Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
04
03.2012

Prishen 40 ndërtesa pa leje në plazhin e Velipojës

:::ShkoderZemer
Mapo - Shkodër Pranvera nis me prishjen e 40 objekteve pa leje në plazhin e Velipojës. Objektet e prishura gjatë paradites së të premtes kanë qenë të ndërtuara pa leje në brezin e rërës. Drejtuesit e këtij Inspektorati shprehen se janë të vendosur që çdo kundërvajtësit t’i përgjigjen sipas ligjit, duke mos lejuar asnjë ndërtim pa leje sidomos në zona me rëndësi turistike dhe kombëtare, siç është dhe Velipoja. “Aksionet do të vazhdojnë dhe


përveç prishjeve ato do jenë të shoqëruara dhe me masa të tjera ndaj atyre që ndërtojnë pa leje në hapësira publike. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është i vendosur në zbatimin me korrektësi të ligjit dhe ndëshkimin e atyre që e shkelin atë”, – është shprehur Engjëll Dedja, përgjegjës sektori në këtë institucion. Deri më tani janë prishur mbi 300 objekte pa leje në zonën e plazhit të Velipojës, duke bërë që të lirohen hapësira publike, siç janë edhe rrugët dhe rrugicat e kësaj zone. Ndërhyrja e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u bë në bashkëpunim me komunën Velipojë, e cila për këto ndërhyrje është shprehur përmes një vendimi të këshillit të Komunës. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar garanton çdo njësi vendore se është i vendosur të zbatohet me korrektësi ligji dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve, me qëllim që të vihen para drejtësisë gjithë kundërvajtësit. Sipas Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, do të prishen të gjitha objektet pa leje që janë ndërtuar pranë bregut të detit, në të gjithë territorin e komunës së Velipojës. D.Kolaj

Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Prishen 40 ndërtesa pa leje në plazhin e Velipojës, Al Bundy 07 Mar : 15:26 Reply to this

Ka 2 dekada qe presim me ndryshu surrat Velipoja. Ishalla e kan seriozisht kyt here.
Prishen 40 ndërtesa pa leje në plazhin e Velipojës, scuteri 10 Mar : 19:53 Reply to this

mos pritni hajr nga kjo pune . nje shtet qe ka plot 21 vjet qe i bjen ndesh vetem fakirit fukara popull.
perse nuk i prishin vilat e pushtetareve.prokukuroreve avoketenve krimineleve ordiner mafies politike .
perse lejohet vetem sait fishta te ndertoje pa leje apo eshte pd+lsi .me gjithe se nuk ka leje ndertimi ai vazhdon te ndertoje pa e çare bythen as per shtet dhe as per inspektorjat.
ky eshte pra palaço shtet dhe pushtet vendore.ku ligjin e ben maliqi dhe nuk eshte i barabarte per te gjithe...............

Prishen 40 ndërtesa pa leje në plazhin e Velipojës, Al Bundy 12 Mar : 12:01 Reply to this

Fishta asht histori e vjeter. Ka vite qe kan dal disa kokrra te tjera qe ja kan blloku Fishtes ndertimet ne themele.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1822 sec, 0.0539 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB