Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
27
10.2011

Kombinati malazez po helmon liqenin e Shkodrës

:::ShkoderZemer
Panorama - SHKODER/ RIDVAN DIBRA - Kombinati i Aluminit në Podgoricë është një nga ndotësit më të mëdhenj kimikë të liqenit të Shkodrës. Këtë fakt e bëri të ditur Jelena Marojeviç, drejtoreshë e programit “Green Home” me qendër në Podgoricë në Malin e Zi. Megjithëse deri tani ia kemi hedhur “fajin” e ndotjes së liqenit shkarkimeve të ndryshme të zonave urbane


përreth tij, Marojeviç theksoi se një ndër ndotësit më të rëndë është kombinati i aluminit të Podgoricës. Deklarata u bë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës së liqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”. Projekti ishte pjesë e programit ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi (2007-2013), i financuar nga BE, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe shoqata “Green Home” në Malin e Zi, në partneritet me Forumin Ndërkufitar të liqenit të Shkodrës. “Shpeshherë është theksuar mbi dëmin që i shkaktohet liqenit të Shkodrës nga kombinati i aluminit në Podgoricë nga depozitimi i metaleve të rënda nëpërmjet mbetjeve të aluminit, por deri tani nuk kemi një zgjidhje afatgjatë. Megjithatë, ndotja vjen nga të dyja anët, ndaj duhet një zgjidhje afatgjatë në mbrojtje të liqenit të Shkodrës. Kombinati i aluminit, edhe pse me kapacitet të ulët, vazhdon të punojë akoma edhe sot, ku kimikatet dhe mbetjet e ngurta të metaleve të rënda të këtij kombinati fillimisht derdhen në lumin Moraça, nga ku më pas ato vijnë në liqenin e Shkodrës”, u shpreh Marojeviç. Sipas saj, nuk është bërë sa duhet në mbrojtjen e liqenit të Shkodrës, prandaj shpresojmë që qeveria malazeze të marrë masat e duhura. Projekti i Bankës Botërore ka parashikuar një financim me një vlerë prej 2.6 milionë dollarë për pjesën malazeze të liqenit të Shkodrës, nga ku pjesa më e madhe e kësaj shume do të shkojë për mbrojtjen e liqenit nga mbetjet kimike të këtij kombinati. Prof. dr. Mahir Hoti, në emër të shoqërisë civile, ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim nga të gjithë aktorët në ruajtjen e vlerave të këtij liqeni.
Liqeni, pasuri e madhe ujore
Liqeni i Shkodrës është nga më të vjetrit në botë dhe përbën një pasuri të madhe ujore për biodiversitetin, burimet dhe vlerat e mëdha kulturore për mikroklimën që ofron. Por, gjatë këtyre viteve të fundit, në sipërfaqen e liqenit të Shkodrës po vihen re mjaft dukuri negative që po shkaktohen nga dora e njeriut.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1841 sec, 0.0440 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB