Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
16
06.2011

Masat e sezonit turistik, lokalet e natës do të mbyllen në orën 23:00

:::ShkoderZemer
Panroama - TIRANE – Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, u bëri të ditura dje strukturave të policisë detyrat për sezonin turistik. Në një komunikim me drejtues të Policisë së Shtetit, prefektë dhe drejtues të policisë në qarqe, ministri Nishani ka kërkuar marrjen e masave


të duhura gjatë verës për garantimin e rendit dhe qetësisë si dhe rritjen e sigurisë publike. Nishani u ndal në tri raste konkrete, sportet që duan përkujdesje të veçantë për sigurinë e personave që ushtrojnë kontrollin në përdorimin e motorëve të ujit, si dhe zhurmat që krijohen nga lokalet e natës pranë vendeve ku qëndrojnë pushuesit. Ai iu referuar rastit të disa ditëve më parë, ku një turiste çeke humbi jetën duke ushtruar sportin e kanotazhit. Ministri Nishani u kërkoi institucioneve përkatëse që të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme, që sportet e kësaj natyre të organizohen nga agjenci të licencuara. “Tashmë në Shqipëri ka federata të licencuara, të organizuara me njerëz të trajnuar, kanë guidat e tyre, e njohin terrenin dhe janë nën kontrollin e autoriteteve, të cilat monitorojnë veprimtarinë e tyre. Nuk do të vazhdojë të tolerohet që njerëz jashtë këtyre trajnimeve, në mënyrë gjysmë ilegale të ushtrojnë aktivitete të tilla, që nuk ofrojnë siguri për jetën e qytetarit”, deklaroi Nishani. Gjithashtu, ai u kërkoi strukturave të Policisë së Shtetit që të përmirësojnë etikën dhe mënyrën e komunikimit me qytetarët. Strukturave të Policisë Kufitare Nishani u kërkoi të shtojnë personel në pikat ku flukset e lëvizjes së pushuesve janë më të mëdha dhe gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin me shërbimet policore kufitare të vendeve fqinje për lehtësimin e lëvizjes së pushuesve. Me propozim të Ministrisë së Brendshme, qeveria e Shqipërisë ka miratuar pak ditë më parë planin kombëtar të masave për sezonin turistik. Veç planit që parashikon rritjen e masave në kufi dhe në akset rrugore, vendimi parashikon edhe mbylljen e lokaleve të natës në orën 23:00 gjatë ditëve të javës dhe lejimin e tyre deri në 24:00 për të shtunat. Po kështu, vendimi parashikon rregulla të ashpra për motorët e ujit, që nuk duhet të afrohen më shumë se 300 metra nga vija tokësore e plazhit me detin. Vendimi parashikon një sërë masash nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e trafikut sidomos në akset rrugore Durrës – Morinë, Durrës – Qafë-Thanë, Durrës – Vlorë, Shkodër – Tiranë, Tiranë-Durrës, Kakavijë-Gjirokastër-Fier-Vlorë ose Durrës dhe Kapshticë – Korçë – Elbasan – Durrës.

Vazhdo Leximin...
Komenti 2printer friendly
Comments
Masat e sezonit turistik, lokalet e natës do të mbyllen në orën 23:00, ~*Christel*~ 17 Jun : 17:44 Reply to this

Ishtu thojne per cdo vit! Ba me mbyll lokalet qysh ne 23.00 Velipoja vdes.
Masat e sezonit turistik, lokalet e natës do të mbyllen në orën 23:00, Al Bundy 24 Jun : 13:19 Reply to this

Ti mbyllin ti mbyllin se dona me fjet.

P.S: Ishalla ma bjen prap ajo Inna kamben atje kyt vere se s'ka me pas derr e lope qe ka me hanger lekura bastanash.Kam mi mbledh une mi gjujt ate sorren.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1490 sec, 0.0444 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB