Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
16
06.2011

Spitali i Shkodres shtohen shtreter dhe sherbime te reja

:::ShkoderZemer
Standard - Sherbimi shendetesor spitalor ne Shkoder ndryshon pamje. Pas nje nderhyrjeje totale qyteti verior shume shpejt pritet te kete nje spital pediatrik me siperfaqe shfrytezimi disa here me te madhe se ajo ekzistuese nje spital per te rritur pajisur me aparatura bashkekohore dhe nje poliklinike te qytetit krejtesisht te rehabilituar. Teksa nje godine e re


me nje kat per endoskopine 250 m2 do te vendoset ne krah te repartit ekzistues te diagnostikimit perballe poliklinikes dhe do te lidhet fizikisht me kete te fundit. Investim i Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes CEP dhe qeverise shqiptare. Punimet ne spitalin e rajonal te Shkodres jane inspektuar ditet e fundit nga guvernatori i Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes z. Raphael Alomar dhe zv.ministri i Shendetesise z. Bardh Spahia.
Â
Punimet
Zv.ministri Spahia e ka njohur guvernatorin Alomar dhe drejtues te tjere te larte te kesaj banke ne lidhje me ecurine dhe detaje te ketij ndryshimi rrenjesor qe po kryhet ne spitalin e Shkodres dhe ate te Tiranes. Gjate fjales se tij zv.ministri vuri ne dukje vendosmerine e qeverise shqiptare per te vazhduar investimet ne sektorin shendetesor me qellim ngritjen ne parametrat evropian te ketij sistemi duke i konsideruar zhvillimet ne kete sektor si teper te rendesishme per zhvillimin e vendit. Gjithashtu duke e falenderuar per bashkepunimin e deritanishem z. Spahia shprehu deshiren qe kjo fryme te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Nderhyrja ne infrastrukturen e spitalit rajonal te Shkodres ka filluar ne mesin e tetorit 2009. shte realizuar 67 e punimeve totale te projektit. Punimet jane perqendruar kryesisht ne godinen e pediatrise ku kane perfunduar 85 per qind e nderhyrjes. Godina e re e spitalit te Shkodres ka nje siperfaqe prej 5640 m2 metra katrore. Nga ana funksionale ne katin nen toke jane planifikuar mirembajtja farmacia arkivi magazina zona teknike. Ne katin 0 sherbimi Infektiv 14 shtreter sherbimi i TB me 14 shtreter dhe Sherbimi i Endoskopise. Ne katin I Neurologjia me 38 shtreter. Ne kati II dializa me 10 vende Nefrologjia ambulatore administrata. Ne katin III laboratori i gjakut dhe ai klinik administrate. Po ashtu kuzhina e re dhe lavanderia e re do te vendosen ne katin 0 dhe ne katin I te godines. Godina e Spitalit Pediatrik po rehabilitohet totalisht dhe nje kat i ri shtese ka perfunduar. Sherbimi i Pediatrise ka 53 shtreter - 6 shtreter reanimacioni. Poliklinika e qytetit. me te gjitha sherbimet mjekesore do te transferohet ne zonen e spitalit dhe nje godine ekzistuese me siperfaqe prej 1.100 m2 do te rehabilitohet per kete qellim. Po ashtu gjate fazes se trete sistemi elektro-mekanik do te permiresohet dhe nje transformator dhe gjenerator do te instalohen. Gjate vizites Alomar u shpreh se bashkepunimi per zbatimin e projekteve te financuara nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Evropes eshte nje shembull i vertete suksesi. Ne kete kontekst Alomar theksoi se fushat dhe projektet e perzgjedhura per financim jane thelbesore per procesin e integrimit evropian.
Z. Raphael Alomar ndodhet ne Shqiperi me rastin e mbledhjes se 46-te vjetore te Bordit dhe Keshillit Administrativ te Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes CEB. Ai ka zhvilluar takime me personalitete te rendesishme te vendit Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtem dhe zv.kryeministrin Edmond Haxhinasto.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1454 sec, 0.0439 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB