Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
30
10.2011

Liqeni i Shkodrës rrezikon të kthehet në moçalishte

:::ShkoderZemer
Mapo - Edhe pse nga të dyja qeveritë, ajo malazeze dhe shqiptare janë shpallur si zonë e mbrojtur nga shteti, ky liqen nuk përfiton asnjë investim. SHKODËR Pavarësisht projekteve të shumta, takimeve, konventave dhe marrëveshjeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi lidhur me Liqenin e Shkodrës, ku në shumë raste ndërmjetësues e financues kanë qenë organizma ndërkombëtarë, Liqeni i Shkodrës aktualisht ndodhet në një situatë shumë të rëndë dhe ndërhyrja

e drejtpërdrejtë në të ende nuk duket. Liqeni i Shkodrës po shkon drejt kënetëzimit, ndërsa sensibilizimi i të gjithë faktorëve do të mund të frenojë këtë proces. Kjo është theksuar në takimin trajnues të zhvilluar në Shkodër, në kuadër të një projekti të financuar nga BE-ja dhe ku partnerë janë Instituti i Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri(INCA), shoqata “Green Home” në Malin e Zi dhe Forumi ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës.

Specialistët

Faktorët që ndikojnë në situatën ku ndodhet aktualisht liqeni, e cila sipas specialistëve është më e rënda e parë gjatë ekzistencës së tij, janë disa dhe shtrihen në dy vendet që lagen nga ujërat e këtij liqeni, Shqipëria e Mali i Zi.

Jelena Morojeviç, e shoqatës “Green Home” në Mal të Zi, shprehet se “Liqeni i Shkodrës është zonë e mbrojtur nga dy vendet, nga Mali i Zi dhe Shqipëria, por që nuk ka atë nivel të mbrojtjes që duhet të ketë, të paktën në letër, pasi ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në ndotjen e liqenit, qofshin nga Mali i Zi, qofshin dhe nga Shqipëria. Në Mal të Zi kemi problemin e theksuar të ndotjes që vjen nga kombinati i aluminit në Podgoricë dhe kimikatet nga ky kombinat lëshohen në lumin e Moraçës dhe më pas shkojnë në liqen, e që gjithsesi paraqet një problem të madh për këtë sistem ujor. Por ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në ndotjen e këtij liqeni, siç janë ujërat e zeza në të dy vendet. Aktualisht, kombinati i aluminit punon me kapacitete të ulëta dhe vitin e fundit nuk kemi pasur situatë të keqe në pjesën tonë të liqenit nga ky kombinat, por ka raste sporadike që ndodhin, për të cilat opinioni publik malazez është i njohur. Sa herë që ndodhin raste të tilla, komisioni i mbrojtjes së ambientit del në terren dhe verifikon shkallën e ndotjes. Por problemi ekziston dhe pala malazeze është e vetëdijshme për këtë. Shpresojmë që qeveria të marrë masa shtesë për eliminimin e kësaj ndotjeje nga kombinati i aluminit, sepse ky problem duhet të marrë zgjidhje afatgjatë dhe pa një zgjidhje të tillë liqeni mbetet i kërcënuar. Është një problem i madh si për Malin e Zi, ashtu edhe për Shqipërinë”.

Masat

Prof. Dr. Mahir Hoti, specialist i gjeografisë fizike dhe mjedisit, shprehet se

“është i rëndësishëm edukimi me kulturën e ruajtjes e të mbrojtjes së vlerave shumë të rëndësishme që natyra ia ka dhënë Liqenit të Shkodrës. Pres që dhe shoqëria civile, edhe pse nuk ka ndërhyrje të drejtpërdrejta në liqen, të reagojë së bashku me qeverisjen vendore dhe strukturat e tjera, si dhe me komunitetin rreth liqenit. Duhet një ndërgjegjësim i madh që të ndalet dora e atyre veprimeve të paligjshme që në një mënyrë apo një tjetër janë prezente”. I pyetur lidhur me situatën aktuale në liqen, ku bimësia ka dalë në sipërfaqe, Hoti shprehet se “jashtë çdo lloj subjektivizmi është e qartë se në rrallë të parë, Liqeni i Shkodrës ka evolucionin natyror. Cektëzimi lidhet jo vetëm me thatësirën 4-mujore por dhe me shumë faktorë të tjerë. Të tillë janë përrenjtë e alpeve që zhavorrizojnë dhe e mbushin liqenin, pasi pendenca është e madhe, 770 m mbi nivelin e detit në krejt basenin, pra sipërfaqen prej 5108 km2 të liqenit .Është një terren malor ku ujërat vijnë me shpejtësi në drejtim të liqenit , pavarësisht se përrenjtë e lumenjtë e Mbishkodrës neve na duken si të thatë, për aq sa vijnë, po aq densivisht mbushin në dimër liqenin për shkak të pjerrësisë që kanë. Kjo është një rrugë natyrore. Liqeni i Shkodrës është i cekët dhe me prirje drejt kënetëzimit, kuptohet për një kohë relativisht të gjatë. Këtu ndikojnë mbushjet e mbetjeve ndërtimore e urbane dhe duhet t’u thuhet ‘ndal’ atyre. Dëmtimi më i madh, sidomos i peshkut vjen nga ndotja kimike prej kombinatit të aluminit në Mal të Zi”, - ka theksuar profesori.

Djana Kolaj




Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Liqeni i Shkodrës rrezikon të kthehet në moçalishte, ::bud:: 30 Oct : 17:19 Reply to this

Edhe sa dekada tjera duhet me degju qe ligeni po kthehet ne kente?

Ooooooooooooooo e kean marr vesht tesh 20 vjet e kusur po boll ma.



You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1663 sec, 0.0506 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB