Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
06
10.2011

Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass

:::ShkoderZemer
Balkanweb - Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By PassTIRANE- Eshtë hapur tenderi për ndërtimin e By Pass, i cili do të shërbejë si argjinaturë për qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur të shpëtojë pjesën perëndimore të qytetit nga përmbytjet e liqenit. Nga ana tjetër do të shërbejë si rrugë unaze për lidhjen e Shkodrës me autostradën Shkodër-Hani i Hotit dhe rrugën nacionale Shkodër-Tiranë dhe Shkodër- Velipojë.


Vlera fillestare për ndërtimin e këtij By-Passi me gjatësi 4.5 km dhe një gjerësi që shkon nga 11 metra deri në 54 metra, është 1.860.390.456 lekë.
Në tender janë ofruar 5 kompani, konkretisht kompania: "Ank" “Arifaj”, “Curri”, “Albavia” dhe “Salillari”.

Kompania ‘Ank’ ofroi shifrëm më të lartë 1.860.390.456 lekë. Shifrat e ofruara nga kompanitë e tjera janë: Kompania ‘Arifaj’ ofroi 1.206.205.299 lekë, kompania ‘Curri’ ofroi 1.544.610.216 lekë, ‘Albavia’ ofroi 1.559.611.935 lekë, dhe ‘Salillari’ ofroi 1.664.985.300 leke

Bashkia e Shkodrës beson se ndërtimi i By-Passi do të nxisë edhe zhvillimin social të zonës nga do të kalojë kjo rrugë. Bëhet fjalë për zonën tek Livadet, tek Ish-Zooteknika, të cilat janë populluar 20 vitet e fundit dhe ende nuk janë bërë pjesë integrale e qytetit të Shkodrës. Zona që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit dhe që shtrihet buze liqenit është rreth një e gjashta e sipërfaqes së qytetit.

Projekti u prezantua më 12 janar 2011, pak ditë pasi Shkodra përjetoi përmbytjen më të madhe të saj. Në prezantimin e këtij projekti zëvendësministri i Transporteve, Ernest Ndoka deklaroi se By-Passi në Shkodër ishte i pari projekt që do të ndërtohen për herë të parë në vendin tonë si nga përmasat ashtu edhe nga funksioni.
(s.g/Balkanweb)

Vazhdo Leximin...
Komenti 6printer friendly
Comments
Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass, Al Bundy 07 Oct : 08:24 Reply to this

Po u bakan rehat keshilltaret bashkiake, firmat e ndertimit e kusur.
Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass, Tirana 08 Oct : 06:01 Reply to this

Ne kjoft se, kjo veper ndertimit merret ose punohet seriozisht per te, kjo rrug do te kthehet ne nji veper artit ,kshtu mendoj un sepse, per mbi ket rruge, do te ndertohen rruga e makinave, rruga e kamsorve, rruga e bicikletave,midis ketyne rrugeve, duhet te mjellen peme, lulishta te ngushta, e plot me bar,nen pemet qe kan me u mjell duhet te vehen stola, per 3-4 persona afer stolave duhet te vehen edhe kosha plehnash, por me kapak, qe kur te shkojn njerzit per me shetit, dhe me u ul masditeve, per me sodit prendimin e diellit, mos te vijn era e keqe, si neper do rrugica te Shkodres,anes rruges mund te ndertohen edhe Dugaj te ndryshme,pra nqs ndertohet pa hile, per mu kjo do te dalin nji prej rrugve ma te bukra qe ka Shqipnija ,shpresoj qe njerzit, qe kan ne dor shum gjana ne Shqipni, te kthehen e te mendojn ma teper per Shqipni, se sa per xhepin e tyne sepse pos mendove per vedi kerkush nuk mendon per ty.........
Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass, ALBERTSA 08 Oct : 11:20 Reply to this

Tirana e lumja ti sa enderr te bukur paske pa mram,,,,,,
Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass, Tirana 09 Oct : 06:09 Reply to this

Ke te drej ALBERTSA!!!! por, ne Shqiptarve e sidomos Brezit, qe lindi mas Luftes, se dyte Botnore na shkoj kjo jet tuj pa Andrra me sy hap, por kai her edhe ata Andrra bahen realitet,pra po provojm te shofim Andrra me sy hap, e tuj ja ba qefin vedit, se nuk ka met gja tjeter........
Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass, Al Bundy 09 Oct : 20:29 Reply to this

Per uren e Bunes u deshten gati 10 mu mbaru e kur u mbaru kishin 'harru' rrugen per biçikleta. Imagjinoni tesh per master projekte se ca ta po presin me ba.
Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass, ALBERTSA 09 Oct : 21:46 Reply to this

Sa her kan me i vjell lekt,hahaha.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1707 sec, 0.0452 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB