Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
29
12.2011

Vajushi firmos për 400 mijë euro te Liteks

:::ShkoderZemer
Panorama - Armando Vajushi firmos zyrtarisht për Liteks Loveç. Talenti shkodran ka arritur dje në mbrëmje marrëveshjen me klubin bullgar, duke nënshkruar një kontratë 3- vjeçare, nga e cila do të përfitojë në total 400 mijë euro. mijë euro në sezon, ndërkohë që në kontratë janë parashikuar edhe disa bonuese, të cilat varen direkt nga ecuria e Liteksit


në kampionatin bullgar dhe Kupat e Europës. Nga ana tjetër, klubi i Vllaznisë, që disponon kartonin e lojtarit, do të përfitojë 100 mijë euro pas këtij transferimi. Kjo shumë ishte parashikuar në kontratën që Vajushi kishte me klubin kuqeblu, teksa ajo i përfundonte në verën e vitit 2013. Kësisoj, pas shumë dilemash për destinacionin e ardhshëm të talentit shkodran, dje mori fund gjithçka dhe lojtari do të nisë një aventurë të re në Bullgari. Në një nga hotelet luksoze të Loveçit, qytetit bullgar që përfaqësohet në kampionat me skuadrën e Liteksit, babai i futbollistit, Artan Vajushi, i shoqëruar nga menaxheri i FIFAs, Uliks Kotrri, kanë biseduar për orë të tëra me drejtuesit e klubit të Liteksit. Si përfaqësues zyrtar, bullgarët kishin dërguar në takimin me menaxherin e Vajushit djalin e presidentit të klubit, Grisha Gançev. Bëhet fjalë për Danail Gançev, i cili mbylli operacionin “Vajushi”. Nga burime të besueshme pranë lojtarit mësohet se marrëveshja nuk ka qenë e lehtë për t’u arritur. Disa klauzola në kontratë nuk e bindën lojtarin, por gjithsesi në fund u arrit një marrëveshje, teksa të tria palët (lojtari, Vllaznia dhe Liteksi) mbetën të kënaqura. Prej disa muajsh, drejtuesit e klubit kampion në fuqi të Bullgarisë, Liteks Loveç, kanë ndjekur ecurinë e 20-vjeçarit shkodran. Së fundmi, në ndeshjet që Kombëtarja U-21 luajti me Rusinë dhe Portugalinë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Liteksi kishte dërguar një përfaqësues zyrtar për të vëzhguar Vajushin. Çeço Zelenski, drejtori teknik i Liteksit, qëndroi disa ditë në Shqipëri, i shoqëruar nga ish-futbollisti i Kombëtares, Alban Bushi. Ky
PREZANTIMI
Vajushi do të prezantohet zyrtarisht me skuadrën e re më 4 janar. Përpara se të zhvillojë stërvitjen e parë me Liteksin, pritet që talenti shqiptar të dalë para mediave në një konferencë për shtyp. Firma e Vajushit nën kontratë mësohet se është dërguar me faks, pasi vetë lojtari nuk ka qenë i pranishëm në negociatat që babai dhe menaxheri i tij kanë bërë me bullgarët.
Bashkia: Vllaznia vlen 2.8 milionë dollarë
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar dje një pjesë të aseteve të klubit të futbollit “Vllaznia”. Nga sa mësohet, vlera e këtyre aseteve është 2.8 milionë dollarë. Në mbledhjen e zhvilluar dje është rënë dakord që në asetet e klubit shkodran të përfshihet edhe fusha ku stërvitet Vllaznia. Vlera e kompleksit “Reshit Rusi” ka mbajtur edhe peshën kryesore në asetet e klubit shkodran. Nga disa këshilltarë është kërkuar që fusha të mos vendoset si pjesë e aseteve të shoqërisë aksionere. Megjithatë, pas debateve u vendos që “Reshit Rusi” të jetë pjesë e aseteve, duke u vlerësuar me 2 milionë dollarë.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2092 sec, 0.0619 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB