Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
18
12.2011

Velipojë, prishen ndërtimet pa leje, akuza e pronarëve: Ka preferenca

:::ShkoderZemer
Mapo - Shkatërrimi për t’i hapur rrugë kolektorit. Në listën e publikuar nga komuna e Velipojës janë 165 objekte që do prishen pjesërisht ose dhe tërësisht. Pronarët akuzojnë se prishjet po bëhen në bazë preferencash - Shkodër-Inspektorati Ndërtimor Kombëtar ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në plazhin e Velipojës. Dje në ditën e parë të këtij aksioni,

fadromat kanë shembur rreth 20 ndërtesa, kryesisht dyqane dhe mure rrethuese. Komuna Velipojë prej ditësh ka bërë publike emrat e personave që kanë ndërtime në plazh, të cilat do prishen me qëllim që t’i hapet rrugë projektit për kolektorët e zonës së plazhit. Në listën e publikuar nga komuna e Velipojës janë 165 objekte që do prishen pjesërisht ose dhe tërësisht. Ndërkohë, disa ndërtues kanë denoncuar sipas tyre prishje selektive edhe pse nuk ka veprime për të kundërshtuar aksionin.

Në disa prej tyre kanë qenë vetë pronarët që kanë nisur të bëjnë prishjen e tyre, ndërsa mjetet e Inspektoratit kanë ndërhyrë aty ku ndërtimet janë të tilla që kërkojnë ndërhyrje me mjete të veçanta. "Ne kemi të vendosur që të krijojmë të gjitha kushtet për realizimin e projektit të kolektorëve. Do të shemben të gjitha ndërtesat që pengojnë këtë projekt", - ka pohuar kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Sipas tij, plazhi i Velipojës do t'i nënshtrohet një ristrukturimi, me qëllim që sezoni i verës 2012 ta gjejë gati me ndryshime në shërbim të turizmit. Mes tyre, projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve i ujërave të zeza, projekt që është financuar nga Banka Botërore. Pronarët e objekteve që do prishen, shprehen se është e vërtetë se këto 20 vite të gjithë kanë ndërtuar pa leje në këtë plazh dhe kjo për faj të shtetit, por ka pasur prej tyre që më parë kanë studiuar masterplanin e miratuar nga KRRTSH në vitin 2004 e më pas kanë investuar ndërsa këto janë në proces legalizimi. “Kam ndërtuar në plazh pasi kam vërejtur më parë masterplanin. I kam paguar komunës detyrimet dhe tani thotë se duhet prishur ndërtimi. Kjo nuk është e drejtë”, - thotë Mark Preka, një nga pronarët e ndërtimeve në prishje. Preka gjithashtu denoncon se ka prishje selektive në bazë të preferencave politike dhe lidhjeve me drejtues të komunës.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Velipojë, prishen ndërtimet pa leje, akuza e pronarëve: Ka preferenca, Al Bundy 20 Dec : 20:35 Reply to this

Tradita e kryetareve te komunes ne Velipoje asht 2 vjet ne post tu dhane leje ndertimesh e tu u ba milionera e mandej 2 vjet burg per abuzime. Ja vlen me sa duket.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1613 sec, 0.0316 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB