Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
23
08.2011

Sheqeri, a mund te jemi te varur prej tij?

::bud::
Ka shumë njerëz që i duan të ëmblat, madje ka raste që nuk bëjnë dot pa to. A vepron sheqeri si drogë? Jemi apo jo të varur nga sheqeri?

1. Sheqer, çokollata, ëmbëlsira...

Një apo dy copa sheqer me kafenë e mëngjesit, një ëmbëlsirë në mesditë, dëshira për të pirë një soda me një copë çokollate pasdreke, ndonjë bonbone në makinë dhe për të përfunduar në mbrëmje, duke parë filmin, një copë tjetër çokollate.
eri ka mbërritur në shekullin XVIII.


Për shumë prej nesh, kjo skemë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Atëherë mos bëhemi gjë të varur?

2. A mund të flitet për një varësi ndaj sheqerit?

Për momentin, mund të thuhet se jo. Ndoshta jo aq sa të themi se ka një varësi prej tij, sipas organizatës botërore të Shëndetësisë. Një gjendje varësie periodike apo kronike ndaj disa substancave. “Mund të kemi një lloj tërheqjeje për sheqerin, thotë Jean-Michel Lecerf. Në disa raste, mund të kemi dhe sjellje komplusive, por nuk mund të flasim për një varësi në kuptimin psikiatrik të termit. “Varësia tregon një gjendje psikike dhe nganjëherë edhe fizike, që ka të bëjë me marrjen me tepri të një produkti, në mënyrë të rregullt dhe periodike, duke ndjerë efektet. Madje, ka raste që parapëlqehet që të shtohet doza për të pasur efektin e dëshiruar”.

3. Përse na tërheq shija e të ëmblave?

“Ushqimet e ëmbla, ashtu si dhe ushqimet me yndyrna, na duken si më tërheqëset, pasi ato na japin më shumë energji, pra janë më të nevojshme për mbijetesën.

Kjo tërheqje vjen nga larg: në uterus bebja mund të dallojë ndryshimin e përqendrimit të glukozës në gjak, ulja e glicemisë e lidhur me ndjenjën e urisë te nëna.

Truri kushtëzohet kështu që të bëjë një lidhje mes sheqerit, ushqim që na ndihmon të arrijmë menjëherë nivelin fillestar të glicemisë, me një ndjenjë të këndshme pas konsumit. Më pas edukimi ushqimor gjatë fëmijërisë, ndjesitë individuale, konteksti kulturor janë faktorë që ndërhyjnë për të shpjeguar konsumin e tepërt.

Në fakt sheqeri gjendet në shumë ushqime: te buka, salca e domates, salçiçet... një gjë e tillë na çon të konsumojmë me tepri dhe të kemi më shumë dëshirë për të konsumuar ushqime të ëmbla.

4. Kur mund të themi se hamë sheqer më shumë nga ç’duhet?

Kur konsumi i produkteve të ëmbla na pengon të hamë tjetër gjë. Mjekët thonë se sasia e sheqerit të thjeshtë, që nuk duhet ta kalojmë përbën, 10 për qind në maksimun të energjive të përditshme, afërsisht 50 gramë sheqer. Kjo korrespondon me 8 copa sheqer. Në këto 50 gramë duhet të llogarisim edhe sheqerin që ka në ëmbëlsira, reçel...

5. A është e nevojshme që ta heqim nga përdorimi?

Po, në raste se ka një problem shëndetësor: diabeti, mbipesha apo obeziteti. Në të kundërt, nëse jemi aktiv, me peshë normale dhe pjesa tjetër e ushqimit bëhet në mënyrë të ekuilibruar, atëherë nuk është e thënë. Të privohesh nga sheqeri, çka do të thotë nga një kënaqësi, nuk është një zgjidhje e mirë. Privimi dhe shtrëngimi sjell dhe një frustrim, që mund të çojë edhe në kompulsion. Prandaj më e mira do të qe që të hahej më pak.

6. Kur duhet të kërkohet ndihmë?

Kur je i detyruar ta bësh këtë gjë. Mund të jetë e nevojshme që të keni një ndihmë në planin psikologjik, derisa të analizohet shkaku i kësaj sjelljeje dhe për të gjetur të tjera zgjidhje për të hequr stresin.

7. Ushqimet me përmbajte sheqeri a mund të kënaqin këto pulsione?

Një gjë e tillë mund të ndihmojë të ulë përqindjen e sasisë së sheqerit që konsumohet zakonisht. Por më e rëndësishmja është të heqësh shijen e sheqerit. Në këtë pikë këto lloj ushqimesh nuk të ndihmojë.

8. A janë të domosdoshme për organizmin sheqeri i thjeshtë?

Gjyshërit tanë thuajse nuk e hanin sheqerin. Vetëm deseri bënte përjashtim, madje ata nuk hanin as fruta përditë dhe mbaheshin mirë. Duhet të kujtojmë se kallami i sheqerit ka ardhur në Europë gjatë Rilindjes, ndërsa panxhar sheq

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1568 sec, 0.0423 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB