Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
05
08.2012

Shkodër, përurohet qëndra muzeale “Ndre Mjeda”

:::ShkoderZemer
Balkanweb - SHKODËR- Në fshatin Kukel të komunës Bushat, atje ku Ndre Mjeda jetoi dhe i shërbeu për shumë vite komunitetit si famullitar, është përuruar sot shtatorja si dhe qëndra muzeale në kujtim të poetit. Nderimi për Mjedën erdhi në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së tij. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores ishin përfaqësues të pushtetit vendor të qarkut Shkodër, profesorë dhe


akademikë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, deputetë të Parlamentit Shqiptar, nga Arqipeshkvia e Dioqezës Shkodër- Pult, etj.

Gjatë përshëndetjes së tij, Dom Nik Ukgjini, famullitar i fshatit Kukël, pasardhësi i Ndre Mjedës në këtë tempull fetar, vlerësoi së tepërmi të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në ngritjen e qendrës muzeale, që përmban Kishën shekullore si dhe godinën dhe famullinë ku jetoi poeti Ndre Mjeda.

Qëndra Muzeale do të jetë një vend pelegrinazhi kulturor mbarëkombëtar dhe do të luajë rolin e një vatre të studimeve mjedologjike për brezat e rinjë. “Objekti i përuruar duhet të trajtohet si i veçantë, sepse ruan një kujtese 100 vjeçare e Mjedes në fushën e poezisë, gjuhës, letërsisë, diplomacisë dhe shumë fushave të tjera me të cilën është marrë Ndre Mjeda”, tha Dom Nik Ukgjini, pasardhësi i Ndre Mjedës në fshatin Kukël.

Shtatorja e Ndre Mjedës është punuar nga skulptori Sadik Spahija. Sipas tij, ajo e sjell Mjedën po aq madhështor sa ka qenë edhe në vitet e aktivitetit të tij. Ai bëri të ditur gjithashtu që së shpejti pritet të restaurohet shtëpia muze, e cila si e tillë ka funksionuar në kohën e monizmit gjatë viteve 1963-1990. Në të do të sistemohen sendet personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime studimore, botime librash, tryeza 100 vjeçare etj.

(d.b/BalkanWeb)


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2161 sec, 0.0852 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB