Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
22
11.2011

Migjeni, ky uragan në Gjermani

:::ShkoderZemer
Mapo.al - Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit të njohur shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, (Migjeni), organizatat dhe shoqatat shqiptare të Mynihut organizuan një mbrëmje përkujtimore për këtë personalitet të shquar të viteve ‘30, themelues i letërsisë moderne shqiptare. Me


këtë rast u promovua edhe filmi dokumentar me titull “Migjeni, ky uragan”, i përgatitur nga gazetarja e Radiotelevizionit Shqiptar, Tefta Radi, me kamera të Agim Kurit. Mbrëmja përkujtimore u mbajt të dielën, më datë 20 nëntor në Klinikum Großhadern, në Mynih. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) është shkrimtari i madh i letërsisë moderne shqiptare. Ai ishte dhe do të jetë në zemrat e çdo personi që nga letërsia di të marrë të bukurën dhe të magjishmen. Më 13 tetor të këtij viti ishte edhe 100-vjetori i lindjes së këtij artisti të jashtëzakonshëm. “Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) është shkrimtari që unë e adhuroj. Për mua, ai mbetet themeluesi i letërsisë moderne shqiptare, gjeniu i të gjitha kohërave. Migjeni është shkrimtari që hyri në historinë e letrave shqipe si një qenie e madhe sociale. Sa herë lexoj pjesë nga krijimtaria e tij, në poezi apo në prozë, ndjej forcën e fjalës që përcjell pena “migjeniane”, mesazhin e fuqishëm që mbetet në më të shumtën e krijimtarisë së tij, mjaft aktuale”, - u shpreh ideatorja e këtij dokumentari, gazetarja Tefta Radi. Dokumentari “Migjeni, ky uragan” mbështetet mbi dëshmi autentike, në rrëfimet e personave që kanë pasur kontakte me shkrimtarin e madh, të cilët konsiderohen edhe si dëshmitarët e fundit të viteve ’30. Po ashtu me ish-nxënës të Migjenit, që numërojnë mbi 90 vite mbi supe, por edhe personazhe të tjerë, si dhe në dëshmitë e trashëgimtarëve të familjes Nikolla, mbesës Angjelina Ceka dhe nipit Gjergj Pero. Mjaft fakte interesante sjellin edhe studiuesit Moikom Zeqo e Adriatik Kallulli. Një vend të rëndësishëm zënë edhe interpretimet e aktorëve shkodranë, Enver Hyseni, Merita Smaja e Paskualina Gruda.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2605 sec, 0.0918 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB