:::ShkoderZemer
Tv1Channel Dy partite me te medha te koalicionit “ Aleanca per qytetarin” LSI dhe PR do jene pjese konstruktive ne keshillin e ardheshem bashkiak, dhe nje oponence e fuqishme me qellim zhvillinin e qytetit. Shprehen keshtu ne nje interviste per TV1 Channel Kryetari I LSi-se Edip Shiroka dhe Kryetari I PR-se Shkoder Namik Kamberi.
Shiroka shprehet roli I kesaj force politike ne keshillin e ri bashkiak do jete bashkepunimi me qellim vazhdimin e zhvillimit te qytetit. Ndersa sa I perket pretendimeve rreth posteve ne Keshill Shiroka sqaron se ato do ndahen ne formen proporcionale si deri tani si ne drejtimin e keshillit te bashkise si edhe perfaqesim ne Keshillin e Qarkut Shkoder.
Per aleatin tradicional te PD-se Partine Republikane, nuk do kete asnje pretendim ne deri tani do mbajme ato poste qe kemi mbajtur ne qeverisje. Diten e marte zhvillohet edhe mbledhja e parë për Konstituimin e Këshillit të Bashkisë Shkodër me rende dite:
I.Konstituimi i Këshillit dhe zgjedhja e Organeve drejtuese dhe përfaqësuese
1) Konstituimi i Këshillit të Bashkisë
2) Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë
3) Zgjedhja e Zëvendëskryearit të Këshillit të Bashkisë
II.Deklarimi i Vlefshmërisë së Mandatit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër dhe ceremonia e marrjes së detyrës.
III.Zgjedhja e Përfaqësuesve të Këshillit të Bashkisë në Këshillin e Qarkut Shkodër.
Ajo qe eshte me se e sigurt ne kete mbledhje nuk do kete perseritjen e situates se kater viteve me pare, kur per zgjedhjen e kryetarit te keshillit u zhvilluan dy raunde votimesh.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|