Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
23
06.2011

Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës

:::ShkoderZemer
Mungesa, shkak i shumë aksidenteve - SHKODER- Ndërmarrja rajonale e Rrugëve Shkodër po punon me intensitet të lartë për vendosjen e shpejtë të sinjalistikës rrugore në rrugën që të shpie në plazhin e Velipojës. Ndërhyrja po bëhet pas kërkesave dhe ankesave të vazhdueshme të Drejtorisë


  së Qarkullimit Rrugor të Qarkut Shkodër, pranë prefekturës dhe ndërmarrjes përkatëse për plotësimin e sinjalistikës së munguar në rrugën Shkodër-Velipojë. Specialistët e kësaj ndërmarrjeje, të ndodhur në terren që prej dy ditësh, shprehen se ndërhyrja po synon, që në këtë sezon turistik, rruga e Velipojës të mbahet në parametrat e duhura teknik të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, ndërhyrja po bëhet sipas një plani pune që ka filluar që me prerjen e largimin e barërave dhe ferrave që kanë zënë pamjen e shenjave të qarkullimit rrugor dhe ka vijuar me vendosjen e sinjalistikës vertikale në të gjitha vendet e munguara. Sinjalistika vertikale ishte dëmtuar që gjatë periudhës së përmbytjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe dëmtimet, apo heqjet e kësaj sinjalistike nga keqbërësit. Plotësimi i rrugës së Velipojës me sinjalistikën e munguar pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave, për të vijuar javën tjetër me një ndërhyrje tjetër në këtë rrugë. Ndërhyja tjetër e Ndërmarrjes rajonale të Rrugëve Shkodër ka të bëjë me mbushjen e gropave dhe dëmtimeve të tjera në rrugën e Velipojës. Përfaqësuesit e kësaj ndërmarrjeje shprehen se po përpiqen ta mirëmbajnë këtë rrugë me të gjitha mundësitë që kanë deri në përfundimin e procedurave të tenderimit, pas të cilave do të ndërhyhet për një performancë mirëmbajtje më të mirë të këtij aksi të rëndësishëm turistik. Ndërhyrjet krijojnë kushte më të mira qarkullimi dhe shmangie të aksidenteve që më parë ndodhnin për shkak të mungesës së sinjalistikës vertikale të rrugës dhe dëmtimeve të pjesëve të ndryshme të saj.

V. Abdyli


Vazhdo Leximin...
Komenti 5printer friendly
Comments
Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës, :::ShkoderZemer 24 Jun : 14:50 Reply to this

Shume vete kane humbur jeten ne kete rruge.

Ishallah keto sinjale parandalojne humbjen e jetes.

Shume vone jane kujtu me i vu por ndoshta ma mire vone se kurr.
Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës, ela 29 Jun : 13:17 Reply to this

Me than te drejten nuk ka sinjale qe i bajne me reflektu shoferat ne Shkoder. Jane zero shumica prej tyre nuk dine rregullat baze te shoferllekut. Deri kur te merren patentat me lek ne dore nuk kan me pushu kurr se ndodhuri aksidentet.
Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës, Al Bundy 29 Jun : 13:45 Reply to this

A e keni ba prove me kalu ne vija te bardha ne Shkoder? T'kalon dita tu prit se po ndalet ndonje makine me t'lan me kalu. Jo vetem kaq po kur e 'forcon' kalimin te shikojne si me ja pas sha tan pemen e familjes prej t'parit te i fundit.
Welcome to Shkodra. Qyteti ku makina t'merr perpara.
Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës, jimm 02 Jul : 11:27 Reply to this

edhe me nal makinen ne vija te bardha nuk kalon se nuk te beson a ke nal per me kalu personi a jo, manej skan faj vec shoferat, mjafton me hi te fotot e shkodraonline qe jan te bame prej nelt, a e shifni si duken njerzitsi dele ne mes te rrotondes tu pre rrugen vend e pa vend, rrezikun ja bajn vedit
Nis vendosja e sinjalistikës në rrugën e Velipojës, Al Bundy 02 Jul : 14:17 Reply to this

Asht e vertete qe edhe qytetaret nuk i zbatojne rregullat po edhe nuk kan faj se vijat e bardha duhet mi gjet me gps.

Mandej shume aty ne Shkoder jane ba efendi. Nuk begenisin me ba 200 metra ne kambe me shku me ble buken po marrin makinen. E bashkia nuk merr asnji mas per kufizimin e trafikut krejt te panevojshem ne qytet.

Ne fakt jam tu i ra ne qafe kot se kan pune ma te randesishme me ba ,si psh me rru pare per ndonje projekt a leje ndertimi.

Siguria dhe cilesia e jetes se shkodraneve nuk bjen pare. Bile as vota nuk bjen vota se prap i njeti person ka me ken kryetar bashkijet sikur asgja mos me ba per Shkodren e banoret e vet. Ai as fushate elektorale s'ka nevoje me ba se zgjidhet 'De facto' veç me votat e simpatizanteve , interesagjive dhe lobistave te tij qe perfitojne prej asaj qe pjesa tjeter e popullsise nuk shkon me votu.

Shihet sa bukur jane rregullu gjanat qe mos me pas alternative ne Shkoder ne menyre qe ata qe qeverisin sot ..te qeverison mot.



You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1952 sec, 0.0355 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB