Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
20
11.2011

Shpërthen Vllaznia në Fier, Apolonia në krizë totale

:::ShkoderZemer
Sporti Shqiptar - Apolonia është mundur thellë 1-4 në shtëpinë e vet kundër Vllaznisë. Një ndeshje për t’u harruar për fierakët, të cilët janë shpërbërë totalisht në vetëm 14 minuta lojë. Situata për Apoloninë është shumë e vështirë, pasi në pesë javët e fundit, bardhejeshilët kanë marrë vetëm 1 pikë, pikërisht javën e kaluar kundër Flamurtarit dhe kanë humbur në katër ndeshje të tjera.


20/11/2011 14:00

Nga BUJAR RAMA

Përvoja e shkodranëve dhe kualitetet mundin ekipin fierak, i cili kishte mungesa dhe një stol të pafuqishëm për të ndryshuar lojën



APOLONIA – VLLAZNIA 1-4

Shënues: Gërço 44’ / Karakaçi 23’, Smajli 68’, Sukaj 75’, Vajushi 82’



APOLONIA: Xhelili, Dimo, Naçi, Ndoni, Da Silva, Ofoyen, Gërço, Pasha, L. Muçaj, Agastra, Ribaj. Trajner: Dh. Papuçiu.

Kartonë të verdhë: Gërço, Naçi, Pasha (2)

Karton i kuq: Pasha



VLLAZNIA: Vujadinoviç, Smajli, G. Muça, Sykaj, Popoviç, Karakaçi, Tafa (Erkoçeviç 66’), Hajdari, Gocaj, Vajushi (Hasani 89’), Sukaj (Guri 87’). Trajner: R. Vata.

Kartonë të verdhë: Smajli, Tafa



Gjyqtarë: R. Sadiku, R. Preça, E. Gançi (Elbasan)



“Radiografia”

1’- Shkodranët janë gjendur shumë shpejt në portën e Xhelilit, ku Sukaj ka dhënë sinjalin e parë pas një goditjeje me kokë, që përfundon jashtë.

4’- Gocaj ka tentuar përmes një goditjeje dënimi, por jashtë.

8’- Është radha e kapitenit fierak Gërço, i cili ekzekuton nga 25 metra distancë dhe Vujadinoviç, që e shoqëron me sy jashtë.

10’-12’- Së pari, Tafa nga larg dhe pastaj Vajushi me roveshatë rrezikojnë portën e Xhelilit.

15’- Muçaj u ka rrëmbyer një top shkodranëve, por nxitohet në gjuajtje dhe Vujadinoviç pret pa vështirësi.

19’- Pas një krosi të ardhur nga këndi, Tafa ka gjuajtur me kokë, një top që zotërohet nga Xhelili.

21’- Agastra ka shmangur bukur nga e djathta Popoviçin, futet brenda zonës, gjuan tokazi, por grushton në korne portieri mik.

23’- Goditje këndi për Vllazninë. Vajushi kroson në zonë dhe Gocaj godet me kokë, por grushton Xhelili. Topi shkon drejt Karakaçit, i cili ndodhet diçka te rreth 20 metra në pozicion ballor, gjuan në gjysmëlartësie dhe topi pushon në rrjetë. Vllaznia kalon në avantazh 0-1.

34’- Goditje dënimi për Apoloninë, në një distancë nga 35 metra. Gërço gjuan fort, sfera devijohet nga një mbrojtës shkodran dhe përfundon në goditje këndi.

44’- Një tjetër goditje dënimi për Apoloninë, në pozicion të prirët, nga e majta e sulmit fierak. Kapiteni Gërço harkon mjeshtërisht me të prerë një top të kalibruar dhe barazon përmes një goli të rrallë për nga ekzekutimi.

47’- Rast i mirë për vendësit, kur Pasha del i vetëm përballë portierit shkodran, por gjuan dobët.

60’- Agastra ka harkuar nga këndi dhe në zonën shkodrane shkaktohet rrëmujë. Pasha shfaqet ballë Vujadinoviçit dhe bën më të vështirën, duke ia dorëzuar sferën portierit mik.

62’- Ndërrohen skenat dhe shkodranët kanë rrezikuar me anë të një kundërsulmi të shpejtë. Vajushi ka detyruar Xhelilin të bëjë një grushtim të bukur.

64’- Tri goditje këndi radhazi për Vllazninë, me një rast të artë për kapitenin Smajli, që ka mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh skuadrën e vet, por i mohohet kjo nga Xhelili.

66’- Gërço ka parë të zbuluar Pashën brenda zonës dhe ka pasuar për atje, por ky i fundit ka vonuar në ekzekutim.

68’- Goditje dënimi për Vllazninë, në një pozicion djathtas sulmit mik, prirë me zonën e rreptësisë. Sukaj ka krosuar drejt e në zonë, ku Smajli është totalisht i zbuluar, kërcen fuqishëm me kokë dhe kalon në avantazh Vllazninë.

75’- Kundërsulm i shpejtë i shkodranëve dhe dyshja Smajli-Sukaj do të jetë dhe interpretuesi i golit të tretë.

78’- Gocaj kroson në portën fierake dhe Popoviç ka kërcënuar me kokë.

82’- Sërish një vendosje e gabuar e mbrojtjes fierake. Një top i ardhur nga thellësia e mesfushës shkodrane, ka gjetur saktësisht Vajushin, i cili del tinëz para Xhelilit dhe shënon qetësisht golin e katërt.




Fakti bëhet edhe më shqetësues, nëse do të kemi parasysh se është e treta humbje radhazi në shtëpi dhe tani duket se Apoloninë mund të vijë ta mundë kushdo në “Loni Papuçiu”. Për të disatën herë duhet thënë se skuadra fierake nuk ka luajtur keq deri diku, deri në një moment të caktuar, por sërish ka humbur. Ka sekuenca të lojës ku ekipi shpërfytyrohet tërësisht dhe kjo është edhe përcaktuese në fatin e një ndeshjeje.

Pjesa e parë Duke iu referuar rendit kronologjik të ndeshjes, duhet thënë se shkodranët janë shfaqur këmbëngulës dhe më kërkues qysh në momentet e para, ku Gocaj, Sukaj e Vajushi shkaktojnë jo pak shqetësime në mbrojtjen vendëse. Gradualisht, loja do të balancohet dhe të dyja skuadrat kërkojnë t’i rrëmbejnë epërsinë njëra-tjetrës. Fierakët vuajnë mungesën e Mehmetajt të pezulluar dhe Çimilit të dëmtuar, ndërkohë që kanë një stol të vakët, me vetëm 5 futbollistë, katër prej të cilëve ardhur nga Apolonia U-19. Në minutën e 23-të, shkodranët do të kalojnë në avantazh, në një moment kur loja ishte e ekuilibruar. Karakaçi ka shënuar përmes një goditjeje jashtë zonës, pas një topi të ardhur nga këndi.

Goli sikur i bën më të ndërgjegjshëm fierakët, të cilët reagojnë pozitivisht. Gërço kupton që duhet të jetë ai që duhet të marrë përsipër dhe e bën mirë diçka të tillë, derisa këmbëngulja e tij do të finalizohet me një gol fantastik të shënuar prej tij në minutën e 44-t, pas një gjuajtjeje tepër të saktë nga një goditje dënimi, prirët nga krahu i majtë i sulmit të Apolonisë. Një barazim i justifikueshëm për mënyrën se si u zhvillua loja në fraksionin e parë.

Pjesa e dytë Është një fillim më i mirë për Apoloninë, që shpërdoron disa mundësi të mira, një herë me Pashën dhe dy herë me Ribajn, i cili, i ndodhur krejtësisht i zbuluar dhe fare i vetëm me Vujadinoviçin, nuk arrin ta kalojë Apoloninë në avantazh. Dhe ligji i ndëshkimit është i pamëshirshëm. “Nëse nuk shënon, do të pësosh”, – vepron edhe në këtë takim për fierakët.

Trajneri Rudi Vata e parandien se Apolonia është skuadra e duhur që mund të bëhet “kurbani” i fitores së parë të tij në krye të pankinës shkodrane dhë e shtyn ekipin më përpara. Gjysma e pjesës së parë është për Apoloninë e rasteve të humbura, ndërsa gjysma tjetër është interpretim i gjithi “alla” Vllazni.

Në minutën e 68-të, kapiteni mik, Dritan Smajli shënon i pashqetësuar nën “hundën” e mbrojtjes fierake, e cila shfaqet e hutuar e indiferente dhe e paaftë për të ndalur shkodranin. Pa u shuar jehona e këtij goli, kapiteni do t’i kthejë “borxhin” Sukajt dhe i ka shërbyer këtij të fundit në shënimin e golit të tretë, teksa mbrojtja vendëse ka kapitulluar.

Dhe, si për të vulosur gjithçka, do të mendonte Vajushi, që i ka dhënë Apolonisë “grushtin” e fundit, teksa në minutnë e 82-të ka shënuar golin e katërt. Apolonia është e pafuqishme. Vllaznia nuk i ka lënë asfare kohë për të reaguar dhe i ka dhënë goditje të njëpasnjëshme. Papuçiu ndihet i dëshpëruar në pankinën e tij dhe nuk guxon të bëjë asnjë freskim të formacionit të tij, duke pasur frikë nga përbërja e stolit.

Minutat e mbetura nuk kanë histori, përveç faktit që Vllaznia mund të kishte shënuar në limit edhe ndonjë gol tjetër. Kështu, shkodranët i kanë dhënë një shuplakë të rëndë Apolonisë, skuadrës që në Fier nuk fiton qysh nga java e parë, ku ka mundur Dinamon 1-0.

Fierakët ndodhen në vendin e 12 të tabelës së renditjes, seriozisht në një situatë të vështirë, duke pasur poshtë vetes vetëm Tomorin dhe Dinamon. Vllaznia e ka merituar fitoren, të parën në transfertë në këtë edicion, në një ndeshje ku Vata ka kalkuluar një skuadër pragmatiste dhe rezultative. Me 14 pikë, shkodranët kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në tabelë.



Papuçiu: Sulmi, pika jonë më e dobët

“Kemi humbur, por, nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm, mund ta kishim mbyllur ndeshjen me fillimin e pjesës së dytë, ku kemi shpërdoruar disa raste të pastra shënimi. Pika më e dobët e jonë mbetet sulmi, që nuk ka funksionuar sërish siç duhet. Duke mos i shfrytëzuar mundësitë tona, i dhamë mundësi kundërshtarit që ka shfrytëzuar mjaft mirë kundërsulmin dhe na ka ndëshkuar jo pak në këtë takim. Po nuk shënove, gjë që ne nuk e bëmë në pjesën e dytë me rastet tona, e pëson, ashtu siç na ndëshkoi Vllaznia neve.”



Vata: Vetëm në pjesën e dytë ishim më lart

“Ka qenë një fitore e merituar për skuadrën tonë dhe unë jam i kënaqur nga loja që ka zhvilluar ekipi. Them se kemi pasur edhe pak fat, pasi Apolonia ka luajtur jo keq dhe shpesh na rrezikoi. Në pjesën e parë ka qenë përgjithësisht një lojë e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë kualitetet e skuadrës sime bënë diferencën, çka solli dhe fitoren. Tashmë na duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme, ku do të kërkojmë në çdo takim maksimumin, pasi vetëm kështu mund të ecim me sukses drejt realizimit të objektivave tona.”



TË VEÇANTA

- E treta humbje radhazi e Apolonisë në shtëpinë e vet. Pas Teutës (0-1) dhe Tiranës (1-2), edhe Vllaznia e Shkodrës “gradohet” fituese në “Loni Papuçiu”.

- Në 9 javë kampionat, Apolonia ka shënuar 7 gola, më pak se sulmuesi i Vllaznisë, Sukaj, që i vetëm ka shënuar 9 gola.

- Në minutën e 71-të, gjysmë metri brenda fushe është parë një fëmijë dhe vetëm bilbili i gjyqtarit e ka kujtuar që të dalë përtej vijave kufizuese.

- Apolonia nuk ka kryer asnjë zëvendësim në këtë ndeshje, ndonëse në stol ka pasur 5 futbollistë, ku përveç Xhixhës, katër të tjerët vinin nga skuadra e të rinjve.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1770 sec, 0.0582 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,239kB