Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
11
04.2012

Vllaznia shkarkon Vatën, komandën e merr Grima

:::ShkoderZemer
Gazeta Metropol - Më në fund Bordi Drejtues i klubit të futbollit “Vllaznia sh.a.” i ka dhënë fund bashkëpunimin me trajnerin Rudi Vata, duke e shkarkuar atë, në mënyrë zyrtare ditën e djeshme dhe në vend të tij, përkohësisht, është emëruar drejtori sportiv Armir Grima. Në fakt, “Metropol sport”, e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, ditën e djeshme, ku edhe pritej shkarkimi tashmë, i ish-teknikut kuqeblu pas dështimit të tij në krye të


skuadrës shkodrane, aq më tepër, pas akuzave të vazhdueshme, që Vata ka adresuar gjithnjë ndaj drejtuesve të klubit dhe të bashkisë së Shkodrës, gjë të cilën e ka bërë thuajse periodikisht në daljet publike në mediat e shkruara dhe ato vizive. Por duket se kulmi ka qenë mbrëmjen e së dielës, ku Rudi Vata, me cilësinë e trajnerit të Vllaznisë, nga një studio televizive, ka hedhur akuza të rënda nga krerëve më të lartë të klubit të futbollit shkodran, gjë e cila nuk është pranuar në asnjë mënyrë nga ata. E pikërisht për këtë çështje, bordi drejtues i Vllaznisë është mbledhur ditën e djeshme dhe ka arritur në konkluzionin se ish-trajneri Rudi Vata do të shkarkohet nga drejtimi i kuqebluve. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, njëkohësisht dhe presidenti i Vllaznisë, që ka thirrur në zyrë Vatën dhe i ka komunikuar shkarkimin. Më pas bordi ka vendosur, që përkohësisht në krye të ekipit të jetë drejtori sportiv Armir Grima, deri në gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të jetë dhe për sezonin e ardhshëm. Situata e javëve të fundit tek Vllaznia ishte bërë vërtetë e paimagjinueshme, e sidomos pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ku shkodranët kishin synime të qarta. Kështu dhe në kampionat gjërat nuk po shkonin mirë. Dhe duket se ka shërbyer një kërkesë llogarie e këshilltarëve bashkiak ndaj drejtuesve të Bashkisë për dështimin e Vllaznisë në këtë sezon, sa i takon objektivave për në Kupat e Europës, që ka bërë që kryetari i bordit Ritvan Troshani, për herë të parë të flasë hapur, duke ngarkuar me faj trajnerin Rudi Vata, që sipas tij, tekniku në fjalë ka pasur gjithçka në dispozicion për të ndërtuar një ekip pretendent. Këtu duket se ka qenë dhe “beteja” e fundit, në distancë mes palëve, duke i dhënë shkas ish-teknikut të sulmojë krerët të klubit. Megjithatë këta të fundit nuk kanë marrë shkas nga këto deklarime, por nisur dhe nga rezultatet e dobëta të skuadrës, nuk kanë toleruar më, dhe kanë vendosur shkarkimin e trajnerit Rudi Vata dhe emërimin në vendin e tij, të drejtorit sportiv Armir Grima, deri në gjetjen e një trajneri tjetër në krye të ekipit.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4383 sec, 0.0390 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB