Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
30
04.2012

Frederik Ndoci: I nominuar 14 herë në çmimet Grammy, me këngë të kompozuara që në kohën e monizmit

:::ShkoderZemer
Agjensia e Lajmeve SOT - Muzika, kinemaja, poezia dhe piktura bëjnë që Frederik Ndoci të quhet sot një multiartist i vlerësuar për të gjithë atë krijimtari që ai ka sjellë ndër vite, por që vijon edhe sot. Edhe pse i njohur më shumë nga publiku si kantautor dhe shumë i vlerësuar në skena të ndryshme muzikore, Frederik Ndoci pohon se jeta e tij artistike i ka dhuruar shumë momente të bukura, momente të cilat ai i quan të paharruara në karrierën e tij.


Në intervistën dhënë për gazetën, si kantautor Frederik Ndoci vjen në një rrëfim mbi nominimin e çmimeve Grammy. Pjesëmarrjen e tij në këtë konkurs kaq të rëndësishëm muzikor, ai e quan shumë të veçantë dhe pohon se ka qenë edhe krijimtaria shqiptare, tekste dhe kompozime nga ai vetë, e cila bëri që të tërheqë vëmendjen në vende të ndryshme të botës. Frederik Ndoci pohon se edhe më tej do të vijojë të sjellë krijimtari muzikore, ndërsa zbulon se ka disa projekte shumë interesante, të cilat ai pret që ti vlerësojë publiku shqiptar. Sot i cilësuar si një nga emrat më profesionistë në krijimtarinë muzikore, si kantautor Frederik Ndoci pohon se gjithmonë duhen vlerësuar modet muzikore shqiptare, të cilat sipas tij e gjejnë mikpritjen në shumë vende të botës. Këngën “Malaguena Salerosa” e ka regjistruar në SHBA në vitin 2007, dhe që atëkohë i ka bërë një udhëtim ndërkontinental, duke u ngjitur deri në garimet më superiore të globit, ndërsa tregon si moment të veçantë edhe hyrjen në pesëshen finaliste të IMA (Independent Music Awards). Në albume, ndër këngët dominuese në Grammy; “Glass Heart”, “Caruso Medley”, “Return to me”, “All the Love in the World”, “Falling In Love Again”, “La Danza”, “Piano on a moon”, kompozime edhe të vetë Frederikut, gjendet edhe kënga “Zonja Shkodër”. Duke folur për jetën e tij artistike, multiartisti Frederik Ndoci rrëfen se të jesh i kompletuar në një profesion siç është muzika nuk është aspak e lehtë dhe që t’ju dalësh ballë gjithë atyre barrierave të cilat ti sjell jeta artistike, nevojitet forcë, durim e mbi të gjitha dashuri për një gjë të tillë. Më krijimtarinë që ai na prezanton sot, kantautori i njohur Frederik Ndoci është një ndër artistët të cilët asnjëherë nuk u dorëzua, megjithëse jeta e përplasi në shumë vende të botës. Përplot suksese, albume dhe hite të regjistruara në shtëpitë më të njohura botërore diskografike, prezantime dinjitoze dhe vlerësime ndër më të lartat, janë disa nga karakteristikat të cilat e prezantojnë sot Frederik Ndocin. Ndërsa rrëfen jetën e tij artistike mes muzikës, filmit, pikturës dhe poezisë, ai tregon se borxh i ndihet vetëm pikturës, pasi për shkak të udhëtimeve të ndryshme nuk ka mundur që ti përkushtohet.

-Jeni një nga emrat e vlerësuar në krijimtarinë muzikore shqiptare, por që nuk keni munguar edhe në zhanre të tjera të artit, si piktura, kinemaja dhe letërsia. Nëse flasim për muzikën, krijimet tuaja janë vlerësuar edhe jashtë kufijve shqiptarë edhe pse pak keni folur pak për këtë. Jeni i vetmi artist shqiptar që keni 14 nominime për çmime Grammy në muzikë, por si erdhi krijimtaria juaj deri në këto nominime?
Nominimet për në çmimet Grammy në 2007 në Amerikë ishte një surprizë e jashtëzakonshme. Një ditë producenti im më uron, duke më thënë se isha nominuar për këto çmime. Ishte viti 2007, dhe ishte e diçka që më gëzoi pa masë. Ishte edicioni i 49 i këtyre çmimeve dhe jam nominuar në kategori të ndryshme, si këngëtar, si stil në muzikë, si interpretues, si zëri më i mirë, etj. Në albume, ndër këngët dominuese në Grammy; “Glass Heart”, “Caruso Medley”, “Return to me”, “All the Love in the World”, “Falling In Love Again”, “La Danza”, “Piano on a moon”, kompozime të miat, gjendet edhe kënga “Zonja Shkodër”. Këtu nuk të nominon Grammy, por janë kritikët ata që të përzgjedhin dhe janë emra të njohur në botë. Grammy është si Nobel. Kanë qenë stile të ndryshme muzikore në më shumë se 9 këngë, ndër to janë gjashtë kompozime të mia të bëra në vitin 2003, por dhe shumë kohë më parë që në kohën e monizmit. Ishin këngë që unë i mbaja në sirtare dhe ishin tekste me muzikë shqiptare, unë bëra vetëm përkthimin e atyre teksteve në anglisht, spanjisht ose italisht. Pra jam një kompozitor që kam qenë “i fshehur” në sirtarët e shtëpisë sime, dhe nuk guxoja që të nxirrja ato këngë, sepse ishin këngë shumë shpirtërore të bëra para viteve ’90, i këndonin dashurisë, ndjenjës më të madhe që i këndon gjithë globi. Mes tyre ishte dhe kënga e 2003 që e pëlqyen shumë “Zonja Shkodër”. Ne ishim në fazën e seleksionimit të këngëve në Amerikë dhe ishte periudha që kishim kaluar 3 muaj dhe nuk kishim zgjedhur as tre këngë, ku vinin këngë nga tërë bota për mua. Njëri në komision më pyet nëse shkruaja këngë dhe i thashë po, dhe i them se kisha 70-80 këngë. Ai më thotë, ulu në piano dhe na bëj një këngë, kur ai u mrekullua nga kënga që interpretova, por dhe të tjerat më pas që ishin këngët e mia, me muzikë dhe tekst. Kur i tregova edhe këngën për Shkodrën, të cilën më pas e vlerësoi shumë, pasi ai i ishte futur punës dhe kishte lexuar shumë për Shkodrën, më kërkoi që kënga të ishte në CD në shqip. Ju e dini se në CD time të fundit “Canterina” në Amerikë kanë qenë instrumentistët më të mirë në botë që kanë marrë pjesë, mes tyre unë kam futur edhe disa emra shqiptarë si Raif Hyseni, Arenc Leka dhe Elton Deda, ishte dëshira ime që të kishte dhe shqiptarë. Kështu që jam ndjerë shumë mirë që isha në këtë përfaqësim me këngët e mia.

-Ju keni qenë 14 herë i nominuar për çmimet Grammy, por ndërkohë i pajisur edhe me të tjera suksese si hyrja në pesëshen finaliste në IMA (Independet Music Awards) që edhi pas pak muajsh të çmimeve Grammy?
Këtu kanë qenë 1 milion e gjysmë këngë dhe unë isha mes emrave të parë. Njëri prej bashkautorëve të tekstit të CD “Canterina” kishte një radio dhe e fut këngën time në radio, në njëjtën kohë këtë këngë “Corason de Cristal” (Zemra e kristaltë) e mori dhe një film latino- vietnamez dhe e bëri sigël të filmit. Në radio pati shumë kërkesa. Pas disa kohësh më thanë që duhej të shkoja tek kjo radio latine dhe dola shumë i ngazëllyer nga ai emision. Kur pas pak kohësh e kishin zgjedhur këngën në seksion latin, e cila doli ndër pesë më të mirat.



-Në këtë konkurs kanë qenë edhe emra të njohur të muzikës botërore, si kujtoni këtë kohë atë vit?
Një javë para se unë të isha mes pesë më të mirëve, disa pre tyre kanë qenë pas meje. Kur u bë koncerti final, atë vit fitoi Henry Igelsias, unë dola i treti, Aguliera e dyta. E bukura ishte se më pyesnin: nga cili vend i Spanjës je, dhe i thosha nga Shkodra, duke i treguar se çfarë vendi ishte vendlindja ime.

-Në vitin 2006 ju jeni pjesëmarrës në Festivalin e Këngës Epike Amerikane, si u prezantuat atje?
Në një tjetër konkurs “Unisong Contest” kënga ime “The crying field” shkoi në finale, si një ndër këngët më të bukura epike. Ishte një këngë me motive shqiptare dhe e kam krijuar unë. Këtu kam marrë motive nga Korça, Vlora dhe Dibra. Në shqip kënga titullohej “Fusha e lotëve”, me tekst timin dhe e përkthyer në anglisht. Në këtë këngë është epika e largimit të shqiptarëve nga trojet tona. Këtu kënga fitoi vendin e parë në vitin 2006. Ndërsa dua të them se në 250 mijë radio në botë janë të shpërndara këngët e mia.

-Jeni vlerësuar në botë, por sa e keni ndjerë këtë vlerësim në vendin tuaj?
Po ta shikosh vlerësimin e artistëve shqiptarë në botë, më shumë janë artikuj shkrues se sa kritikë. Pra vlerësuesit shkruajnë në të gjithë gjuhët e botës, por mjerisht janë emra shqiptarë. Unë e vlerësoj punën e çdo artisti shqiptar, por kur vjen puna në balancë me kritikën e botës lenë për të dëshiruar.

-Një pjesë e jetës suaj jashtë Shqipërisë ka qenë edhe mësimdhënia në një shkollë të Amerikës. Si u ndjetë në rolin e mësuesit?
Kam dhënë histori muzike dhe etnografi ballkanike në një shkollë në San Diego. Mund t’ju them se ishte një eksperiencë e bukur.
-Si u bë e mundur jeta juaj artistike në Amerikë?
Ka qenë maji i vitit 1996, kur vendosa të largohem nga Europa. Arsyeja ishte objektive dhe subjektive. Nuk e di nëse keni informacion për karrierën time para ‘96-tës, por unë debutoja nëpër skenat e ndryshme të Europës, me grupet: “Rose Rosse”, pastaj me grupin “Pagina d’Album” e më vonë do të bëhesha ortak ose bashkëpronar i grupit për gati dy vjet. Këtu fillon edhe karriera dhe regjistrimi i CD-ve si “Federico e Pagina d’Album” me titull “Di tutto di piu”. Kuptohet, më shumë ishin këngë italisht dhe spanjisht. Pas pak kohësh erdhi edhe albumi i dytë “Sono Gitano”. Gjatë kohës së qëndrimit në Itali, pothuajse të gjithë radiot dhe televizionet jepnin këngë dhe video nga albumet e mia. Isha rritur mjaft dhe për këtë mund të dëshmojnë të gjithë bashkatdhetarët. Më pas arsyeja e udhëtimit drejt Amerikës ishte një shpresë e re dhe domosdoshmëri për jetën time, ku vijoi karriera.

-Çfarë mendoni sot për krijimtarinë muzikore shqiptare?
Unë jam krijues i këngës shqiptare dhe nuk kam si e hedh në baltë, por çdo prurje që vjen sjell gjëra të mira. Kur ka sasi ka edhe cilësi. Nuk mund ta hedh poshtë të gjithë krijimtarinë, por meqë cilësia e prurjeve kote është më e madhe detyrohesh të flasësh në përgjithësi negativisht. Nuk mund të lësh mënjanë prodhimet e njerëzve që kopjojnë këngë nga gjuhë të ndryshme dhe shkombëtarizojnë veten. Ne kemi me mijëra mode muzikore, të cilat mund ti përdorim në krijimtarinë tonë muzikore.

-Para viteve ’90 keni sjellë krijimtari që vijon edhe sot, veçoni ndonjë nga këngët tuaja?
Natyrisht që çdo krijimtari ka vlerën e saj. Unë nuk mund të veçoj këngët e mia para viteve ’90 dhe përmend këtu “Shkëmbi dhe vala”, “Sytë e tu”, “Në çdo zemër njëherë troket”, “Pranvera do lule shumë”, “Tokë e diellit”, etj. Janë shumë këngë dhe unë nuk mund të veçoj dhe ti jap më shumë pikë se sa këngët e tjera.

-Ju nisët dhe rrugën e kinemasë, por pse e ndërpretë?
Unë shkollën e kam mbaruar për aktor dhe jo për kanto. Në filma ka qenë puna ime (qesh), dhe i kam hyrë dikujt në pjesë duke u bërë këngëtar. Nuk e vazhdova rrugën e kinemasë, sepse filmi është art kolektiv dhe jo shumë indipendent. Filmat bëhen me kinoprovë dhe të thërrasin, por kur të harrojnë emrin është shumë vështirë.

-Në rast se do ju propozonin të loznit në një film, do të pranonit?
Më shumë kënaqësi do të shkoja për kinoprovë. Do të pranoja çdo rol nëse ai më përshtatet. Çdo rol që të ofrohet të jep mundësinë që artisti të krijojë një figurë artistike, dhe nëse mua do të më afrohet një rol, i cili më pëlqen, sigurisht që do ta pranoj. Më vjen keq që këto vite filmat shqiptarë nuk kanë qenë nga ata që mbesin.

-Si e keni marrëdhënien me poezinë?
Poezia vijon tek unë. Në festivalin e fundit të RTSH kënga “Oh jeta ime” ishte me tekst nga unë. Poezia vijon të trokasë në shpirtin tim.

-Po piktura, çfarë vendi zë në aktivitetin tuaj?
Nuk i kam lënë shumë hapësirë pikturës, ku unë nuk kam pasur shumë mundësi, sepse kam udhëtuar shumë.

-Ju tregoni se në vendin tonë ka bulëza muzikore të cilat mund të sjellin një krijimtari të pasur, por shumë janë edhe ata që shikojnë më shumë komercialitetin?
Vlerat artistike me atë komerciale nuk mund të ngatërrohen të dyja bashkë. Nëse për një shtet pa kulturë muzikore komercialja është shumë e bukur, në një vend ku ka autentiken shumë më të fuqishme se sa komercialja është gjynah që të ngatërrohen me komercialen. Në Shqipëri ne kemi shumë bulëza të jashtëzakonshme muzikore që nuk ke nevojë ti ngatërrosh me komercialen. Ata që përdorin komercialen para vlerave e bëjnë sepse është rruga më e shkurtër për të fituar para. Pas viteve ’90 në shoqërinë shqiptare ndryshuan shumë gjëra dhe sigurisht që do të ndryshonte edhe arti, letërsia, muzika, piktura, etj. Çdo tranzicion në çdo shtet të botës ka shumë prurje, negative ose pozitive, por këtu dominon negativja në çdo sektor. Megjithatë ajo që është vlerë nuk humbet, por del me kalimin e kohës.

-Si do të vijojë jeta juaj artistike?
Po punoj për një këngë për Pjetër Gacin, pasi krijimtaria e tij ka mbetur kaq në hije. Unë them se do të jetë një këngë e bukur. Në festivalin e Këngës Popullore Qytetare që do të bëjë RTSH në shtator dua të vij me një këngë të re, por kam dhe projekte të tjera. Mbi të gjitha e rëndësishme është që në muajin korrik, vajza ime do të ketë një motër ose një vëlla. Kjo është kënaqësia më e madhe.

Nga krijimtaria artistike e multiartistit
-Përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 25-të të Eurovizion në Helsinki, 2007.
-Çmimet e përvitshme të Independent Awards: Vendi i pestë për këngën latine më të mirë për “Corason de Cristal” nga albumi “Canterina”.
- “Malaguena Salerosa” dhe “Falling in Love agian” në albumin me dy disqe “Canterina”, nga këngët më të dëgjuara në radio mbarë botën.
-I renditur në faqen e muzikës spanjolle lamusica.com
-Finalist me “The crying fjeld” në festivalin “Unisong Contest”
-Figuron në CD-në album tetori me këngën “Return to me”, nga albumi i tij i fundit, “Canterina”.
-“Zemër e qelqtë” renditet në listën e vëllimit Oasis të këngëve në radio.
-Kompania Blue November Records nënshkruan kontratë për “Canterina”.
-Këngët mund të shkarkohen nga Apple iTunes, Rhapsody, Music Net, MusicNow, Napster, Muze, Tradebit, MP Greek, Sony Connect, Pure Tracks, MSN Music, Zune, Rule Radio, dhe faqe të tjera zyrtare.
Intervistoi: Julia Vrapi

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5708 sec, 0.0995 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,259kB