:::ShkoderZemer
Balkanweb - Bum vizitorësh në ekspozitën e fotografisë shqiptare në ParisTIRANË- Që prej datës 5 tetor në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë në Paris vazhdon të qendrojë e hapur ekspozita "Faqe të arta të fotografisë shqiptare, 1858-1945 ", e cila është vizituar nga mijëra vizitorë të huaj.
Sipas burimeve të kësaj qendre, më prestigjozja për fotografinë artistike në nivel evropian e më gjerë, deri më sot ekspozita është vizituar nga mbi 80 000 vizitorë, ndër të cilët dhe ministri i kulturës franceze Frederik Miterand, kryetari i bashkisë së Parisit Bertrand Delanoe etj.
Ekspozita përmban mbi 50
foto nga fotografë shqiptarë ndër vite. Zgjedhja e kuratorëve është e tillë që përmes portreteve të heronjve dhe figurave anonime, peizazheve dhe jetës së përditshme, të reflektohet gjendja politike e kohës.
Historia e fotografisë shqiptare në ekspozitë fillon me Pietro Marubin, i cili hapi studion e parë fotografike në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, në vitin 1850, por ekspozita paraqet imazhe edhe nga Kolë Idromeno, Vangjush Mio, Kristaq Sotiri, Dhimitër Vangjeli, Shan Pici, Lilo Xhimitiku, etj.
Kjo ekspozitë, që të qëndrojë e hapur deri në 8 janar të vitit 2012-të, u bë e mundur nga Shtëpia Evropiane e fotografisë, Ambasada shqiptare në Paris dhe Senati francez.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|