Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
05.2012

Shkodra e 1911 në xhirimet e rralla franceze

:::ShkoderZemer
Fatmira Nikolli -Gazeta Shqiptare - Shkodra e rrethueme e vitit 1911 është xhiruar nga operatorët francezë të kohës. Ata i takonin shoqërisë së filmimit "Pate" dhe kanë mundur të kapin në kamerën e tyre hyrjen e malazezëve në qytetin verior. Nuk dihet se si "u porosit" ky material filmik as nëse u porosit, por malazezët i morën këto pamje prej francezëve dhe i ruajtën në arkivat e tyre. Doemos, interesi historik i tyre ka qenë i madh për të konservuar një ngjarje të atillë. Por ruajtja që i bënë malazezët atyre pamjeve, del të jetë me vlerë edhe për Shqipërinë.


E jo vetëm se ato minuta të pakta shfaqin rrethimin e Shkodrës, por se rezultojnë të jenë tashmë filmimet me të hershme që ka sot Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Deri vonë, 'rekordin' si filmimi më i hershëm e ka mbajtur një material i 1914-ës, por pas marrjes nga Podgorica të pamjeve të rralla, këto të fundit zënë vendin e parë në "moshë".
Sipas Flori Balliut, nëndrejtor i Arkivit të Filmit, në vetëm pothuaj 2 minuta filmim, mund të shihen ushtarët malazezë që i janë mësyrë Shkodrës. Xhirimi në fjalë do të shfaqet për herë të parë për publikun të martën, më 15 mars, në kinemanë e Arkivit të Filmit në Kinostudio. Është pikërisht në këtë ditë që ky institucion feston 65-vjetorin e themelimit të vet. Me këtë rast, arkivi ka përgatitur një material filmik që përmbledh ngjarjet kryesore të Shqipërisë në këto 100 vite pavarësi.
Përvjetori
Xhirime bardhezi, herë-herë të zbehta e herë-herë në ngjyra të zverdhura, imazhe të qyteteve tona herët, të shkatërruara nga luftërat, të gjymtuara nga pushtuesit e të gjunjëzuara nga varfëria, të shpërfaqin para sysh Shqipërinë migjeniane të fillimshekullit të kaluar. N'ato imazhe gati-gati njëshekullore na parakalojnë gra të mbuluara që ecin rrugëve të qyteteve shqiptare, pazaret e vjetra, burra me qeleshe e me plisa, të veshur me kostume popullore e mandej me kostume "allafrënga" të Shqipërisë në kohën kur qe një shtet kërthi. "Ky 65-vjetor vjen në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar dhe merr një vlerë të veçantë kur mendojmë se Arkivi i Filmit është një nga institucionet më të vjetra që kanë ekzistuar që herët në vendin tonë", - shprehet nëndrejtori i Arkivit.
Ai tregon se me këtë rast, "do të shfaqim një material filmik, rreth 30', përgatitur nga stafi i AQSHF, me ngjarjet më të rëndësishme historike në këto 100 vjet shtet shqiptar, kompozuar me materiale arkivale që ruhen në fondin tonë. Materialet datojnë që në vitin 1911 e deri në vitet 2000 dhe do të ketë materiale ekskluzive që shfaqen për herë të parë". Nën ombrellën e këtyre materialeve ekskluzive është xhirimi i rrethimit të Shkodrës, por edhe një dokumentar hungarez që i takon viteve 1927-1928, kohë në të cilën Presidenti Zog do të bëhej mbreti Zog.
Në 30 minuta pamje, përfshihen ngjarjet kryesore për të cilat ka pamje filmike, e kur ato mungojnë, siç është rasti i shpalljes së Pavarësisë, pamjet iu a kanë lënë vendin fotografive të personazheve kyçe. Balliu thotë se shumë prej pamjeve të para vitit 1944 janë të panjohura për publikun, asnjeri s'është marrë me to, ndërsa ato të pas 1944-ës janë në më të shumtën e rasteve të njohura, edhe për shkak të interesit që mediat e jo vetëm, kanë treguar vitet e fundit për to.
Në 30 minutëshin përmbledhës, përfshihet Pavarësia, por edhe monarkia (para saj presidenca e Zogut), ashtu siç ka zënë vend edhe festimi i 25-vjetorit të Pavarësisë.
Duket se në këtë kolazh foto-filmik interes ngjall para 1944-ra, sepse imazhet e fillimepokës së pasluftës e pastaj ato të 1945-2008 (sepse është përfshirë hyrja e Shqipërisë në NATO) janë imazhe të bëra 'bozë' për syrin e publikut, ndonëse të sjella së bashku si një "trup" i vetëm i 100 viteve kanë gjithsesi të mirën e vet.
ARKIVI
Në prill 1947, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private. Pikërisht në këtë datë është edhe themelimi i Arkivit të Filmit, sepse i gjithë fondi që ne kemi trashëguar dhe ruajmë edhe sot, ka marrë fillesën nga grumbullimi i filmave pas shtetëzimit të kinemave private, duke u pasuruar më vonë me prodhimet e reja nga Kinostudio Shqipëria e Re, pjesë e së cilës Arkivi i Filmit ka qenë që me themelimin e tij në 1952 e deri në 1997 kur u shkëput dhe doli si institucion më vete nën varësinë e MKRS. Me shkëputjen nga ish-Kinostudio dhe funksionimin si institucion më vete, Arkivi mori edhe emërtimin Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. 15 maji do të mbledhë në festë ministrin e Kulturës Aldo Bumçi, ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, organizma që kanë mbështetur financiarisht apo moralisht Arkivin, artistë, kineastë, ish-punonjës të AQSHF-së, kolegë, bashkëpunëtorë e dashamirës. Arkivi synon që me këtë aktivitet të rrisë ndërgjegjësimin tek publiku, bashkëpunëtorët, e sidomos tek vendimmarrësit për rëndësinë e paçmueshme që ka AQSHF-ja si institucion dhe të drejtojë vëmendjen e tyre tek sfidat e reja që na presin në të ardhmen.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3217 sec, 0.0906 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB