Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
10.2012

Vrasjet në emër të Kanunit, në 20 vite, 5700 viktima

:::ShkoderZemer
Balkanweb - Thirrje për jetën', e ka quajtur Dekretin e Kishës Katolike për shkishërimin, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Masafra. Gjakmarrja, kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare, ka qenë në qendër të një aktiviteti-homazh të organizuar nga një grup organizatash joqeveritare në Shkodër. Krerë të Kishës Katolike, por edhe të afërm të viktimave, kanë kujtuar Pastorin Dritan Prroni, në 2-vjetorin e vrasjes së tij. Arqipeshkvi Angelo Masafra, ka bërë apel që shteti të japë dënime maksimale ndaj atyre që vrasin. "Policia dhe shteti kanë një rol të


pazëvendësueshëm, ndaj duhet të marrin masa ndaj këtij fenomeni",- u shpreh ai. Ndërkohë, në përvjetorin e dytë të vrasjes së bashkëshortit të saj, Dritanit, Elona Prroni ka kërkuar luftë ndaj gjakmarrjes, ashtu si edhe Pastori i vrarë u mundua ta luftonte. Pjesë e këtij aktiviteti ishin drejtues të komuniteteve fetare, konsulli i Italisë, përfaqësues të OSBE-së, Policisë, Prefekturës. Sipas të dhënave zyrtare, në 20 vjet, në vendin tonë janë kryer 5200 vrasje në emër të gjakmarrjes.
Arqipeshkvi
Me moton "Gjakmarrja, një plagë ende e pambyllur", 'Aleanca për Jetën' ka bërë homazhe për viktimat nga gjakmarrja. Me tone të forta, Arqipeshkvi i Shkodër, Pult Imzot Angelo Masafra ka kërkuar që zërat e të gjithëve të bashkohen në një qëllim. Ai e ka quajtur Dekretin e Kishës Katolike për shkishërimin e atyre që vrasin, një thirrje për jetën. "Ne nuk jemi penduar, përkundrazi, jemi të bindur se kemi bërë veprimin e duhur. Por kërkojmë që shteti të bëjë detyrën e tij", - është shprehur Imzot Angelo Masafra. Ai ka apeluar që të ketë dënim përjetë për ata që vrasin. "Nuk duhet të lejohen që të rinj, adoleshentë apo kushdo qoftë, të lëvizin në qytet me armë zjarri. Duhet të vendoset pa hezitim dhe shumë shpejt dënimi me burgim të përjetshëm për të gjithë ata që kryejnë vrasje", - ka deklaruar Arqipeshkvi.
Bashkëshortja e Pastorit
Dy vjet më parë, vrasjet për gjakmarrje nuk kursyen as njeriun e fesë, Pastorin Dritan Prroni, i cili u vra në mes të ditës në qendër të qytetit të Shkodrës. Bashkëshortja e të ndjerit, Elona Prroni theksoi se duhet të luftohet mentaliteti mesjetar. "Vetëm nëse largohet mentaliteti i vjetër, ne mund të fitojmë mbi gjakmarrjen. Nuk duhet të ketë më fëmijë që jetojnë pa prindërit e tyre për shkak të gjakmarrjes. Askush nuk ka të drejtë të marrë jetë njerëzish",- është shprehur Elona Prroni. Ajo ka kujtuar se dhe bashkëshorti i saj Dritani, u mundua të luftojë gjakmarrjen.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Vazhdo Leximin...
Komenti 2printer friendly
Comments
Vrasjet në emër të Kanunit, në 20 vite, 5700 viktima, ALBERTSA 13 Oct : 21:55 Reply to this

Do te kisha than ma shum viktima ne 20 vjet tu mendu se ka vrasje gati perdit,si me e ndal kyt fenomen, i vetmi qe e ka ndal gjakmarrjen ka ken Enver Hoxha,e ka ndal sepse tu ken kriminel dhe vrases vet nuk i ka lan kriminelat vrasesit e tjer me vra....ne demokraci ky fenomen nuk ndalohet se ka te bajne me nje zakon tonin qe e kena ne shekuj GJAKMARRJE DHE MBURRENA JENA KRENAR QE TE VRASIM,na respektojm ma shum nje qe merr hak se nje qe nuk merr hak.
Vrasjet në emër të Kanunit, në 20 vite, 5700 viktima, menelau 15 Dec : 18:30 Reply to this

Per fat te keq me duket teme ,mjaft e komplikuar ! Kleri katolik nga ana e tij ka bere miore qe ka menduar masen e 'shkisherimit " per ata qe do vijone ta kryejn kete rit . Kam frike se kjo mase nuk do jete e mjafueshme dhe njerzit nuk ka me i ndale as "shkisherimi".
Nuk e dij se çfare dreq zakoni eshte ky ! Per mendimin tim kemi te bejme me njerez qe urrejne vetin ne radhe te pare dhe ca me keq akoma me njerez me gene kriminale. Ky i ashtuquatjur " zakon" mund te eliminohet brenda nje kohe fare te shkurter ne se shteti do jete konsekunet me trajtimin e tij. "Gjakmarrja " eshte nje turp qe na rendon si shoqeri !

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1521 sec, 0.0468 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB