Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
24
01.2007

Jozerisha përballë PS-së së fjetur në Shkodër

.: Deno :.
Nga Besi Bekteshi - Në një parrullë të shkruar në sfondin blu dhe në një shtëpi të Zdrales në sy të të gjithëve shkruhet “ A keni pak turp o të pa fytyrë, poshtë hajdutët, karrieristët, mosmirënjohësit, sahanlëpirësit që kanë një emër P.D” dhe vazhdon me thirrjen në formë rivendikimi “Votat PD JO JO JO”.Në fakt ka një vit që ekziston një tjetër parullë, kësaj radhe e shkruar në sfond të bardhë, por me germa blu që deklaron në sy të mijëra njerëzve që hyjnë dhe dalin në Zdrale, ku shumica e shkodranëve bëjnë pazarin. Kjo parullë prej kohësh aty shkruan: Kërkoj drejtësi dhe dinjitet. “Më zhgënjeve zoti Berisha. Jam demokrat dhe do vdes demokrat”. Personi që i ka shkruar këto parulla është i njohur në Shkodër edhe për punën e tij si shofer autoambulance plotësisht i respektuar, si antikomunist, i cili me 3 korrik nxori hallvë në rrugë për vdekjen e komunizmit. Duke qenë edhe një nga aktivistët më të flaktë të PD-së ai njihet, sepse me veprimet e tij i ka bërë mirë Shkodrës. Në fakt parullën e tij është e sigurt se e kanë parë së paku zoti Gilman Bakalli dhe Arenca Troshani, sepse rrugën e Zdrales sigurisht që e kanë bërë, por nuk është e sigurt për zonjën Topalli nëse e ka parë, sepse asaj zor se i bie rruga sot në një lagje të tillë krejtësisht qytetare të Shkodrës, rruga e së cilës është shtruar tre herë nga Bashkia demokrate e këtij qyteti dhe përsëri është një faqe e zezë e qendrës së qytetit më të madh verior. Në qytetin ku PD-ja ka që nga viti 1991 që fiton si forcë politike kjo parullë është një guxim i madh, por që në fakt tashmë është bërë një pjesë e dekorit dhe njerëzit janë mësuar me të. Është pjesë e dekorit në qytetin demokrat kjo parullë edhe për faktin se në këtë qytet përqindja e votuesve në zgjedhje është më e vogla në Shqipëri për qytetet me peshë dhe të mëdha, por edhe si një rekord mos pjesëmarrjeje për të treguar indiferencën tragjike të qytetarëve shkodranë, jo vetëm përballë qeverisjeve socialiste të shoqëruara me “terr dhe mungesë investimesh” por edhe kundrejt administrimit lokal demokrat të tipit “bashibozuk” dhe irracional deri në kufijtë e idiotizmit, i cili tashmë nuk është më i justifikuar pse është i tillë, por thjeshtë i qëllimshëm për të bërë keq dhe shërbyer lobeve klienteliste të pamëshirshme me qytetarët shkodranë. Kjo parullë vendoset në një moment kur zoti Berisha e ka zgjidhur qesen për Shkodrën dhe po i jep energji më shumë. Po ta shohësh me syrin e kritikut të jashtë “qendërzimit shkodran” të problemeve duket sikur me të vërtetë parulla është kot. Por në fakt Berisha po rregullon me disa miliona disa rrugë qytetare të Shkodrës që nuk janë marrë kurrë parasysh për t’u shtruar edhe pse aty janë kontribuuesit më të mëdhenj të Bashkisë së Shkodrës. Kanalet dhe rrugët e lagjeve qytetare shkodrane të pjesës veriperëndimore janë në kontrast tragjik me ato të lagjeve të zonës juglindore. Në fakt për këto të dytat është kujdesur zonja Jozefina Topalli, sepse janë rrugë dhe lagje ku ajo ka lindur dhe është rritur dhe kanë pasur precedencë dhe përparësi, gjë që është më se e qartë. Ndërsa tani Shkodra ka edhe disa projekte të investimeve edhe në lagjet e vjetra dhe në qoftë se në ato katolike të juglindjes investimet janë bravurë e Jozefinës, tashmë në dy rrugë dhe unazën e lagjeve veriperëndimore është Berisha që ka vendosur edhe në sajë të “perceptimit për shkak të sqarimit që i është bërë nga përfaqësuesit e zonës” për të ndarë edhe racionin e fondeve. Pra qyteti verior dhe tradicional më i madh mund të konsiderohet se është në dorë të “Jozerishës” në këtë drejtim dhe po kështu edhe atë politik. Shkodra nuk ka pasur investime dhe nuk ka pasur kurrfarë trajtimi nga qeveria socialiste, përveç faktit të pamohueshëm të rrugës Lezhë-Shkodër dhe spitalit rajonal. Kjo ka ardhur dhe si pasojë e refrektarizimit të lokalëve demokratë të Shkodrës, që kishin frikë nga bashkëpunimi me socialistët e Metës apo edhe Nanos. Dy rrugë qytetare të investuara nga qeveria Meta në disa vite më parë janë shikuar si “kompromis me armikun” nga lidershipi demokrat dhe sidomos nga falangat e koncepteve religjiono-rurale, të cilat përkrahen fort në saj të lartësive “emblematike” në PD jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë. Nga ana tjetër socialistët duke ruajtur dhe konservuar inatet e tyre shekullore me Shkodrën i jepnin bashkisë së këtij qyteti me 140 mijë banorë fonde sa i akordonin qytetit shumë të nderuar të Orikumit, por që gjithsesi kishte dhjetëra herë më pak banorë, probleme dhe peshë ekonomike dhe politike në Shqipëri. Në qoftë se sot zoti Berisha, megjithëse po e mban fjalën në investime dhe mundohet të suportojë sidomos fjalët, intrigat dhe kacafytjet idiote me religjion dhe me demek balancë fetare, ai megjithatë është disi jashtë peshës normale që duhet të ketë personi emblemë i PD-së. Këtë peshë në Shkodër sot e mban zonja Topalli dhe pavarësia e saj për ta mbajtur pikërisht këtë peshë përbën edhe modelin “liberal” të Berishës për Shkodrën. Në qoftë e Topalli “harron” ndonjë pjesë të Shkodrës, periferi apo qendër të saj, zoti Berisha e plotëson dhe kjo ka ndodhur sidomos me investimet. Fakti se në zgjedhjet e fundit lokale Shkodra ka dalë vetëm 27 për qind në votime, por edhe në të ato të fundit politike te 37 për qindëshi tregon ngërçin politik të vetë politikës shkodrane. Për këtë fajin e ka vetëm 50 për qind PD-ja, e cila e ka administruar këtë qytet për 15 vjet. Tashmë fajin në qytet e ka më tepër PS-ja, e cila nuk e ka seriozisht me Shkodrën. Fragmentarizimi i saj dhe ndasitë religjionare dhe krahinore, mos konsensusi për të gjetur gjuhën e përbashkët si socialistë për të zotëruar qendrën e Shkodrës dhe jo vetëm disa pjesë periferike të saj, janë një pasojë e jashtëzakonshme, e cila edhe sot nuk është tentuar të rregullohet. PS-ja në Shkodër ka humbur solidaritetin e të majtës, e cila sipërkalon nga ngërçet e tilla me intriga me “fe apo katundar dhe qytetar”. Ajo ka prishur raporte duke mos i sheshuar ato në favor të paraqitjes në qytetarinë shkodrane të një fytyre të re, moderne dhe laike në kuptimin e së majtës moderne evropiane. Lidershipi i saj ka vështirësi në disa prej tyre edhe të pranueshme relativisht për të ndrequr situatën sepse në këtë prizëm PD-ja në Shkodër me anën e kulisave dhe peshës së madhe në shumë drejtime si ato ekonomike dhe të besimit, i vendos shkopinj nën rrota asaj. Në disa sektorë të PS-së dhe periferinë e saj politike i vihet faji lidershipi politik të PS-së në Shkodër. Por edhe kjo është pjesërisht e vërtetë sepse kontributi i tyre ka qenë fare pak për të bashkëpunuar duke u ngushtuar vetëm në faktin e kritikave nëpër Tiranë dhe në bare apo kafe. Nga ana tjetër askush në Tiranë dhe kryesinë e PS-së nuk e ka seriozisht me Shkodrën dhe kjo duket nga të deleguarit që dërgojnë, të cilët kanë arritur kulmin me Majkon, i cili u dorëzua dhe tani është Viktor Doda me origjinë nga Puka që i “zgjidh” të gjitha kulisat dhe barsoletat në Shkodër. Do të ishte ekzagjerim i madh po të mendohesh se ndonjë shkodran do të mund të hynte në kryesinë e lartë të PS-së në Tiranë. Këtë gjë nuk e ka arritur dhe kryeliberali në koncepte Fatos Nano, i cili është betuar se do ta merrte Shkodrën, por që nuk arriti të vazhdonte punën e tij. Kjo lloj PS-je është në gjumë dhe nuk “bzanë” kur PD-ja abuzon me pushtetin edhe kur ajo vetë kishte pushtetin qendror. Çfarë mund të bëj tani kur Jezerisha po investon dhe seriozisht në Shkodër? Ky është edhe përfitimi i partisë demokratike në Shkodër, të cilës nuk i funksionojnë edhe zyrat. Ajo nuk ka një pasqyrë ku të shohë veten dhe qytetarët shkodranë nuk shohin te PS-ja një forcë të mundshme alternative dhe qytetare në të gjitha konceptet që të përballet me PD-në politikisht dhe t’ju përqaset shkodranëve. Të vetmit që rebelohen në Shkodër janë qytetarët dhe militantët pranë PD-së, të cilët as që bëhet fjalë se do të votojnë ndonjëherë për PS-në, por që nuk mund të pranojnë paskrupullitetin e vendorëve në Shkodër. Pjesa më e madhe e qytetarisë mungon në zgjedhje. Mungon sepse nuk ka alternativë më të mirë se sa PD-ja përballë një PS-je si një apendiks, i cili ka humbur funksionin. Në këtë koncept vetëm ndonjë hap krejtësisht fals nga ana e PD-së e bën të humb atë dhe megjithëse shenjat janë për këtë hap gjithsesi Berisha është dëgjuar të thotë në përzgjedhjen e kandidatit të preferuar të zonjës Topalli se “pranojmë të rrezikojmë”. Këtë ai me siguri e mbështet në ndreqjen me zgjatimin “risha” në fillimin e emrit të personit më të rëndësishëm përfaqësues të Shkodrës që është Jozefina Topalli. Shkodra sot mund të kalojë zgjedhjet normalisht, jo vetëm në sajë të lirisë për të qenë në gjumë PS-ja dhe ndoshta edhe me bekimin nga Tirana, por edhe në sajë të Jozerishës.
Komenti 1printer friendly
Comments
Jozerisha përballë PS-së së fjetur në Shkodër, .: Deno :. 26 Jan : 15:00 Reply to this

JOZERISHA - hihihihihiiiiiiiiiiiiiiii cfar termit ... hallall besi

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2455 sec, 0.0736 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,247kB