Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
16
06.2011

Velipojë, ulen të ardhurat prej pushuesve

:::ShkoderZemer
Metropol - Ankohen pronarët e hoteleve dhe restoranteve - SHKODER- Moti jo i qëndrueshëm dhe pamundësitë ekonomike të mjaft familjeve të zonës së Shkodrës janë reflektuar negativisht në plazhin e Velipojës për sezonin e parë 15 ditor të muajit qershor. Administratorët e hoteleve dhe pronarët e vilave disa katëshe


, apo banesave normale që japin dhoma me qira gjatë sezonit veror shprehen se në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar ka një rënie të dukshme të pushuesve që shkon në 1/3 e tyre. Sipas tyre, ulja e numrit të pushuesve ka ardhur jo për shkak të rritjes së çmimeve nga ana e tyre, apo mungesës së kushteve, pasi tarifat janë të njëjta dhe komoditetet akoma më të mira, por për shkaqe të tjera. Ndër shkaqet kryesore renditen temperaturat e ndryshueshme, reshjet e papritura, si dhe ana ekonomike e mjaft familjeve, të cilat e kanë ndjerë ndjeshëm rritjen e çmimeve, kryesisht të artikujve ushqimore, gjatë gjithë vitit, e ardhur si pasojë e krizës globale. Ndër faktorët e tjerë, që kanë ndikuar në uljen e numrit të pushuesve në plazhin e Velipojës, pronarët e hoteleve dhe ndërtesave të tjera përmendin dhe ardhjen e një numri të vogël emigrantësh gjatë këtij muaji. Vitet e tjera emigrantët e ardhur që në fund të muajit maj luanin një rol të rëndësishëm për shtimin e numrit të pushuesve, pasi përveç familjes së tyre që kanë jashtë vendit merrnin për pushime në plazhin e Velipojës dhe pjesë të familjes që kanë në Shqipëri. Mosardhja që në fillim të sezonit veror të emigrantëve mendohet se ka si shkak jo vetëm kushtet klimaterike të këtij muaji, rëndimin e situatës ekonomike edhe në vendet ku jetojnë, por edhe vetë situatës politike që po jeton vendi ynë,që pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. Ndërkohë, në vështirësi për këtë 15 ditësh të parë të qershorit e kanë ndjerë veten dhe pronarët e bareve dhe restoranteve. Sipas tyre, xhiroja ka rënë jo vetëm nga numri më i ulët i pushuesve, por edhe sepse pushuesit që po frekuentojnë plazhin e Velipojës kanë filluar të gatuajnë më shumë nëpër dhomat e tyre dhe më pak të drekojnë, apo darkojnë në restorante, çka tregon një ekonomi më të dobët të tyre për këtë periudhë të parë të sezonit veror. Megjithatë, shpresat e pronarëve të hoteleve, të vilave, banesave dhe bar- restoranteve mbeten për muajt korrik dhe gusht, kur dhe moti pritet të jetë më i qëndrueshëm dhe emigrantët të jenë më të shumtë. Gjatë turnit të parë të sezonit veror të qershorit bie në sy dhe një numër më i vogël i pushuesve nga Kosova, të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e pushuesve në plazhin e Velipojës. Numri më i pakët i pushuesve vihet re dhe përgjatë plazhit, ku sektorë të tërë me shezlongje, apo hapësira të tjera të lira, qëndrojnë bosh edhe gjatë fundjavave, çka nuk kishte ndodhur gjatë së njëjtës periudhë të viteve të kaluara. Një pjesë e mirë e këtyre pushuesve e pranojnë faktin se janë kushtet ekonomike që i detyrojnë të frekuentojnë vetëm plazhet më me pak shpenzime e më afër Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër justifikohet me faktin se janë mësuar me pushime në ujëra të ëmbla e jo të kripura. Në fakt pjesa e miniplazheve përgjatë Liqenit të Shkodrës vazhdimisht ka qenë mjaft e frekuentuar gjatë muajit maj. Frekuentimi i liqenit lidhej me largësinë e vogël të tij me qytetin e Shkodrës, apo dhe të Koplikut, që i krijonte mundësi plazhi edhe pas pune e fundjavave, por arsyeja kryesore ishte uji më i ngrohtë se i detit dhe i lumenjve. V. Abdyli


Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Velipojë, ulen të ardhurat prej pushuesve, Emigranti_hupun 16 Jun : 11:27 Reply to this

Ca mos mu ul por Velipja asht si me ken tuj shku ne hale!!!, t'mysin plehnat e pluhuni, pa fut ktu cmimet e zhurma e lokaleve. I vetmi plazh ne bote qi s'ka banjo publike por njerzit shkojn e lirohen neper kacuba e ne det. Velipoja asht si me ken ndoj lagje e Kadaharit apo Somalis
Velipojë, ulen të ardhurat prej pushuesve, jimm 18 Jun : 08:31 Reply to this

hala skan plas aa, taman e the ti emigranti, atje kushtojn gjanat ma shum se ne evrope, ne restorante te kpusin edhe man barkun me dor se kan dyfishu cmimet dhe kan pergjysmu pjatat, plazh sda me than me pas vec disko kur mungojn gjanat ma elementare
Velipojë, ulen të ardhurat prej pushuesve, Al Bundy 24 Jun : 13:21 Reply to this

Njashtu si thojne kta ma siper asht po çka me ba se nji pjese e mire jane disi ' te detyrum' mi kalu pushimet atje.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1736 sec, 0.0376 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB