Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
15
01.2012

Celtic, interes për Hamdi Salihin

:::ShkoderZemer
Ekipi skocez i Sëlltikut, i cili kryeson kampionatin skocez me 53 pikë dy pikë përpara Rejnxhërs, ka shprehur interes të madh për të blerë kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe të Rapidit të Vjenës Hamdi Salihi. Gazetat më të mëdha skoceze shkruajnë se 27 vjecari i njohur si “bomberi” thuhet se është vlerësuar në shumën e gjysëm milionë stërlinave, ndërkohë që kontrata e tij me ekipin austriak skadon në fund të sezonit.


Rapidi është i përgatitur të pranojë ofertën e 500 mijë stërlinave përballë opsionit të largimit të Salihit në fund të sezonit si lojtar i lirë.

“Sëllitku është një klub me emër të madh dhe ky mund të jetë një hap i mirë në karrierën time”, është shprehur Salihi për gazetën austriake Kurier. “Por unë nuk di asgjë konkretisht. Marrëveshja do të duhet të kënaqë të gjitha palët përfshi edhe Rapidin”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar.

Interesin e Sëllitikut e ka konfirmuar trajneri i ekipit Nill Lenën, i cili ka thënë se ka shanse që ai të vijë për provë në Skoci. “Ai është një opsion dhe është një lojtar i mirë dhe ne e dimë se cfarë është në gjendje të bëjë Salihi për klubin tonë”.

Hamdi Salihi ka shënuar 42 gola në 66 ndeshje me Rapidin e Vjenës. Po ashtu Salihi ka shënuar edhe kundër ekipit që e kërkon, Sëlltikut në dhjetor të 2009, kur skocezët barazuan 3-3 me Rapidin në Europa Ligë.

Nëse do të konkretizohet blerja e Salihit në merkaton e janarit në Skoci me kryesuesen e kampionatit skocez ai do të jetë i dyti futbollist shqiptar i kombëtares që do të luajë në Skoci pas Rudi Vatës, dhe që të dy nga qyteti i Shkodrës.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1953 sec, 0.0573 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB