:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi
Bashkia e Shkodrës në fund të mandatit të saj “drejtohet nga një femër”.
(Trokit ne fotografine per ta zmadhuar)
Shkodër—Mos kujdesja dhe diletantizmi i punonjësve të Bashkisë së Shkodrës është vërtetuar deri në ditët e fundit të “drejtimit Haxhi”.
Në fakt jo vetëm mungesë profesionalizmi, por kryesisht mungesë respekti jo vetëm për personin që këtë Bashki e ka drejtuar për tre vite, por edhe për vetë institucionin i cili duhet të rrezatojë rregull dhe administrim.
Për çfarë rregulli dhe kontrolli mund të thuhet kur në të gjithë letrat nën derë, apo edhe në dorë, njerzit e Bashkisë ju kanë dhënë të kuptojnë qytetarëve të Shkodrës se kryetari i tyre paska qënë një femër.
Absolutisht asgjë të keqe në qoftëse do të kishte qënë femër por absolutisht turp që emri i Artan Haxhit shkruhet në letrën e Bashkisë që vërteton numurin dhe regjistrin si “Artana Haxhi”. Profesor Haxhi si një nga personat e vetëm të kulturuar të Bashkisë së Shkodrës në ditët e fundit të drejtimit të tij, duhej të kishte kontrolluar edhe letrat dhe firmat e fundit të hedhura dhe emrin në të shkruar, sepse e kritikuar gjithmonë administrata e tij për “njerëz që nuk dihet kujt i shërbejnë dhe që nuk dinë të shërbëjnë” është pritur se këto lloj punësh do të ndodhin.
Në fakt për shkodranët nuk është vetëm qesharake që kryetari i tyre i nderuar “transformohet nga letrat e institucionit të tij si femër”, por më tepër është fyese dhe vërtetim i pa aftësisë administrative në Bashki dhe lokalët në përgjithësi në Shkodër.
Gjithsesi opininioni në Shkodër ishte se kjo mund të jetë bërë edhe me qëllim dhe mund të jetë pjesë e fushatës, por deri tani askush nuk ka dalë për ta ndrequr, dhe letrat ashtu vazhdojnë të shkojnë në çdo familje dhe individ. Për më tepër e gjithë administrata e Bashkisë i përket krahut të partisë së zotit Haxhi.
Sot në Shkodër në klube dhe sidomos në shtëpia, ndryshimi i emrit të kryetarit të Bashkisë nga mashkull në femër ka qënë një “qershi” në akulloren e ftohtë të temperatuarës së ulët e shoqëruar me rreth 10-të orë pa drita në qytetin e madh verior.
Vo-Elda ky është realiteti në Shkodër dhe kjo është në fakt edhe fushata.
Të lutem tregoja edhe zotit Arjan duke i bërë shumë të fala prej meje. Besi
Comments
Nje gje shume e vogel ne dukje por qe thot shume.Jo vetem tash por qysh se ka marre drejtimin e bashkise Artan Haxhi ka treguar nje dilentantizem ekstrem.Nuk e di se si ky djale ka marre ato tituj.Megjithese titujt i ka ne fushen e mesuesis,gje qe nuk ka te beje fare me menaxhimin e puneve bashkiake porse mua me duket se edhe ne fushen e vet ky djale eshte me mungesa te theksuara.Nuk jane budallenj ata te PD qe nuk e kane kandiduar me.Me dhimbset vetja si shkodran sepse pjesa me e madhe e tyre besuan ne te.Po po besuan ne te ne ate kohe me shume se ne vete PD.Por ishte nje zhgenjim i madh.Ajo qe permendi zoteria se mund te jete bere me qellim duhet te jete e vertete,pasi administrata e bashkise e njeh edhe me nga afer dhe mund te jete nje cilesim theres ARTANA.Megjithese ne bashki ka edhe gra qe jane me burra se ARTANA.Gjynah qe shkodra humbi 3 vjet kot me kete kryetar.E une jam i bindur se me mbarimin e mandatit aktual do te kthehet ne nje post akademik ndoshta edhe me te larte,por perseri gjynah per shkodren se ne perballjen e pare me nivele akademike te rajonit ai tregon dobesi te theksuara qe na faturohen ne te gjitheve si Shkoder e si Shkodran pastaj na rrofte mundi qe krenohemi me kulturen e qytetarine e vjeter shkodrane kur aktualisht perfaqesohemi ne nivele mediokre. |
i dashur bregu mos i merr per te verteta ato thanje sepse i njoh mire problemet .nuk thote kot shkodra per* ne daç per me e njofte nje njeri se çfare njeriut eshte jepi ose lek ose pushtet se pastaj tregon se çfare vlerash ai ka*ai pra z artan haxhi eshte nje maskara qe ka koritur jo vetem qytetarine shkodrane por me shume ate çfare babai ka patur te ndjerin ish trajnerin e basketbollit ne shkoder te nderumin esat haxhi dhe e di mire se nder ato pallate me shume kate qe kane prishur krejte imazhin e shkodres ai zoteron ose ma mire me thane ka marre 4 hyrje dhurate nga mafja e ndertimit ne shkoder qe ju e dini shume mire se kush i ka ndertuar prandaj them se ai nuk eshte femer por kodoshi i shkodres ........... |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|