Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
28
06.2011

Nuk ka paqe nën çinar!

:::ShkoderZemer
Gazeta Sot Nga Besi BEKTESHI - Në natyrën mesdhetare e mesjetare të Shqipërisë, por edhe disa popujve të tjerë, ka qenë zakoni i kuvendeve të rëndësishëm të burrave në hijen e lisave ose çinarit sikundër e quajnë në Shkodër. Patjetër që duke qenë i madh, i vjetër, i rëndësishëm si pemë gjigande edhe njerëzit e kanë pasur


dhe e kanë një monument kulture, një trashëgimi natyrore të jetës së tyre. Rrapi apo çinari, janë një kulturë mesdhetare, por edhe diçka më sipër se Mesdheu dhe nuk ka dyshim se një pjesë e mirë e tyre janë edhe monumente kulture për nga vjetërsia. Qyteti i madh i veriut ka pasur disa, dhe ka edhe sot dy prej tyre akoma të lartë dhe të mëdhenj. Janë me kurorë të madhe, dhe me një trung që bën dallim për nga trashësia dhe nga plagët e jetës së tyre të gjatë të cilat kanë pasur sëpaku në Shkodër si luftëra dhe rrufe, por edhe ngjarje të mëdha që çinarët i kanë parë dhe jetuar. Bie fjala në 200 vite jetë çinarët e Shkodrës kanë parë luftë, tërmete dhe zjarre, vrasje dhe kuvende etj., etj. Por ka që janë akoma më të vjetër dhe historia e tyre është me kuvende burrash dhe marrëveshje të mëdha.Megjithatë e kam fjalën te rrapet apo çinarët si do që të njihen me emër nga Gjirokastra e deri në Shkodër për shtrirje historike dhe jo gjeografike që është shumë më e madhe e cila përmbledh edhe Kosovë dhe Çamëri. Historinë dhe takimet e burrave njësoj i kanë pasur. Mirëpo ku e kam hallin?! Ajo që është shqetësuese gjendet në folklorin shqiptar që ka të dhënën se nën Çinar-lis-rrap janë bërë kuvende dhe janë marrë vendime. Bie fjala në Bushat dhe po ashtu edhe në rrapin e Mashkullorës apo edhe në vende të tjera. Është thënë një diçka që ka mbetur në histori, janë nxjerrë përfundime dhe është marrë një vendim.Një ditë nën hijen e Çinarit të Hoxhdheut në afërsinë e qendrës së Shkodrës, po ndiqja me vëmendje “kontradiktat” me zë dhe figurë, që tregtarëve të rrugës të cilët përpara se të fillojnë shitjet, merren me politikë, pijnë kafe dhe hanë qebapë në hijen e çinarit, dhe flasin për politikë. Futen në polemika dhe përmendin emra individësh të lartë, ku dalin ... Berisha... Rama... Sala... Edi... Nano... Meta... PD... PS... Europa... Brukseli... Amerika... Obama... etj., etj. Ndodh nganjëherë që ju futet ndonjë klient në dyqan dhe nga entuziazmi i madh që i ka zënë, nuk luajnë të ndenjurat për ti shërbyer. Pra, pranojnë të humbin edhe ndonjë lek, vetëm e vetëm, të mos humbin fjalën e tyre në hijen apo mender jush... b...n e çinarit...! Merren me politikë të madhe, dhe me terma që shpeshherë nuk ju dinë kuptimin, flasin për miliona dhe kur i gjen në darkë pa delirin e bisedës politike, të tregojnë se nuk kanë fituar as 500 lekë të reja në ditë.Nejse, sot jemi në ditë të vërteta të konsumit të vogël familjar, në ngushticë të madhe financiare, sepse të gjithë e kanë ndjerë krizën e botës dhe sidomos të Greqisë te ne. Por akoma më shumë po ndihet kriza e vërtetë e jona, e politikës që luan keq në hijen e rrapit apo çinarit. Po ndihet qartë kriza e llapazanërisë kot, që shkakton pa asnjë mëdyshje mungesë energjie pozitive, mungesë së iniciativës private, mungesë të sigurisë në investim, dhe pse jo edhe mungesë të theksuar të dijenive të daljes nga kriza. Sot nuk mund të ketë hije çinarësh për të bërë kuvende, për të krijuar bashkim dhe vëllazërim për çështje të rëndësishme, për të marrë vendime të rëndësishme. Ato janë ndoshta monumente kulture që tregojnë se dikur...!? Sot ka institucione. Ka dhe duhet të ketë edhe ligje, por duhet të ketë edhe njerëz që dinë mirë historinë, për të ditur edhe rrapet, lisat, por edhe të sotmen me institucione. Kriza jonë e sotme është krizë e zvarritjes së institucioneve demokratike dhe mos besimit politik ndaj tyre. Por ka edhe diçka tjetër! Në qoftëse në krye të partive shqiptare vijnë njerëz që në origjinën e tyre nuk kanë pasur mundësi, trashëgimi dhe moralitet të madhësive bisede sa sëpaku një hije çinari, është e kotë që të merresh vesh me to. Ata që nuk kanë në ADN-në e tyre raportin me kuvendin e burrave, (sot ka edhe gra) ata që shikojnë botën dhe njerëzit nga lart poshtë në çdo moment, ata që nuk pranojnë që mbi kokën e tyre është diçka më e lartë, kurdoherë dhe kudo, nuk mund dhe nuk kanë për të bërë asnjëherë bisedë dhe nënshtrim ndaj hijes së madhe të pemës.Kush nuk e ka kuptuar edhe në Europë, se bojkoti ndaj kuvendit është një teori dhe praktikë sabotimi ndaj futjes në hijen e madhe të Çinarit... BE!? Nuk është fjala se kanë folur qartë Doris Pack dhe Jozef Daull dhe se janë të djathtë!? Në linjë të tillë janë edhe të majtët dhe për më tepër zoti Sëoboda. Të gjithë e duan opozitën në “hijen e Çinarit”, ose më mirë të them në Parlamentin e Shqipërisë. Është për të ardhur keq, por kur kryeopozitari nuk është anëtar i Parlamentit Shqiptar, dhe normalisht ka treguar se Kryebashkiaku ka më tepër rëndësi se sa drejtimi i partisë, i opozitës, politikës së madhe, nuk ka se si të respektohet pikërisht vendi ku shqiptarët kanë mundësi të merren vesh politikisht. Është si të thuash që kryeprijësi i gjysmës së shqiptarëve, nuk vjen, dhe nuk ka mundësi të vijë në kuvendin e burrave. Dikush mund të thotë se “kjo është mesjetare”! Megjithatë, Europa mbi zakonet dhe burrat e vërtetë të lashtësisë dhe mesjetës kanë sjellë edhe demokracinë dhe institucionet e sotme. Edhe ato kanë pasur një çinar, një rrap, një log, një kullë, një kështjellë, dhe një sallë të madhe, e sot kanë Brukselin dhe Strasburgun. Kush mohon një kalim të tillë, ose nuk do demokracinë dhe ADN-në e saj, ose pastaj kërkon të vendosë “rendin e ri” dhe me sa duket, nuk është bindur se si ndodh kur një njeri, merr përsipër të vendosë “rendin e ri”. Është provuar qartë dikur në fillimet e shekullit njëzet, që të dilet jashtë institucioneve dhe parullat ishin “mungon demokracia, nuk ka rend, jemi në krizë, kemi kriminelë sipër, jemi të shtypur nga klika dhe njerëz të korruptuar” dhe nuk kanë shkuar në hijen e Parlamenteve, por pastaj kanë mundur të krijojnë zemërimin e masave, krizën ekonomike dhe duke kalëruar mbi to, kanë përdhosur hijet e çinarëve dhe rrapeve, por edhe demokracinë. Pastaj kanë vrarë, kanë vrarë edhe veten, kanë zhytur akoma shumë më tepër në krim, vendin. Sepse, nuk kanë shkuar, nuk kanë biseduar, nuk janë ballafaquar nën hijen e çinarit, pra në Parlament. Kanë dashur të jenë jashtë një hije të tillë, të mos respektojnë ballafaqimin e burrave dhe mendimeve të tyre në sheshin e mendimit. Krijimi i një mendimi të tillë, një bindjeje të tillë anti institucion, anti kuvendim dhe anti ligj, është edhe teoria tashmë e vjetruar e dikurshme e “të resë” e cila risjell në jetë monokulturën e drejtimit të pagabuar njëshit dhe fajit kolektiv të atyre që e ndjekin pas. Normalisht që nuk është krejtësisht faji këtu, normalisht që është shkrehur një mekanizëm që e bën të fajshme të gjithë shoqërinë shqiptare, por është e habitshme që vazhdojmë të bëjmë edhe në shekullin e njëzet e një, fajet e dekadave, shumë dekadave përpara. Çfarë rëndësie ka se “nuk ka marrshim mbi Romë, ose natën e kristaleve” dhe kurrë mos të ketë, por ama ngjashmëria është e madhe. Nuk ka “sulm mbi pallatin e dimrit” por ngjashmëria është... vazhdon të jetë. Nuk më duken fjalë të tepërta dhe të rënda, sepse nuk janë të vetmet në Europë, as në botë, në ditët e sotme. Nuk janë të vetme, por demokracia nuk ju lejon më dhëmbët e hekurit, sepse ju a shkul që në fillim. Ne jemi me mundim të madh në afërsitë politike të Europës, jemi me mundim edhe në saj të fajeve tona të mëdha. Të individëve të cilët kanë marrë përsipër të rregullojnë të tërën, të bëjnë punën “kryesore”, të sistemojnë të gjithën. Për më tepër, individë të tillë, kanë pasur ide se deri gati afër fundit se i kanë të gjithë mbas vetes, po kanë besuar dhe kur janë bindur se nuk i kanë pasur, por kanë jetuar në mes frikacakësh dhe servilësh, mes njerëzve që vetë individi ju kishte larguar fjalën, mendimin dhe ju kishte lënë vetëm përkuljen... atëhere... kanë bërë aktin e fundit, që gjithsesi ka qenë edhe ai një krim. Sot nuk është kështu, por ama servilë, mendim hequr dhe fjalë larguar... ka! Të tillëve ju leverdis të mos jenë në Parlament, megjithëse rrogën të gjithë e duan. Po e duan.



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1931 sec, 0.0546 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,237kB