Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
03
06.2011

Pse këta dy muaj, kanë ardhur më shumë turistë se në çdo kohë tjetër?!

:::ShkoderZemer
Gazeta Sot - Besi BEKTESHI - Ka një “prurje” të jashtëzakonshme të turistëve të huaj në Shkodër dhe vendet e saj si muzeale dhe historike, por dhe kulturore sa është për tu habitur në mënyrë të veçantë. Në muajin prill, kaluan në Muzeun e Shkodrës mbi 800 të huaj dhe afro 1500 vendas, kurse në maj 1100 të huaj kryesisht


Nperëndimorë, kurse vendalinj, domethënë shqiptarë dhe kosovarë, mbi 2000 persona. Në kalanë e Rozafës janë ngjitur një numër impresionant vizitorësh që tregon pothuaj dyfishimin me vitin e kaluar. Cilësisht vizitorët janë kryesisht ata që prekin bregdetin dalmat dhe që nëpërmjet organizimeve të kompanive të udhëtimeve nga Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria, vijnë në Shkodër, por nganjëherë ulen në jug deri në Tiranë, dhe ka nga ato që shkojnë deri në Fier. Por ka pasur edhe vizitorë grekë nga jugu i Shqipërisë, të cilët normalisht me një bashkëpunim të shkëlqyer të agjensive të udhëtimit, kanë arritur në Shkodër duke parë gjithçka me imtësi. Mendohet që qershori dhe korriku të thyejnë për nga prenotimet, të gjitha rekordet e vendosura deri më tani.
Me një mesatare ditore të rendit 90 turistë të huaj të zyrtarizuar në grup, është tashmë një moment ku francezë dhe britanikë, gjermanë dhe hollandezë, por edhe italianët që nuk mungojnë asnjëherë, por ka dhe deri polakë e çekë, hungarezë dhe biles serbë dhe malazias, apo edhe portugezë dhe spanjollë, që po e bëjnë një ritual të vazhdueshëm vizitën në qendrat muzeale të qytetit më të madh në veri. Po pyesja edhe miq të këtij targeti kulturor në jug të Shqipërisë dhe aty po e njëjta gjë si në Berat dhe Gjirokastër dhe patjetër aty ku ka edhe plazhe, kjo vizitë është akoma më relaksive. Në malësitë e Shkodrës, ka pasur një rritje prej 30% në këtë pranverë dhe vera ka prenotime të jashtëzakonshme edhe për kapacitetet e tyre. Thethi, Razma dhe Boga, por edhe qëndra të ndryshme turistike po bëjnë tashmë gati ferliket dhe mishin në hell, sepse në fund të fundit, turistët sot janë edhe të organizuar dhe indipendentë. Në kohën që po flas ka mbi 12 grupe të vogla të cilat janë të vetakomoduara në malësitë e Shkodrës. Kam biseduar me turistë çekë dhe italianë, por edhe hollandezë që organizohen vetë në të gjitha rrugëtimet. Është një sasi prej 900 personash që nga fillimi i prillit dhe deri tani në fund të majit, që kanë vizituar pa prenotim dhe normalisht një pjesë e tyre kanë qënë vjet në mënyrë të organizuar. Statistikat janë, dhe gjinden në kalimin e kufirit dhe në qoftëse vjet ka pasur mbi 15.000 të huaj që kanë deklaruar organizimin dhe rreth 2000 që vijnë vetë, këtë vit vetëm dy muajt e kaluar kjo masë është prej 5000 vetash dhe rreth 1500 prej tyre kanë kaluar kur mbaroi edhe përmbytja.
Me që ra fjala...! Nga përllogaritjet e dala nga prenotimet dhe normalisht dhe idea e prurjeve në muajt qershor dhe korrik e gusht, por që vazhdon gjatë deri në tetor, shifra kësaj rradhe do të kalojë mbi 20.000 që vijnë në dy qendrat muzeale si kalaja dhe muzeu në Shkodër. Por ama nuk është kjo shifra reale e turistëve në përgjithësi. Ajo është mbi dy herë më e madhe. Pse kjo rritje dhe ky bom turistik?!
Nga një pyetësor i ngritur për këtë prurje të madhe, del se agjensitë e udhëtimit po kryejnë një reklamë të madhe për Shqipërinë. Kriza ekonomike në vendet europiane ka modifikuar edhe turistin, i cili me më pak financa në karta krediti dhe xhepa, po sulmon vende të cilat ju japin cilësi të reja në pamje, dhe ushqim e një harxhim të përmbajtshëm. Dita e kaluar në veriun e Shqipërisë, sipas harxhimeve të agjensive është pothuaj dy fish më e vogël se sa ajo në Kroaci dhe 60% më e vogël se në Mal të Zi. Nuk është se i mungon turisti Kroacisë dhe Malit të Zi, por tani është zgjatur udhëtimi i turistëve, duke përfshirë edhe Shkodrën. Kryesisht Shkodrën dhe nuk është se tani turisti është ekskluzivitet i agjensive malaziase, sepse janë simotrat edhe nga Shkodra dhe Tirana, që bëjnë punën e tyre në marrëveshje direkte dhe bashkëpunim. Por ka një të dhënë se mbi 80% e turistëve nuk shtyhen më në jug të Shkodrës dhe kjo sepse duhet të ngjiten sërish në Kroaci dhe Europë si kusht udhëtimi. Patjetër që tani ndihet qartë dhe tendenca për të krijuar edhe guidën më të madhe sidomos në afërsitë e Tiranës dhe Durrësit, për të përfshirë edhe të gjithë Shqipërinë. Shkodra ju ofron Muzeun, Rozafën, “Marubin”, urën e Mesit, Shirokën dhe Zogajn, Thethin dhe Bogën, Derdhjen e Bunës dhe Vilunin, por edhe Shurdhahun e Komanin. Gjithsesi është edhe qyteti dhe lagjet e vjetra me pedonalet e tyre. Tashmë kanë filluar të shkojnë edhe zonën e Drishtit edhe me rregullimet muzeale edhe atje, kështu që e gjithë zona duke përfshirë edhe malësitë është krejtësisht e kapshme në saj edhe të rrugëve të shtruara. Pra të mirë ditur, dhe të interesuar, guidat ishin pothuaj perfekte. Por çfarë kishte interesante në sqarimet e agjensive!? Për Shkodrën, dy agjensi njëra kroate dhe tjetra austriake, bënin me dije se qarku i Shkodrës, nuk kishte pasur kurrfarë problemi në zgjedhje dhe situata post përmbytje ishte tepër e mirë. Mbas këtij sqarimi dilte se me turistët e huaj kishte vite që nuk ndodhte asnjë problem në lidhje me sigurinë dhe kushtet e fjetjes, apo edhe udhëtimit që ishin tepër të mirë rregulluara në raport me të dikurshmen dhe me përmirësim vit mbas viti. Qartësisht dilnin edhe vendet ku mund të ushqehesh lirë dhe mirë dhe natyrisht aksesi i internetit, tashmë është pothuaj kudo.
Kjo më bëri përshtypje dhe nuk ka asnjë dyshim se kjo është edhe rruga më e mirë e ngritjes ekonomike në rajonin i cili ka vuajtur shumë në këtë drejtim edhe pse ka resurse të jashtëzakonshme. Një nga rritjet e mëdha të turizmit në veriun e Shqipërisë është momenti historik, dhe ky po zbulon edhe turizmin ekologjik të lumenjve dhe liqenit, por edhe të liqeneve të H/C-ve mbi Drin. I gjithë qarku i Shkodrës, po vizitohet nga të huajt dhe kjo ka sjellë që tashmë edhe infrastrukturat private të jenë shumë herë më të mira se sa edhe dy vite më përpara. Vetë privati dhe iniciativa e tij, kanë rritur sipas të dhënave të fundit me 25% kapacitetet pritëse, dhe normalisht në mënyrë të qartë është shtuar edhe cilësia në shërbim.
Të gjitha këto, janë edhe arsyet pse qarku i madh, ka shumë më tepër turistë këtë vit, shumë më tepër edhe se viti që kaloi, dhe ky është krahasimi më i mirë që mund të bëhet.
Një ndihmë të madhe ka dhënë edhe kriza ekonomike në Europë, sepse ajo ka sjellë edhe turistin me pretendime të një niveli mesatar dhe jo kaq shumë elitar. Por gjithsesi grupet tashmë nuk janë më me 10-15 veta maksimumi, sepse agjensitë po veprojnë edhe me grupet e mëdha prej 40-100 turistësh, në saj edhe të kapaciteteve të mëdha të pritjes dhe akomodimit, qoftë edhe dy ditë ose edhe për një ditë të vetme. Nga të dhënat deri tani del se është shtuar me rreth 30% qëndrimi në 48 orë e grupeve të mëdha dhe ky është një sukses në vete. Ky është edhe momenti i rritjes së turizmit në zonën e madhe të Shkodrës dhe patjetër që është rritja më e madhe e krijuar në 20 vitet e fundit duke sjellë kështu një optimizëm të jashtëzakonshëm edhe në sektorin përkatës të administrimit si lokal dhe privat të aseteve të mëdha turistike në përgjithësi.

