Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
02
02.2007

Pse JO, Lorencit

:::ShkoderZemer
Nga Albert Kurti - Unë nuk do ta votoj Lorencin për kryetar bashkie të Shkodrës. Në realitet do ta votoja me qejf.Kam jo pak arsye për ta votuar. Por kam edhe disa herë më shumë arsye që të mos e votoj. Edhe pse Lorenci e ka disi të sigurt që do të fitojë për një tjetër pafundësi arsyesh, unë fundja për të justifikuar atë që quhet moral, nuk kam ndërmend ta votoj. Kjo nuk do të thotë assesi që do të vendos shenjën në emrin e kundërshtarit të tij politik. Edhe këtë kam një mori arsyesh të mos e bëj. Pra e thjeshtë për tu kuptuar. Nuk do të shpenzoj asnjë minutë nga dita ime e dashur dhe e shtrenjtë e pushimit për ti dhuruar një PO më shumë Lorencit. Në fakt Loli, siç e thërrasin të gjithë Lorenc Lukën, është një figurë mjaft simpatike dhe pse jo edhe me kontribut të padiskutueshëm në PD-në e Shkodrës. Ai do ta meritonte edhe më parë të kandidohej për kryetar i bashkisë në kryeqendrën e veriut. Por 3 vitet e fundit në postin e kryetarit të Kwshillit të Qarkut, Lorenci u kthye në ingranazhin kryesor të drejtueses aktuale të parlamentit shqiptar Jozefina Topalli. Gruaja që rëndom konsiderohet si zonja e hekurt e politikës shqiptare, e që realisht drejton me dore te fortë qytetin e Shkodrës, ka gjetur tek Luka, krahun e djathtë, i cili përgjatë këtyre viteve ka “mbaruar” shumë punë, për ta lënë sa më të kënaqur shefen e tij. Raportet e tyre tejet familjare, bashkëpunimi i tyre konspirativ dhe rekrutimi I një numri të madh individësh të pavlerë në dëm të figurave intelektuale të qytetit, kanë bërë që një pjesë jo e vogël e fajit për situatën katastrofike ku është aktualisht Shkodra, ta ketë edhe Luka. Për të qenë më konkretë. Bekimi i Topallit por edhe miratimi i Lukës bënë që gjashtë vite më parë në krye të bashkisë të Shkodrës të zgjidhej Ormir Rusi. Kushdo që ka sadopak informacion, e ka të qartë shkakun e ndarjes përfundimtare të Topallit nga beniamini i saj i mëparshëm kryebashkiak. Nuk është se Rusi ka qenë aq i rezervuar në biseda miqsh për të denoncuar urdhrat që merrte orë e çast nga “zonja e Hekurt” deri në një moment kur shpalli independencën e personalitetit të tij. Veçmas faktit që vetë ish kreu i bashkisë ka krijuar jo pak probleme, duke u përfshirë madje edhe në afera të dyshimta (siç është rasti i dhënies së truallit për ndërtimin e një hoteli në lulishten kryesore të Shkodrës), lënia mënjanë e madje injorimi i vazhdueshëm i urdhrave të ish-shefes së tij, krijoi një klimë të ndryshme, larg autoritarizmit brenda radhëve të selisë lokale blu. Përballë kokëfortësisë së vazhdueshme të kryebashkiakut të atëhershëm, zonja Topalli ngriti flamurin e bardhë por kjo vetëm përkohësisht, për të gatuar më pas ndaj një hakmarrje tipike “alla” Joz. Shmangie deri në përbuzje nga ithtarët e shumtë të saj, ishte “çmimi” që u desh të paguante kryetari i bashkisë 2000-2003, Ormir Rusi derisa pas kryerjes së dënimit, u rehabilitua duke u emëruar së fundmi drejtor i doganës edhe pse ata që e emëruan e kishin akuzuar si vjedhës fondesh. Por Jozi nuk mund të gabonte për herë të dytë. Pasardhësi i Rusit në bashki, sërish do të zgjidhej nga dora e saj dhe përzgjedhja sërish u bë me “joint venture” mes Topallit e Lukës. Produkti i klonuar ishte zv. Rektori i universitetit të Shkodrës Artan Haxhi, një figurë e njohur intelektuale me vlera si akademik por pa asnjë lloj eksperience politike. Këtë radhë kartat ishin luajtur mrekullisht. Haxhi u kthye në një bashkiak-kukull i cili për çdo vendim të rëndësishëm që varej drejtpërdrejtë nga ai, nisej drejt kryeqytetit për të marrë bekimin e shefes së tij. Për të patur sa më në kontroll situatën, Topalli caktoi si zv. Kryetar të bashkisë një nga njerëzit e saj më të besuar, Rudolf Rashën, një ish-agronom i cili në pak muaj u bë specialist i ndarjes së tenderave sipas parimit “jep me një dorë të marrësh me të dyja”. Të gjitha fondet e bashkisë kontrolloheshin vetëm nga dora e Rashës i cili në pak muaj u kthye në njeriun më të fuqishëm të qytetit. Ndërsa i vetmi njeri që kishte akses ta survejonte ishte Lorenc Luka i cili kishte nga pas hijen e frikshme të Topallit. Kushdo në Shkodër e ka të qartë se administrata e bashkisë të qytetit me rreth 110 mijë banorë, është ndër më të paaftat e më të korruptuarat në vend. Ky konstatim nuk vjen vetëm nga opinionet e qytetarëve, por edhe nga sondazhet e kryera nga organizma prestigjioze ndërkombëtare siç është raporti i pak muajve më parë i USAID-it. Drejtues të bashkisë dhe PD-së të Shkodrës arritën në një farë mase të pengojnë shpërndarjen e tij, duke iu stërlutur poseduesve të mos e bëjnë publik, me justifikimin se fushata elektorale është në prag. Megjithë rezervat e qytetarëve, këta individë, “mamuthë” të vegjël të korrupsionit lokal, njerëz që dinjitetin e humbur me kohë, nuk është se u merakosën shumë nga pakënaqësia kolektive që përfshiu qytetarët e Shkodrës, një pjesë e mirë e të cilëve i kishin dhënë sistematikisht votën. Asnjë punonjës, qoftë edhe i niveleve më të ulëta të këtij institucioni, jo vetëm nuk u largua, por nuk mori as edhe një vërejtje në punë. Megjithë kritikat e drejtuesit aktual të bashkisë për punën e bërë nga ky institucion gjatë mandatit të z. Rusi, gjendja mbeti e njëjtë, me të njëjtat fytyra të konsumuara shkallëve, korridoreve e zyrave të bashkisë së Shkodrës. Fitorja e zgjedhjeve të 3 Korrikut nga demokratët, i shtoi mundësitë e “joint venture”-it të drejtuar nga zonja Topalli, për të shtrirë kthetrat e uzurpimit të institucioneve, tashmë në të gjithë rrethin e Shkodrës. Emërimet e militantëve demokratë të lodhur nga pritja e gjatë tetë vjeçare, u kthyen në monopol të këtij trusti. Asnjë emër nuk niste punë pa u “bekuar” më parë nga dora e “zonjës së hekurt”. Emri i drejtorit të drejtorisë arsimore, personit të dashuruar marrëzisht pas alkoolit, ka lënë një shije të keqe që nuk mund të mbeste pa u kontestuar nga opinioni në Shkodër. Ndërkaq këtij skandali të përzgjedhjes së emrave, i vuri kapak emërimi në krye të një zyre të rëndësishme (si drejtor), i një personi që 9 vite më parë ishte protagonist i pengmarrjes së prefektit të Shkodrës. Për këtë person ekzistojnë pamje filmike teksa qëndron me kallashnikov në dorë pas shpinës së prefektit të atëhershëm Gëzim Podgorica. Mos harrojmë më tej emërimet në institucione të figurave më të urryera të qytetit verior që në vitet 97-98 e plaçkitën e dogjën dhe e vodhën pa mëshirë. Pse policia e Shkodrës nuk rihap dosjen e vjedhjes së thesarit, ku u grabitën në pak orë miliarda lekë? Sepse njëri nga grabitësit ishte pjesëtar aktiv në fushatën e zonjës Topalli dhe sot është shpërblyer familjarisht për shërbimin e kryer. Persona të tjerë ordinerë kanë shtrirë kthetrat në të gjitha institucionet duke bërë që besueshmëria e qytetarëve të urtë të Shkodrës ndaj forcës politike që ata e kanë përkrahur me fanatizëm, të bjerë në një pikiatë të frikshme. Janë publikuar edhe më parë preferencat në investime të zonjës Topalli që në shumë raste janë etiketuar si preferenca fetare. Edhe pse nuk ndaj të njëjtin mendim, gjithsesi është fakt i pamohueshëm se në fondet për investime publike në qytet, pjesa e luanit, i ka shkuar pikërisht zonës elektorale të Topallit. Hendeku me ish-beniaminin e saj, deputetin Gilman Bakalli, krahas mosbindjes së këtij të fundit, u thellua edhe nga denoncimi që ky I bëri gllabërimit të investimeve nga kryetarja parlamentit për zonën e saj. Të gjithë në Shkodër i njohin praktikat abuzive në ndarjen e apartamenteve për të pastrehët nga ana e bashkisë. Edhe në këtë sektor, mafia bashkiake ka përfshirë persona të inkriminuar të cilët njihen mjaft mirë në qytet për gjobat e vëna biznesmenëve dhe si nxitës të përçarjes fetare përmes deklaratave të tyre jo aq të papërgjegjshme sesa të qëllimshme. Mjafton ti hedhësh një sy personave që kanë përfituar apartament dhe do të kuptosh se ku arrin skandali I komisionit të ndarjes së shtëpive për të pastrehët që vetëm të tillë nuk janë. Persona me dy apo edhe tre shtëpi që do ta “meritonin” edhe një tjetër strehëz sepse ishin ose të “fortë” ose të afërm të njeriut problematik të këshillit të bashkisë që ishte angazhuar për të “ulur” numrin e të pastrehëve në qytet. Është ky person që me përkrahjen e heshtur të drejtuesve të PD-së së Shkodrës, ka shtrirë kthetrat në çdo sektor që mban erë lekësh, duke e vjelë në maksimum me një shpejtësi marramendëse sa do ta kishin zili edhe lojërat e fatit ku ai i derdh sistematikisht shumat e fituara. Një nga armët më të forta në duart e të djathtëve ndaj kryetarit të bashkisë së kryeqytetit Edi Rama, janë praktikat e dyshimta në dhënien e lejeve të ndërtimit. E pra në Shkodër kjo mund të kthehet në një autogol. Ndërtime pa kriter, betonizim i të gjitha hapësirave të gjelbra janë fakte të pamohueshme në duart e kundërshtarit të Lukës. Kush më shumë se “kupola” e PD-së së Shkodrës duhet të përgjigjet për lulishten e pazarit që u zhduk përfundimisht nga një neo-Bexhisten, që është pak të quhet shëmti në hyrje të qytetit. “Të fortët” e përkrahur nga PD-ja, kanë zaptuar çdo hapësirë publike të qytetit që lëngon nga kthetrat e kësaj mafie të pangopur e cila nuk di të ndalet para asgjëje. Janë këto disa nga arsyet se pse nuk do ta votoj Lorenc Lukën, njeriun i cili jo vetëm ka dijeni për çfarë ndodh në Shkodër, por edhe ka dozën e tij jo të vogël të fajit. Nëse për zonjën Topalli, e cila nuk stepet para asnjë kritike, koha për të reflektuar është limituar së tepërmi, për Lukën janë të gjitha shanset që të ndryshojë kursin e komanduar prej vitesh nga shefja e tij. Megjithë këtë thirrje, jam shumë i sigurt se kjo nuk do të ndodhë. marre nga sot.com.al
Komenti 5printer friendly
Comments
Pse JO, Lorencit, skuderi 02 Feb : 23:11 Reply to this

zoti t albert po i drejtohem. mjere ai popull e ne dore te kujte ka rene . sepse po te tregoj ose po te kujtoj diçka nga shkrimi i yt .per ate hotelin qe shkruan pse nuk i jep emer . a e din ti se ai e ka nje pronare dhe nuk eshte anonim dhe ta dish ti se ai pronare e ka vendin tjeter kund besoj se me kupton dhe ai pronare ka dale edhe ne televizor ku ka deklaruar se eshte i gatshem per te kandiduar ne zgjedhjet e 2005 nen siglen e partise socialiste kete e ka pare e gjithe shkodra . por po me kujtohet nje thenje e avokatit ngjela* ne shqiperi po krijohet mafja e cila me çdo kusht kerkon te futet ne politike prandaj kujdes se po ia arriti ketij qellimi atehere ky vend ka marre fund * une personalisht mendoj se mafja ia ka arritur ketij qellimi dhe eshte bere nje me politiken nuk ka te majte dhe te djathte ne shqiperi por ato e kane hipnotizuar ate popull te mrekullueshem por fukara dhe ne shqiperi ka vetem nje parti qe une e quaj partia e mafjes dhe e krimit.
pse po lorencit, priam 04 Feb : 07:57 Reply to this

kam pasur nderin ta njoh kete personazh te politikes shkodrane e ju them se esht nje person me principe dhe jo si e deshkruani ju ,.,.,mendoj se sikur te kini mumdesin qe ta njihni do te nderronit mendje.,.,.,.,askush tjeter nuk i njeh problemet e shkodres si i njeh ai e mendoj se esht njerio me i duhur per ate pozicion.,.,.,
Pse JO, Lorencit, :::ShkoderZemer 04 Feb : 08:12 Reply to this

Problemet, i njofin tane, zduhet me kene zheni me njoft problemet, thjesht mjafton me jetu aty pak dite.

Ceshtja asht se, ca bani ky njiri me principe deri tani per ket vend ne ato pozita qe ka pase deri tesh???, Nuk i eshte degju zani per 1 gja qe te kete ba ne Shkoder, pse duhet te presim tashi qe te bahet krytar bashkiet me fillu "punen"
Pse JO, Lorencit, shabani 04 Feb : 17:58 Reply to this

kam pershtypjen se e njoh me mire se ti priam dhe ne qofte se e njihkeni pyete nje here se çfare e ka shtyre te tradhetoje shkodren atehere kure shkodra dhe p/ demokratike kishte me shume nevoje per te per te qetesuar situaten gjate peridhes shkurt 1997 - dhjetore 1998 se ti ndoshta e din se si ka qene situata ne ate kohe . po te bej nje pyetje a egziston fjala moral tek ky person qe mbasi e ka tradhetuar ne ditet me mizore qytetin dhe partine e tije si ky edhe pushti tjeter ormir rusi vijne per te kandiduar jo per ti sherbyer qytetit sepse jane pare se sa e duan qytetin e tyre gjate viteve 1997/1998 por per te mbushur xhepat e tyre ne qofte se e din me trego per ormir rusin se ku jeton sot ...
Pse JO, Lorencit, shkodrani 04 Feb : 18:07 Reply to this

o mire shkrunte ai skuderi na kena te prishun keshillin bashkiak . sa mire e thoshte ne na duhet me e rregulluar makinen se shofera ka sa te duash . besoj se keto tema duhen trajtuar jo per te kaluar kohen por te bahet sado pak e mundur per te kontribuar per ndryshimin e situates duke debatuar me mendime te pjekura dhe me zgjidhje te mundeshme

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2124 sec, 0.0701 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,269kB