Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
04
11.2011

Argjinaturat, kërkohen roje për të shpëtuar 60 km diga

:::ShkoderZemer
Panorama “Është e pamundur që të menaxhohen dhe të monitorohen 60 km argjinatura që ka qarku i Shkodrës, vetëm nga ana e Bordit të Kullimit. Ne kemi qenë dikur ndërmarrje me 500 punonjës, ndërsa sot numërohen vetëm 50 të tillë, për të gjithë qarkun Shkodër. Ne kërkojmë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe të njësive vendore,


që të bëhet ruajtja e këtyre argjinaturave, të cilat u rikonstruktuan me shumë mund e sakrifica”, kështu u shpreh drejtori i Bordit të Kullimit në Shkodër, Rudolf Rasha, në mbledhjen e parë të Shtabit të Emergjencave në qarkun Shkodër. Sipas tij, lumi Buna është i lakmueshëm nga subjektet private që duan të sigurojnë të ardhura nëpërmjet shfrytëzimit të inerteve, gjë e cila dëmton së tepërmi argjinaturat. “Me fuqinë punëtore që kemi në dispozicion ne, e kemi të pamundur që të ruajmë, të mbikëqyrim dhe të menaxhojnë 60 km argjinatura që ndodhen në qarkun e Shkodrës”, tha Rasha. Shqetësimit të kreut të Bordit të Kullimit i është bashkuar edhe kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu. Në cilësinë e kryetarit të Shtabit të Emergjencave civile, Cungu kërkoi që të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes Policisë së Shtetit, Njësive vendore si dhe Bordit të Kullimit, ku të jenë të përcaktuara qartë detyrat dhe të drejtat e secilit prej këtyre institucioneve, që kanë të bëjnë me menaxhimin e argjinaturave që sapo kanë përfunduar së rindërtuari. Mësohet se gjatë këtij viti qeveria ka investuar rreth 10 milionë dollarë për rikonstruksionin e 23 km argjinaturë në qarkun e Shkodrës, me qëllim minimizimin e përmbytjeve. Një pjesë e mirë e këtyre argjinaturave ishin dëmtuar tërësisht, pasi kishin mbi 20 vite që nuk ishin mirëmbajtur dhe as që kishin pasur ndonjë ndërhyrje në to. Kjo bëri që vitin e kaluar ato të depërtohen me lehtësi nga ujërat apo të çahen, duke e çuar në 14 mijë ha sipërfaqen e përmbytur në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë që fatura financiare ka arritur në mbi 20 milionë USD. Në takimin e djeshëm, Rasha i kërkoi qeverisë të parashikohet edhe një ndërhyrje në zgjerimin e kanalit të Mërtemzës. Kjo do të bënte largimin sa më të shpejtë të ujërave nga tokat e fshatit Trush. “Nëse në lumin Buna do të kemi shkarkime të nivelit 1700 m3/s, shifra këto që arrihen në momente të veçanta pothuaj çdo vit, është e pamundur teknikisht që uji të largohet nga tokat e Trushit, prandaj lipset zgjerimi i këtij kanali”, u shpreh Rasha.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1509 sec, 0.0399 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB