Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
18
02.2012

Analizë te Vllaznia për gjendjen: Fajtorët dhe “heronjtë”, në lupë

:::ShkoderZemer
Drejtuesit e Vllaznisë analizojnë situatën jo të mirë aktuale të skuadrës - Skuadra e Vllaznisë, edhe pse pak me vonesë, ka zhvilluar në Ulqin analizën e humbjes me Laçin (0-1) në Krujë, duke gjetur fajtorët, por sipas stafit teknik dhe “heronjtë”, të cilët “luftuan” fort dhe bënë një paraqitje dinjitoze, megjithatë nuk mundën ta shmangin disfatën. Paraprakisht, nisur edhe nga zhvillimi i ngjarjeve të kësaj ndeshjeje, por edhe nga prononcimet pas takimit të trajnerit Rudi Vata, dihej se


mbrojtësi Arsen Sykaj do të ishte në qendër të kritikave për këtë 90 minutësh, duke u cilësuar ai shkaktari kryesor i humbjes. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Nga burime të sigurta pranë klubit shkodran, mësohet se Vata e ka kritikuar me tone të forta mbrojtësin në fjalë, në prezencë të skuadrës dhe të pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik dhe drejtues të klubit të futbollit “Vllaznia sha”. Këto kritika, Sykajt i janë bërë duke argumentuar momentet e dobëta në këtë ndeshje, e në mënyrë të veçantë kur pësoi i golit të vetëm të këtij takimi, që për hir të së vërtetës, ai mban përgjegjësi, por nuk mund të lihen pas as Vuk dhe portieri Vujadinoviç, ndonëse i pari mban peshën kryesore të gabimit në këtë moment, ndryshe nga dy të fundit. Gjithashtu, në analizën e zhvilluar në Ulqin, tekniku Vata, i cili ka marrë edhe pëlqimin e stafit teknik dhe të drejtuesve të tjerë, ka kritikuar në tërësi repartin e mesfushës, për mungesë përqendrimi dhe efikasiteti në këtë ndeshje, duke u cilësuar një tjetër pikë e dobët e Vllaznisë, në ndeshjen e parë të fazës së dytë. Kaq ka mjaftuar që shkodranët të gjejnë fajtorët e humbjes, për të kaluar më pas te “heronjtë”, apo e thënë më ndryshe, tek ata të cilët mendohet se kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, të paktën sipas analizës së zhvilluar dhe konkluzioneve të stafit teknik, me në krye Rudi Vatën. Ky i fundit ka lavdëruar pa masë lojën e qendërmbrojtësit kroat Vuk, të sulmuesit Jablan, të mesfushorit Belisha, por edhe të mbrojtësit të krahut të majtë Popoviç. Ai që ka parë ndeshjet, nga stadiumi i Krujës, ku u luajt ky takim, por edhe përmes televizionit, e ka të qartë kontributin dhe lojën e zhvilluar nga secili prej tyre dhe çdokush arrin në një konkluzion se çfarë dhanë në fushën e blertë.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1716 sec, 0.0475 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB