:::ShkoderZemer
Mapo - Librat e Bibliotekës personale të At Gjergj Fishtës, pas ekspozesë së parë në qytetin e Shkodrës, kanë “udhëtuar” drejt Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, e cila dje me rastin e 28 Nëntorit hapi dyert për vizitorët që ishin kuriozë për të parë nga
afër një pjesë të librave të bibliotekës së At Gjergj Fishtës. Në ekspozitën titulluar “Fishta mes dy bibliotekave” u prezantuan tituj të ndryshëm, botime afro 100-vjeçare, në fushën e albanologjisë, historisë, gjuhësisë së kombit shqiptar, që vijnë si një kolanë e rrallë e bibliografisë së rilindësit të madh, duke pasuruar kështu edhe më tej titujt e letërsisë dhe publicistikës elitare. Pjesë e kësaj ekspozite janë rreth 100 libra, ku disa prej tyre janë botim që i përkasin viteve 1500. E pranishme në ekspozitë ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e cilësoi këtë ekspozitë si shumë të vyer. Këto libra të ekspozuara u morën në vitet e komunizmit dhe u bënë pronë e shtetit. Biblioteka e qytetit të Shkodrës, “Marlin Barleti”, ka përfunduar tashmë punën për dixhitalizimin e revistës “Hylli i dritës”, që është themeluar nga Fishta, ku një kopje e saj iu dhurua edhe kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Dorëshkrimi i “Lahutës se Malcisë”, botime të “Hyllit të Dritës”, kanë anash korrigjime origjinale nga At Gjergj Fishta.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|