Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
04
03.2012

Realitetet e frikshme të jetimëve

:::ShkoderZemer
Opinion - Panorama - ILIR ÇUMANI - Familjes së madhe të pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare u shtohen dita-ditës qindra fëmijë të braktisur nga prindër të divorcuar, qindra të tjerë të mbetur jetimë nga krimi brenda familjes, ku si shkak kryesor ka qenë dhe është papunësia, varfëria dhe pamundësia e tyre për t´i rritur këta fëmijë.


Sot, institucioni i Shërbimit Social Shtetëror mbulon me ndihmë sociale 65-67% të njerëzve që janë në nevojë, numri i të cilëve arrin në 464 800, ose 14% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Realisht numri i atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit dhe asistencë sociale është afërsisht 697 000. Nga këta, 184 000 janë fëmijë, ku më shumë se 2/3 e tyre jetojnë nën minimumin jetik dhe përballen me ekstremin e varfërisë në luftë me mbijetesën. Afro 100 000 persona janë me aftësi të kufizuara, 31 000 është numri i fëmijë jetimë në mbarë vendin, ku 400 prej tyre trajtohen sot në 9 qendra rezidenciale shtetërore që janë nën juridiksionin e shtetit dhe 360 të tjerë në 16 qendra rezidenciale joqeveritare (OJF).
Në këtë shërbim vepron rrjeti i shërbimit social me 12 zyra rajonale në të gjithë vendin, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka funksionuar si duhet në gjithë këto vite të tranzicionit në Shqipëri.
Në të shumtën e rasteve, ky rrjet shërbimi ka qenë informal, duke i sjellë shtetit dhe imazhit të vendit dëme të konsiderueshme në aspektin social dhe ekonomik, ashtu edhe në planin moral dhe në çështjet e integrimit në përgjithësi.
Kjo ka bërë që vitet e fundit, partnerët ndërkombëtarë të jenë skeptikë ndaj institucioneve tona të shërbimit social, pasi ata kanë qenë rregullisht edhe donatorët kryesorë në implementimin e programeve sociale në favor të shtresave në nevojë.
Edhe pse në vendin tonë veprojnë 140 operatorë të shoqërisë civile (OJF), që merren me trajtimin e shtresave të varfra dhe fëmijëve në nevojë, ky fakt nuk ka mundur aspak të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në zbutjen e fenomeneve sociale që prekin këto shtresa, pasi këto të fundit, në disa raste nuk shihen nga institucionet shtetërore si partnerë seriozë, por konsiderohen si konkurrentë në një garë pa fund, duke i prerë rrugën bashkëpunimit, koordinimit dhe bashkërendimit të punëve mes partnerëve socialë – joqeveritarë dhe atyre institucionalë.
Skamja dhe uria, të shkaktuara nga korrupsioni tradicional i 21 viteve të fundit, ka pllakosur në mjerim të thellë shumë familje shqiptare dhe ka sjellë për pasojë viktimizimin e shtresave të pambrojtura. Mjafton të marrim si shembull rrethet Tiranë, Shkodër, Sarandë, Durrës, Berat, Korçë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, ku nëpër konviktet e shkollave të mesme në këto qytete, të cilat kanë të vetmin destinacion strehimin e nxënësve konviktorë të ardhur nga rrethet, ndodhen sot të strehuar me qindra të rinj jetimë, të papunë, në kushtet e getove, ku nuk u sigurohet as minimumi jetik dhe s´kanë asnjë shpresë për të ardhmen e tyre.
Të mbetur dyfish jetimë në gjendje mjerane e në mëshirën e fatit, mes nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor dhe shpresës së premtimeve boshe e demagogjisë pa fund prej ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve dhe ish-deputetëve, qeveritarëve lokalë e nëpunësve të administratës që përgjigjen për ta, këta të rinj sot janë kontingjenti më vulnerabël i shoqërisë shqiptare. Ky realitet i hidhur vjen si një dëshmi e gjallë dhe akuzë e rëndë për papërgjegjshmërinë e një klase të tërë politike me frymë antihumane.
Prej gjashtë vjetësh, Amnesty International ka bërë publik raportin vjetor çdo fundviti mbi gjendjen e mjerueshme të jetimëve në Shqipëri. Ky raport i është bërë prezent çdo vit qeverisë shqiptare, institucioneve ndërkombëtare dhe Parlamentit Europian duke vënë theksin se këtyre jetimëve prej 21 vjetësh të tranzicionit në Shqipëri, u janë shkelur dhe mohuar në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themelore për një jetë të dinjitetshme. Atyre u është mohuar e drejta e strehimit, e punësimit, e asistencës shëndetësore dhe shumë të drejta të tjera, të cilat i kanë pozicionuar si shtresa më e margjinalizuar dhe më e pashpresë e shoqërisë.
Në fazën në të cilat ndodhen të gjitha strukturat e pushtetit lokal, të cilat në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale kanë të gjitha tagrat dhe instrumentet ligjore të nevojshme për të vepruar në përmirësimin e kushteve sociale të komunitetit, është koha t’u sugjerojmë këshillave bashkiakë dhe atyre komunalë në të gjithë vendin, të shfrytëzojnë të gjitha rezervat, hapësirat ligjore dhe administrative për hartimin e një pakete të plotë ligjore dhe implementimin e një statusi të avancuar social në mbrojtje të fëmijëve jetimë dhe të rinjve jetimë të papunë e të pastrehë.
Nuk duhet harruar, nga ana tjetër, se ngujimi i 900 familjeve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tiranë dhe në periferitë e Durrësit, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës si shkak i gjakmarrjes, sot 400 fëmijë jetimë të mbetur nga ky fenomen janë të izoluar dhe nuk shkojnë në shkollë, me shpresë se edhe dita e sotme ua kurseu jetën e tyre nga gryka e pushkës vrastare të hasmit, por në të njëjtën kohë me shpresën se shteti duhet të vërë dorë sa më shpejt mbi ta.
Janë afro 530 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, të cilët nuk e kanë ndjerë realisht dorën e ngrohtë të shtetit, të paktën si një obligim moral dhe shenjë respekti edhe për 322 baballarët – Dëshmorë të Atdheut, që dhanë jetën në këtë tranzicion të dhimbshëm në mbrojtje të rendit e qetësisë, lirisë dhe vlerave të saj.
Janë plot 1300 fëmijë jetimë të mitur nga komuniteti rom që i kemi përditë në sytë tanë, që shihen me përbuzje e përçmim tek lypin buzë Lanës, në bulevardet plotë shkëlqim të kryeqytetit tonë dhe luksit të pamasë të pjesës tjetër aristokrate e indiferente, që ndoshta disave prej tyre nuk u luan asnjë shqisë kur i shohin në mbrëmje nga ekranet e televizioneve se si trafikohen matanë vendit fqinj.
Nga varfëria, kequshqyerja dhe braktisja e shkollës janë me dhjetëra – qindra fëmijë jetimë që nuk kanë mundësi për të realizuar ëndrrat e tyre, për të shfrytëzuar dhe shpalosur aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike.
Ngjarja e ditëve të fundit me familjet rome që jetojnë në qiell të hapur në mes të këtij të ftohti të acartë dhe, nga ana tjetër, indiferenca e pushtetit lokal dhe e autoriteteve zyrtare shtetërorë përgjegjëse për të zgjidhur çështjen e strehimit të tyre, përbën një lajm tronditës që ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj dhe të institucioneve ndërkombëtare.
*Drejtor i Institutit të Integrimit të Jetimëve

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1625 sec, 0.0452 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB