Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
19
01.2013

Gjakmarrja, pesë fëmijë të ngujuar në kasolle me lopën

::bud::
Të ndodhur aty pa drejtësisht, të ngujuar nga një dorë vrasëse që i mori jetën të atit, 5 fëmijë dhe nëna e tyre jetojnë brenda një kasolleje, ku në një cep hanë ata dhe në një cep lopa. Një realitet i dhimbshëm në një nga fshatrat e Shkodrës, i treguar nga një prej mësueseve, të cilat çdo ditë përballen me historitë e patreguara të fëmijëve të ngujuar. Të pafajshëm, por të dënuar që të rriten mes katër mureve, pa shkuar në shkollë, pa shokë, ndoshta edhe pa jetë. Të jesh i ngujuar për ta është një paralajmërim i vdekjes, koncept që edhe pse të vegjël, janë të detyruar ta “përpijnë” në mendjet e tyre. Në këtë situatë të zymtë, e vetmja rreze shprese për ta është projekti “Shansi i dytë”, i iniciuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Shkodrës.

Në sajë të këtij projekti, fëmijët e ngujuar kanë mundësi të shkollohen ashtu si moshatarët e tyre. Liljana Luani, ose siç i thonë të gjithë mësuese Lili, është një prej arsimtareve, e cila i njeh mirë problemet e fëmijëve të ngujuar. Përveç punës së saj në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, ajo është pjesë aktive e projektit që merret me arsimimin e fëmijëve të ngujuar. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Liljana Luani tregon nga afër, duke mos i përmbajtur herë pas here edhe lotët, problemet me të cilat hasen fëmijët e ngujuar dhe kushtet e vështira në të cilat zhvillon mësimin me këta fëmijë. Çdo ditë i hipën furgonëve të linjës dhe arsimon fëmijë të moshave të ndryshme në fshatra si Mazreku, Guri i Zi, Bardhej, Postribë e në zona të tjera rreth Shkodrës.

Znj.Liljana, ndërsa flisni për këta fëmijë, ndihet qartë që prekeni emocionalisht. Si është të punosh dhe të mësosh fëmijët e ngujuar?
Duke shkuar vazhdimisht dhe duke biseduar me ta e kupton shumë mirë realitetin aq të dhimbshëm të tyre. Është e pamundur të mos ndiesh dhimbje kur shikon vajza apo djem, që edhe pse janë në moshë madhore, nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Kur shikon si rriten, duke e parë botën nga një dritare e vogël, kur shikon varfërinë e madhe dhe çfarë është më e trishtueshmja, kur shikon se si bashkëjetojnë me jetën dhe vdekjen.
Cilat janë vështirësitë me të cilat jeni ndeshur?
Vështirësi janë të shumta, por kur shikon mikpritjen e këtyre fëmijëve, sytë e tyre që të shohin sikur po sjell jetë dhe shpresë, çdo gjë harrohet. Problemet ekonomike që kanë këto familje bëjnë që mungesat të jenë të shumta. Në mjaft raste kemi të bëjmë me familje pa kryefamiljarë, i cili mund të jetë vrarë, dhe për pasojë nuk kanë asnjë të ardhur e jetojnë në kushte tepër të vështira. Në fshatin Mazrek, pesë fëmijë, të cilëve u është vrarë babai jetojnë vetëm me nënën e tyre në një kasolle. Ndoshta nuk e beson kush, por ata jetojnë në të njëjtin vend me lopën. Në një cep të kasolles ushqehet lopa dhe në cepin tjetër hanë fëmijët. Ky është një realitet që në fakt duhet ta shohin shumë persona. Kjo, me qëllim ndërgjegjësimin e të gjithëve për këtë plagë të shoqërisë shqiptare.
A keni ndërhyrë në ndonjë rast, midis familjeve që janë në gjak?
Na ka ndodhur shpesh që familjet në gjak me njëratjetrën të jetojnë afër, në të njëjtën lagje dhe unë kam shkuar herë tek njëra dhe herë tek tjetra. Nuk hyjmë në çështje të tyre të brendshme. Mundohemi t’i ndihmojmë nga ana psikologjike dhe t’u japim mësim fëmijëve.
Mendoni se ky grup fëmijësh ka nevojë për më shumë vëmendje?
Sigurisht që ka nevojë për shumë më tepër vëmendje. Nuk mungojnë rastet kur një fëmijë 16 vjeç bëhet vrasës. Ndërsa mund të ishte në shkollë, ai ka qenë duke u përgatitur si të vrasë. Ndërkohë që mund të ishte duke u arsimuar, tani ai është në burg. Këtë realitet shoqëria duhet ta parandalojë. Projekti “Shansi i dytë” ka ndikuar shumë pozitivisht. Ne shohim nga viti në vit sesi këta fëmijë po normalizohen dhe çfarë është më e mira, kanë nisur të besojnë e të shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)






Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1739 sec, 0.0523 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB