Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
15
01.2012

Infrastruktura, vdekja e turizmit të Shkodrës

:::ShkoderZemer
Anila Dushi Shekulli - Turizmi malor në qarkun e Shkodrës që nga viti në vit tërheq gjithnjë e më shumë frekuntues, në të vërtetë ndalon së funksionuari në periudhën e dimrit, edhe pse natyra afron mjaft mundësi për zhvillimin e sporteve dimërore. Me përjashtim të Razmës, e cila deri diku frekuentohet dhe në dimër, Thethi e Vermoshi, Boga apo Tërbuni nuk presin vizitorë në dimër, qofshin këta pushues ditorë apo dhe të


apasionuar pas sporteve dimërore e natyrës në këtë stinë. Në Theth e Vermosh ka plot hotele apo banesa të pështatura për turizëm, ose siç njihen me gjuhën e popullit, hane, por ato funksionojnë vetëm nga maji deri nëntor, në varësi të kushteve atmosferike. Një gjë e tillë vjen si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Nëse në verë rrugët mund të kalohen me fuoristradë, në dimër ato bllokohen totalisht duke e kthyer zonën në një bisnes të vdekur.

Ata që në përshtatje me ekonominë e tregut kanë investuar dhe turizmin e shohin si biznes, shprehen se bllokimi i rrugës e ka bërë të pamundur funksionimin në dimër të turizmit malor në këto zona. “Turistë të huaj, por dhe nga Shqipëria që vijnë gjatë verës për pushime disaditore tek ne, pyesin nëse në dimër është i mundur rikthimi. Por rruga në drejtim të Thethit, në dy anët, si nga Boga, ashtu dhe nga Kiri, është e bllokuar ose e vështirë që të kalohet, ndaj në dimër turizmi malor nuk funksionon. Punojmë gjatë verës e në fillim të vjeshtës, pastaj shkojmë në Shkodër ku dhe jetojmë”, tregon një banor i Thethit që ka investuar për turizëm në këtë fshat.

Ndërsa në Vermosh ka më shumë banorë vendas që jetojnë dhe dimrit aty dhe nuk janë zhvendosur, por ambjentet e tyre të përshtatura për turizëm në dimër pushojnë së funksionuari. Kjo pasi rruga bllokohet dhe shpesh ka dhe probleme të tjera, si mosfurnizimi me energji elektrike. “Në dimër hanet apo hotelet mbyllen, mund të ndodhë që ndonjë individ i apasionuar pas turizmit malor në dimër arrin të vijë deri këtej, por kjo ndodh shumë rrallë”, tregojnë nëVermosh.

Në Bogë, edhe pse natyra ka krijuar shumë mundësi për turizëm edhe në dimër, shprehen se as stina e verës nuk sjell shumë turistë, pasi ata kalojnë më tej drejt Thethit e Bjeshkëve të Namuna, ndërsa në dimër fshati thuajse boshatiset. Mungesa e sinjalit telefonik apo dhe energjisë elektrike për shkak të defekteve të shumta që shkaktohen në rrjet dhe nga faktorë natyrorë, bëjnë që Boga të mos presë turistë, edhe pse rruga deri atje është e asfaltuar.

Razma duket se është e vetmja pike turistike malore e Shkodrës që vazhdon të frekuentohet dhe në dimër duke ruajtur traditën shumëvjeçare të ardhjes së pushuesve në çdo stinë. Rruga e asfaltuar, edhe pse në lartësi me borë e ngrica është e kalueshme dhe kjo bën që të ketë vizitorë. Por pavarësisht se atje ka hotele e ambjente që funksionojnë dhe në dimër, numri i pushuesve dimërorë është më i vogël se dikur, si dhe në verë. Në Razëm ka mjaft ambjente për pushuesit dhe mundësi për aplikime të sporteve dimërore dhe kjo është një nga arsyet që atje vazhdojnë të shkojnë vizitorë.

Çmimet e akomodimit janë njësoj si në verë, dhe në varësi të kushteve që afrojnë janë konkurruese me ato të vendeve turistike malore të Malit të Zi. Në Razëm pushuesit janë individualë, por dhe të grupuar përmes agjencive turistike apo dhe guidave të ndryshme.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Infrastruktura, vdekja e turizmit të Shkodrës, Al Bundy 15 Jan : 21:48 Reply to this

Per 1000 banore me ba rruge? Kush me marr rrushfet ma pare per investime te vogla?.. Durres_Morine psh ka lezet se kan tret 300 milion euro e hala s'jane gjet.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1478 sec, 0.0459 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB