Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
11
12.2011

At Martin Gjoka, kompozitori i simfonisë dhe operës së parë shqiptare

:::ShkoderZemer
Metropol - Si u retushua nga sistemi komunist emri i mësuesit të muzikantëve më të mirë shqiptar. Kompozitori At Martin Gjoka (20 shkurt 1890- 3 prill 1940) Muzikologët e kanë quajtur me mjaft të drejtë Shkodrën si vendlindjen e muzikës profesioniste shqiptare, por jo gjithmonë i është dhënë vendi që i takon personaliteteve të kësaj fushe që punuan plot


pasion që kjo muzikë të arrinte në nivele gjithmonë e më të larta. Pjesë e këtyre muzikantëve është kompozitori At Martin Gjoka, i cili u la për gati gjysmë shekulli në harresë. U deshën përkujdesja e kishës Françeskane e Shkodrës dhe përkushtimi i muzikologut Robert Prennushi që emri dhe veprat e kompozitorit At Martin Gjoka të fillojnë të ridalin në dritë me plot madhështinë e tyre. Vetëm pak kohë më parë bashkëpunimi i kishës Françeskane me muzikologun Prenushi, ing. Paç Alimhilli dhe pianistin profesionit italian Luigi Angelini solli botimin e një libri dhe të një CD-je me 24 pjesë të krijimtarisë së Gjokës. Lidhur me jetën dhe krijimtarinë e at Martin Gjokës flet studiuesi dhe muzikologu Robert Prennushi, i cili shpreh keqardhje për mbajtjen fshehur të veprave të Gjokës, por ndërkohë ndihet i nderuar që i takoi atij të nxjerrë nga errësira këto vepra të kompozitorit të operës dhe simfonisë së parë shqiptare.

Simfonia e parë shqiptare

Muzikologu Prennushi shprehet se është paradoksale, por mjerisht e vërtetë kjo që ka ndodhur vetëm në Shqipëri. “Opera “ Juda Makabe”, ( 1917) e simfonia e parë shqiptare “Dy lule mbi vorr të Skandebegut”, (1922) të kompozitorit At Martin Gjoka, që duhet të ishin objekt krenarie, ashtu siç ndodh me çdo komb që autorëve të tyre u kanë ngritur edhe monumente, të fshiheshin për gati 50 vite edhe nga librat e historisë së muzikës, së bashku me autorin e tyre. Me tej, Prennushi kujton se drejtuesit e kulturës shqiptare patën rastin që vitin e kaluar të përkujtojnë 120-vjetorin e lindjes dhe 70-vjetorin e vdekjes, por përsëri kompozitori i madh At Martin Gjoka u la në harresë. Megjithatë, pavarësisht mbajtjes fshehur të veprave të At Gjokës, për muzikologët shqiptarë ai mbeti gjithmonë kompozitori që krijoi muzikën profesioniste shqiptare. Studiuesi Prennushi sjell në kujtesë dhe vlerësimin që ka dhënë dirigjenti e studiuesi Doktor Eno Koço për At Martin Gjokën. Në vlerësimin e tij, Eno Koço është shprehur: “Martin Gjoka mund të thuhet me plot zë, është krijuesi i një gjuhe muzikore specifike shqiptare, e cila rrezatoi tek mjaft kompozitorë shkodranë, që të gjithë e dimë që kanë qenë në pararojë të artit muzikor shqiptar…Me të fillon muzika profesioniste shqiptare”.

Jeta e At Gjokës

Duke u ndalur tej jeta e At Martin Gjokës, studiuesi dhe muzikologu Robert Prennushi sqaron se në vitin 1905, ky muzikant i madh, kur ishte 15 vjeç, kishte ardhur nga Tivari për të ndjekur studimet në Shkodër. Për studiuesin Prennushi, Martin Gjoka pati fatin të njohë në Shkodër dy muzikantë të shquar, Palokë Kurtin e Frano Ndojën, të cilët ia njohën talentin e rrallë dhe e mbajtën shumë pranë. Një vit më vonë, në vitin 1906, hyri në seminarin françeskan e kështu vendosi për jetë që motoja “Për fe e atdhe” të bëhet edhe motoja e tij. Në moshën 18-vjeçare eprorët largpamës e dërgojnë për studime të larta në Salzburg (Austri), ku përveç filozofisë e teologjisë ndoqi me përfitim të madh edhe një shkollë muzikore me famë që ishte pranë atij institutit. Atje, përveç lëndëve teorike, thellohet edhe ne studimin e pianofortes, flautit e violinës dhe fillon të kompozojë. Vlerësimin që pati për muzikantin Palok Kurti dhe At Gjeçovin e shpreh kur atyre ia kushton dhe dy kompozimet e para të vitit 1910 për pianoforte “Liria” dhe “Atdhe dhe gjuhë shqiptare”.

Duke studiuar jetën dhe veprën e Martin Gjokës, studiuesi shprehet se ai krahas punës për krijimtari muzikore, për nxjerrjen e brezave të rinj muzikantë dhe instrumentistë, e vendosi veprën e tij dhe në shërbim të kombit që në atë periudhë po kalonte moment të rëndësishme historike. Kjo ndodhi pasi Gjoka, përveçse ishte veprimtar i palodhur në shërbim të kombit, por edhe kishte vizion të qarta se si mund dhe duhet të jepte kontributin e tij. Sipas studiuesit Prennushi, Martin Gjoka u kthye në atdhe vetëm pak ditë para Shpalljes së Pavarësisë. Luftëtarët e lirisë e rilindësit, bashkë me ‘ta fuqimisht edhe françeskanët, “kishin ba” më në fund Shqipërinë. Tashti “duheshin bâ” edhe shqiptarët, duke forcuar unitetin shpirtnor të tyre; e At Martini, me muzikën e tij, fillon të punojë me përkushtim të madh në këtë drejtim.

Muzika

Në Shqipërinë e vitit 1912, kur u kthye nga studimet, Gjokës, këtij kompozitori 22-vjeçar, nuk i mjaftonte vetëm talenti e puna për të derdhur frymëzimin e vet, sepse ajo muzikë do të mbeste në fletore, memece. Meshtarit të ri, kapelanit të burgut të Shkodrës, profesorit të historisë në liceun françeskan, i duhej të bënte edhe punën e dirigjentit e mbi të gjitha edhe të mësuesit të koristëve dhe instrumentistëve. Ngarkesë kjo e jashtëzakonshme! Por momenti i veçantë historik që kalonte vendi ynë, për njerëz të tillë të jashtëzakonshëm kishte nevojë. Martin Gjoka me vullnet, por edhe me largpamësi, krahas krijimtarisë, punoi edhe për përgatitjen muzikore të elementëve të rinj mbi baza profesionale. Në të dyja këto fusha, si kompozitor dhe pedagog, mbetet padyshim më i madhi i kohës së vet. Studiuesi Prennushi vëren se vepra e Gjokës, ndonëse u mundua të mbahej qëllimisht e fshehur për dekada me radhë nuk mund të harrohej kurrsesi nga nxënësit e tij që më pas do të bëheshin ndër muzikantë më në emër të vendit.

Kujtime nga nxënësit...

Njëri prej këtyre nxënësve, Tonin Zadeja, ka shkruar për mësuesin e tij, kompozitorin Gjoka se: “…përgatitja e elementit këngëtar apo instrumentist bëhej mbi baza profesionale, prandaj ato duhen konsideruar si shkolla të vërteta muzikore ku mësuan shumë të rij. “Vlerësime të njëjta kanë dhënë dhe dirigjenti e studiuesi i muzikës shqiptare Doktor Eno Koço e S.Kalemi, kompozitori e studiuesi Sokol Shupo, profesori kosovar Akil Koci e shumë të tjerë. Studiuesi Prennushi shprehet se sa më shumë njihemi me figurën e Martin Gjokës, aq më shumë bindemi për rolin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e muzikës shqiptare. Mjafton të përmendim Prenkë Jakovën, Çesk Zadejën, Tish Dainë, Tonin Harapin, Tonin Rrotën, Pjetër Dungun, Abdulla Grimcin, Simon Gjonin, Zef Grudën, Lukë Kaçen, Gjon Kujxhinë, që ishin të gjithë nxënës të At Martin Gjokës. Në një farë mënyre të gjithë muzikantët shkodranë, deri në vitet ‘50-të, ishin nxënës, ose nxënësit e nxënësve të At Martinit. Kështu violinisti Zef Alimhilli, nxënës i Gjokës, i dha njohuritë e para violinistit të mirënjohur Ndoc Shllaku, spala e parë e orkestrës sinfonike, dhe të dy krijuan më vonë breza të rinj violinistësh, që duke vazhduar më lart studimet, u bënë pedagogët e parë të Shkollës së Muzikës. Po kështu instrumentistët e frymës, sektor ku Prenkë Jakova krijoi shkollën e vet dhe nxënësit e tij që u bënë të njohur në mbarë vendin. Për studiuesin Prennushi, Martin Gjoka mund të krahashohet me rrap madhështor me filiza gjithnjë në gjelbërim. Personaliteti e figura e tij janë me të vërtetë të gjithanshme e nuk rroken kollaj as me një e as me disa shkrime. Kronikat e kohës e tregojnë At Martinin herë tek shoqnia “Bogdani”, herë tek shoqnia “ Rozafat”; që flasin për koncertet, jo vetëm me krijimtarinë e tij, por edhe të klasikëve të mëdhenj. Ishte edhe koha kur Pavarësia ishte ende e brishtë, ndaj At Martini me shokë bënte pjesën e vet: jepte koncerte me krijimtari patriotike, jo vetëm për festat kombëtare, por edhe për Pashkë, Krishtlindje e Bajram; ishte koha kur minarja e kompanjeli i kishës françeskane lidhej me varg dritash për festat e njëri-tjetrit, ishte koha kur Bajram Curri uronte Gjokën për koncertin, pikërisht në ditën e Bajrami duke i thënë: “Ju lumtë Uratë! Vazhdoni të punoni pa u lodhur për idealin kombëtar dhe përparimin e vendit”.

Albumi

Duke u ndalur tek krijimtaria e Martin Gjokës dhe Albumi me 24 pjesë nga kjo krijimtari i përgatitur së fundmi, studiuesi Prennushi thekson se kjo krijimtari është e gjerë si tematikë dhe e larmishme si formë. Për muzikologun Prennushi, mjafton të citohen vetëm titujt e veprave të tija vokale e instrumentale për të kuptuar se cilat prej temave e kanë frymëzuar më shumë kompozitorin. Janë temat që përkojnë me aspiratat e kombit në atë kohë e që kishin frymëzuar edhe De Martinon, Prennushin dhe Fishtën e madh, krijimtarinë e të cilëve muzikoi Gjoka. Disa tituj të veprave vokale: “O ata t’lumtë që dhanë jetën”, “Shqyptarja e qytetnueme, “Atmes”, “T’falem Shqypni..; “Lamtumirë, o vendet e mia”; “Grueja shqyptare”, “Atmes: Porsi shqipe n’hove t’veta”, “Ushtari i vogël”, “Juda Makabe” (opera, 1917), etj. Në muzikën instrumentale, simfonike e operistike: “Dy lule mbi vorr të Skanderbegut”(simfoni, 1922), “Liria”, “Atdhe e gjuhë shqiptare”, “Shqiptari e muzika” etj. Megjithatë, nuk mungon tek krijimtaria e Gjokës edhe tema lirike baritore e ajo për fëmijë. Larmisë tematike i përgjigjet një larmi e madhe formash muzikore. Ai lëvroi pothuaj në të gjitha gjinitë vokale e instrumentale. Në gjinitë vokale lëvroi këngën e tipit popullor e të përpunuar, këngën për fëmijë e lirike, koralet, baladën, rapsodinë, potpurinë, melodramën e deri tek opera, ndërsa në gjinitë instrumentale e simfonike: nga pjesët për pianoforte, harmonium, flaut, pjesë orkestrale,fantazia e deri tek simfonia. Muzikologu Prennushi shprehet se në të gjitha këto vepra ndjehet një stil unik, i konsoliduar, dëshmi e pjekurisë dhe e formimit tij si kompozitor. Melosi i tij është i mbështetur mirë në trevat e Veriut, folklorin e të cilit e studioi thellë dhe e asimiloi në mënyrë krijuese. Në këtë drejtim ai mbetet mjeshtër i vërtetë edhe për kohët tona. Duke pasur tashmë në dorë “Albumin me 24 copa”, siç e quante At Martini, duke vërejtur përdorimin e teknikës instrumentale polifonike në një vepër të kësaj natyre, që nuk haset tek asnjë muzikant shqiptar bashkëkohës, deri në fund të viteve ‘40-të, muzikologu Prennushi arrin në konkluzionin se kemi të bëjmë me një muzikant profesionist, të formuar dhe me kulturë të gjerë. Kompozimet e Martin Gjokës janë shumë të pasura edhe me shenja dinamike, që tregon vëmendjen e aftësinë e madhe të autorit në përdorimin e këtyre mjeteve shprehëse. Pjesët nuk janë aspak të thjeshta, as nga ana teknike, e kjo shpjegohet me faktin se vetëm ai, në atë kohë, mund t’i ekzekutonte ato pjesë.





Në zhvillim turizmi kulturor

Rihapet pas 20 vjetësh Muzeu

arkeologjik i Apolonisë



FIER- Është rihapur pas njëzetë vitesh muzeu arkeologjik i Apolonisë. Ceremonia e inaugurimit të restaurimit të këtij muzeu është kryer në mesditën e djeshme në mjediset e qendrës muzeale të këtij qytetit antik. Merrnin pjesë ministri i Turizmit Rinisë, Kulturës dhe Sporteve Aldo Bumçi, Zineb Benxhelun përfaqësuese e OKB për Shqipërinë, Engelbert Ros përfaqësues i UNESCO-s, zyra e Venecias. Janete Papadhopulos, përfaqësues i zyrës së Ndihmës kulturore Itali, etj. Ministri Aldo Bumci tha se muzeu i Apolonisë është nga më të rëndësishmit në vend dhe gjithashtu një motor zhvillimi për zonën në drejtim të turizmit. Sipas Bumçit, trashëgimia kulturore duhet parë dhe trajtuar si potencial i lartë zhvillimi për vendin. “Sot rihapet muzeu arkeologjik i Apolonisë, një nga vlerat më unikale të trashëgimisë kulturore sidomos në Shqipërinë e jugut”,-ka theksuar Aldo Bumçi. Nga viti 1970 deri në vitet 1990 ky muze ka funksionuar më së miri, ndërsa tani rikthehet për të sjellë vlera të tjera arkeologjike, sigurisht me objekte dhe sende të reja të pasuruara gjatë ekspeditave të përbashkëta të arkeologëve tanë dhe të huaj. Një falënderim të madh i japim Institutit të Kërkimeve Arkeologjike që i kanë ruajtur këto objekte si fëmijët, pas shkatërrimit të viteve 1997. Apolonia rimerr në ditë e sotme vlerën e vërtetë që ka pasur me rihapjen e këtij muzeu”. Përfaqësuesi i UNESCO-s tha se qeveria shqiptare po i kushton vëmendje të veçantë turizmit kulturor dhe arkeologjik në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Në këtë kontekst Apolonia do të ketë vëmendjen që meriton. Ndërsa studiuesi dhe arkeologu i shquar Neritan Ceka tha se në projektet e qeverisë Apolonia e lashtë pas pesë vitesh do të jetë qendra e Shqipërisë juglindore për sa i përket turizmit. Sipas tij, ende nuk ka përfunduar projekti i sapunisur, ndërsa ky është vetëm fillimi i një pune të nisur prej disa vitesh në ekspozimin dhe paraqitjen e asaj se çfarë ruan dhe është në të vërtetë Apolonia e lashtë.

“Shumë shpejt Apolonia të rimarrë vlerat që ka pasur ndër vite. Turisti i huaj dhe vendas nuk do të mjaftohet me shijimin e objekteve të muzeut arkeologjik, por do të ecë nëpër shëtitoren ilire, në Agora, në kompleksin e vilave, bibliotekën e qytetit, portikun e lashtë, do të ketë rrugicat dhe shëtitoret e saj, gjelbërim dhe ndriçim të mjaftueshëm, për t’u shndërruar në epiqendrën e parqeve të tjera arkeologjike si Bylisin, Amantian”, ka thënë arkeologu i shquar Neritan Ceka.

Projekti i restaurimit të muzeut të parkut arkeologjik të Apolonisë ka nisur 3 vjet më parë pas një marrëveshje të OKB-së, UNESCO-s dhe qeverisë shqiptare për ruajtjen e vlerave arkeologjike, me një vlerë prej 140 mijë dollarësh. A. Damini

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3214 sec, 0.0928 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,258kB