Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
25
11.2012

Inva Mula me kompozitorin Genc Tukiçi koncert per 100-Vjetorin. Surprizon me linjat.

:::ShkoderZemer
Balkanweb - TIRANE- Kanë kaluar shtatë muaj, nga dita kur sopranoja e njohur Inva Mula u bë nëna e një vajze pas martesës me Et’hem Ramadanin, dhe në këtë 100-vjetor të Pavarësisë ajo jep koncertin e saj të parë në Shqipëri pas lindjes. Ajo ka bashkëpunuar me kompozitorin Genc Tukiçi, për të sjellë si kompozime të ripunuara këngët e njohura shqiptare në koncertin madhështor që Inva Mula do të mbajë më 28 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.


Tashmë janë realizuar dy klipe që Inva realizon në kuadër të këtij koncerti nga “Pro Video”, nën regjinë e Edlira Bahollit. Për imazhin e saj, përfshirë veshjet dhe gjithçka, po punon stilisti Joni Peçi, ndërsa për make up, Artur Muça. Në lidhje me mënyrën e prezantimit të saj, dhe stilin e veshjeve në këtë koncert të madh, Joni pohon për “Panorama” se: “Është një kënaqësi e vërtetë të punosh për këtë koncert të organizuar per 100-vjetorin e Pavarësisë. Inva po vjen në një formë të shkëlqyer si nga ana artistike, ashtu dhe ajo fizike pas lindjes së vajzës. Dua të theksoj se vërtet jam mahnitur nga linjat e saj, që ishin më perfekte, madje dhe para lindjes, ndërkohë që jam emocionuar nga muzika që kam dëgjuar gjatë regjistrimit të dy videoklipeve me këngët e Shqipërisë, siç është “Për ty atdhe”, që Inva i ka sjellë të ripunuara”, thotë ai. Koncertin thuhet se Inva do ta prezantojë vetë, ndërsa ka të ftuar shumë artiste me emër nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Po si do të jenë veshjet e saj në këtë koncert?“. Patjetër që do të ketë një ndërthurje të së kuqes me të zezën, ngjyrat që i shkojnë për shtat këtij 100-vjetori, por të miksuara me veshjet autentike shqiptare në fustane të realizuara me materiale moderne”, thotë Joni Peçi, i cili punon prej nëntë vitesh me sopranon.

Ai pohon se sopranoja mban një regjim të mirë për sa i lejon axhenda e ngjeshur e koncerteve, gjë që reflektohet edhe në linjat e saj të mira. Për sa u përket parapaskenave nga xhirimet e dy klipeve dhe provave për koncertin, Joni pohon se: “nga konfidenca që kemi gjithë kohën Inva flet për vajzën, duke u shkëputur herë pas herë për të qenë në kohë në ushqimin me gji”. Ndërsa për sa i përket ndikimit që bashkëshorti i saj Et’hem Ramadami ka në prezantimet e saj skenike, stilisti Joni Peçi tregon se “ai nuk ndërhyn aspak në këtë pjesë. Et’hemi është profesionist dhe në këtë martesë patjetër që ka marrë parasysh jetën e një artisteje të madhe si Inva, botën e artit që kërkon impenjim dhe përkushtim”. Inva u bë nënë për herë të dytë, ndërsa ka një djalë 17-vjeçar nga martesa e parë, Anthony. Vetëm 2 muaj pas lindjes së vajzës, Nina, sopranoja u kthye në skenë me rolin e Mimisë, në operën e “La Boheme” të Giacomo Puccinit, në Les Chorégies d’Orange.
(m.a/panorama/BalkanWeb)

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1606 sec, 0.0356 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB