze eshte situata ne Qarkun e Lezhes, ku 1 100 hektare tokë jane nen uje në zonën e Zadrimës, Kakarriqit, Torovicës, Kolshit, Zejmenit, Gjormit dhe Fushë-Kuqes. Hidrovori i Tales, jetik per kete zone ku po perballon prurjet. Por, sipas drejtorit te bordit te kullimit ne kete qark, investimi qe po behet ne kete hidrovor eshte jo funksional. Nderkohe prefekti i qarkut ka thirrur shtabin e emergjencave.
“Kemi pasur më pak vështirësi se në vitet e shkuar, falë punës së bordit të kullimit, por gjendja mbetet e rënduar, nga rreshjet që kanë ditë që po bien. Ne jemi në gatishmëri, shtabi emergjencave ka qenë pranë biznesit dhe familjarëve, që bashkë me zjarrëfikësit e pompat e tyre kanë ndihmuar në eliminimin e ujit në zonat e banuara”, deklaroi prefekti i Lezhës, Pal Dajçi.
Investimi i hidrovorit të Tales ishte pjese e një projekti tetë milionë dollarësh i Bankës Botërore për parandalimin e përmbytjeve.
Por, edhe pas shpenzimit të qindra-mijëra dollarëve, përmbytjet vijojnë njesoj si më parë.
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3050 sec, 0.0974 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB