Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
22
09.2011

Qerimaj: Edhe une mund ta braktis Shqiperine

:::ShkoderZemer
Erkand Qerimaj edhe një herë tjetër kërcënon se do të largohet në drejtim të një tjetër shteti, i cili do të mund t’i krijojë kushte më të mira për të ushtruar aktivitetin si peshëngritës, gjë e cila do t’i jepte më shumë mundësi për të arritur rezultate


të niveleve të larta në kompeticionet ndërkombëtare. E duket se tashmë ai po vlerëson idenë e ecjes në gjurmët e mundësit Elis Guri: “Nuk është çudi që edhe unë ta braktis Shqipërinë”.

Elisi u shpall kampion bote në peshën 96 kilogramë në mundjen greko-romake, pasi mposhti suedezin Xhimi Lindberg në Botërorin e Stambollit. Mundësi shqiptar, që prej dy vjetësh garon për Bullgarinë, ka fituar direkt të drejtën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, duke triumfuar në Kampionatin Botëror të Turqisë. Menjëherë pasi doli kampion bote, mediat mbajtën një qëndrim thjesht pasqyrues, por në rrjetet sociale pasoi një sulm i ashpër i opinionit shqiptar, i cili nuk nguroi ta quante madje edhe “tradhtar”. Por ja cilat ishin arsyet që e shtynë mundësin e njohur të largohej: Vetëm dy vjet më parë Guri ishte një nga sportistët më të mirë shqiptarë, pjesëmarrës edhe në Lojërat Olimpike të Pekinit.

Por, mosplotësimi i kërkesave ekonomike nga ana e Federatës Shqiptare të Mundjes, e cila në vitet e fundit ka qenë tërësisht e përçarë dhe me dy presidentë, bënë që ai të kërkonte "strehë" diku tjetër. Veç kësaj, ngjarjet në Asamblenë e KOKSH-it, në fund të vitit 2008, ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë të sherrit të plasur në sallë duke i dalë në krah Esat Ademit, e bënë Gurin jo fort të dashur në ambientet e larta sportive, të udhëhequra nga “kundërshtarët” e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Bullgaria i ofroi menjëherë një pasaportë dhe mundësi shkodran ia shpërbleu, duke i dhënë medaljen e bronzit në Europian pak muaj më parë dhe vetëm pak ditë më parë, medaljen e arit në Botërorin e Turqisë. Fakti që Guri është përbuzur dhe ofenduar në vendlindjen e tij, pas arritjes së suksesit të fundit, në mbrojtje të tij ka menduar të dalë peshëngritësi i njohur, Erkand Qerimaj. “Suksesin e Elis Gurit askush nuk duhet ta përçmojë pse ai doli kampion bote me Bullgarinë.

Thjesht e bëri këtë zgjedhje, pasi këtu askush nuk u kujtua për të, askush nuk i ofroi asgjë”, - theksoi peshëngritësi i njohur në arenën ndërkombëtare, falë rezultateve të mira. Por më pas Qerimaj mendon të shtrojë rrugën e një largimi të mundshëm të tij. “Edhe unë para pak vitesh e kam pasur një ofertë të tillë, por nuk e kam pranuar, - janë fjalët e Qerimajt për faqen online të lajmeve ‘Shkodra.com’. - Ka qenë zgjedhja ime, me shpresën se një ditë gjërat do të rregulloheshin në vendin tim, por deri në këto momente që flasim asgjë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht, një gjë e tillë, pse jo, mund të ndodhë edhe me mua; mund të vendos të largohem për të garuar për një tjetër shtet. Jemi shumë pranë medaljeve botërore, por për të arritur aty duhet patjetër ndihma e shtetit. Kjo aktualisht mungon këtu, prandaj ne ndihemi të zhgënjyer dhe detyrohemi të bëjmë zgjedhje, që ndoshta nuk i duam”, - rrëfeu peshëngritësi në fund të prononcimit të tij.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2685 sec, 0.0545 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB