Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
03
10.2011

Liqeni i Shkodres po kthehet ne knet

:::ShkoderZemer
SHKODER - Liqeni i Shkodrës kthehet në kënetë. Më shumë se kurrë ai po shkon drejt degradimit të plotë. Tashmë në këtë fillim vjeshte ai është kënetëzuar plotësisht. Pamja që ofron një nga pikat më të preferuar turistike për zonën e Shkodrës


është rrënqethëse… Sipërfaqe të tëra janë kthyer në kënetë. Mbi 50 për qind e sipërfaqes së tij është mbuluar nga bimësia. Jo vetëm kaq por sipërfaqja e ujit është reduktuar si asnjëherë për shkak të thatësirës.
Në disa pjesë të liqenit, dy anët e tij po shkojnë drejt bashkimit. Specialistët vazhdojnë të japin alarmin i cili këtë herë duket se është një alarm jetë a vdekje. Sipas tyre bimësia ujore, ujërat e zeza dhe ato të bardha që derdhen në liqen prej 20 vitesh, mbetjet urbane, detergjentet me përbërje fosfori po kthehen në ekzekutues të Liqenit të Shkodrës. Indiferenca po shkatërron dhuratën që natyra i ka dhënë Shkodrës. Tashmë bashkë më kthimin e Liqenit në kënete po vijnë dhe probleme të tjera: era e keqe, insektet e shumta e bëjnë të pamundur qëndrimin në breg të Liqenit të Shkodrës. Turizmi ka pësuar një rënie të dukshme. Madje pronarët e lokaleve ngulnim këmbë që situata të mos behej publike se kështu nuk do tu vinin klientë. "Ju lutem mos e pasqyroni këtë situatë , pasi nuk do të na vijnë klientë në lokale. Ka kohë që kemi një numër të vogël klientësh në lokale," - shprehet një pronar lokali në Shirokë.

Në këto kushte, peshkatarët kanë mbetur thuajse pa punë. " Ne s´mund të dalim me lundra në liqen. Nuk mund të kalohet nga gjithë kjo bimësi. Po rrezikojmë jetën. Dalim, me vështirësi ndezim lundrat dhe kthehemi sërish me rrjeta bosh. Vetëm shpenzojmë karburant në rastet kur dalim," - pohon Hasani, peshkatar i vjetër.

(d.b/GSH/BalkanWeb)


Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Liqeni i Shkodres po kthehet ne knet, ALBERTSA 03 Oct : 19:23 Reply to this

Tana kto dhurata natyret qe kena do te shkojn drejt prishjes totale,me mirmajt liqenin duhen lek edhe njerz tu marr parasysh qe nuk kena asnjenen as tjetren esht vetem problem sa koh vonon me u prish ,,,,mu ba knet dhe ma von (na nuk kena me ken ne jet ma)mu ba grumbullim plehnash.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1753 sec, 0.0565 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB