:::ShkoderZemer
Tv1-Channel - 100 mije euro do te jene ne dispozicion te dixhitalizimit te Fototekes Kombetare “Marubi”, si financim i UNDP 50 mije dhe Rajonit te Friuli Venezia Giulia 50 mije euro. Ky projekt pritet te perfundoje ne 2013-en, me ndertimin e muzeut virtual “Marubi”. Kane qene perfaqesuesit e rajonit Italian, “Friuli Venezia Giulia” qe kane zhvilluar disa takime te henen ne Shkoder. Se pari ato kane biseduar me kryetarin e Keshillit
te Qarkut Maxhid Cungu dhe me pas jane pritur ne zyren e kryetarit te Bashkise Lorenc Luka. Dy drejtuesit vendore i kane njohur me vlerat qe ka kjo fototeke dhe pasurine rreth 150 vjeçare qe mbart ne gjirin e saj. Me pas delegacioni ka vizituar nga afer fototeken. Antonio Giusa, drejtor katalogimi dhe profesor i fotografise ne universitetin e Udines, tha se kjo pasuri fotografike eshte shume e rendesishme per te ruajtur identitetin shqiptar.”Se pari jemi shume te lumtur qe sot ndodhemi ketu. Kemi takuar drejtuesit vendore dhe kemi arritur ne nje mareveshje qe i perket jo vetem rajonit te Friuli Venezia Giulia por te gjitheve. Objektivi yne eshte qe te realizojme brenda vitit 2013 muzeun virtual te “Marubit”, qe ti drejtohet te gjithe atyre ne Europe e Bote, qe vleresojne fotografite me te rendesishme ne Ballkan. Ky projekt synon tu adresohet edhe atyre qe kane si qellim udhetimet turistike ne keto vende, duke filluar qe nga trashigimia kulturore. Sot ¼ popullsise Shqiptare jeton jashte vendit dhe kjo ka jo pak vlere per te percjelle kete imazh ne syte e botes. Kjo pasuri fotografike eshte e rendesishme per te ruajtur identitetin shqiptar. Do te ndertojme nje projekt qe nis nga ruajtja e materialeve fotografike, katalogimin e ketyre materialeve qe te jene te aksesueshme ne website dhe ndertimin e muzeut virtual, qe do te jete vetem ne web per te gjithe te interesuarit. Keshtu kjo pasuri nuk rri e mbyllur, por merr te tjera vlera”, eshte shprehur profesori italian, Antonio Guisa. Fototeka Kombetare "Marubi" ruan rreth 500 mije nagative te fotografive te fotografeve me te njohur te qytetit te Shkodres,
fotografi qe deshmojne jeten, historine dhe kulturen e ketij qyteti, por edhe te Shqiperise gjate nje periudhe me shume se 100 vjeçare. Fototeka eshte krijuar ne vitin 1970, por ne fondet e saj ruhen negative te fotografive qe i perkasin nje periudhe gati 150 vjeçare, duke nisur nga viti 1858.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|