Vazhdo Leximin...
Komenti 5printer friendly
Comments
Pse këta dy muaj, kanë ardhur më shumë turistë se në çdo kohë tjetër?!, lidabica 14 Jun : 11:55 Reply to this

Ky është edhe momenti i rritjes së turizmit në zonën e madhe të Shkodrës dhe patjetër që është rritja më e madhe e krijuar në 20 vitet e fundit duke sjellë kështu një optimizëm të jashtëzakonshëm edhe në sektorin përkatës të administrimit si lokal dhe privat të aseteve të mëdha turistike në përgjithësi.

Shume po me pelqen ky progres edhe per Shkodren Loce =D>

Pse këta dy muaj, kanë ardhur më shumë turistë se në çdo kohë tjetër?!, shkodrani ne mergim 14 Jun : 14:16 Reply to this

vijne dhe shohin se kush asht ky popull qe qeveria i mbyti 5 here mbrenda vitit,dhe votoi prape per ate qeveri;nuk iu dha shperblimet dhe prape votoi per kete qeveri,plehrat neper rruge dhe prape keto votuan kete qeveri,qyteti dhe plazhet mbyten ne mbeturina e ndertime pa leje dhe pra i votojne;,papunesia eshte e madhe,listat e borxheve jane te shumta dhe keto prape votojne pd,etj etj etj pra jane kurioz te dine se me te gjithe keto te mira qe qeveria dhe bashkia e ketij qyteti ju ben ketij populli,se si eshte e mundur te votojne prape pd.
kane ardhur te shohin se si qendron kjo pune,pra ky popull a ka sy per te pare apo qeveria ju ka dhene nga nje pale gjyslyke me vidio qe kur dalin ne rruge cdo gje ju duket jeshil,parajse,bollek,pra jete a je ma...
pra vijne te marrin pak eksperience prej shkodres.
pastaj sic ka thene dhe nexhmija(deshta me thane jozi)asht ba shkodra si venecia dhe saluku kur tha se shqiperia asht shpall miss bota.prandaj kemi dyndje turistesh si nga "vellezerit kosovare"qe mund te vijne me shpenzimet e pd apo te saliut si dhe nga te huajt per te pare venecian dhe miss boten.
Pse këta dy muaj, kanë ardhur më shumë turistë se në çdo kohë tjetër?!, lidabica 14 Jun : 21:06 Reply to this

aman se vetem me sha dini,po pse qeveria i permbyti ,a vec ketu ka pas permbytje,c'beni keshtu more,po u permbyt gjithe Evropa dhe pati edhe viktima dhe ketu asnje ,shyqyr Zotit,dhe ju .....
A po te pelqejne ajo ura e Bunes ty apo edhe ajo s'ben;)
Pse këta dy muaj, kanë ardhur më shumë turistë se në çdo kohë tjetër?!, shkodrani ne mergim 14 Jun : 22:16 Reply to this

nuk po futem me te shpjegu per pjesen e pare sepse nuk ia vlen te tregoj arsyet e permbyetjes dhe ndryshimit mes shqiperise dhe evropes si dhe per faktin asht diskutuar shume here ne kete forum,por po te pergjigjem per uren e bunes.
nuk e kam pa ala,por shume shpejt me kismet do e shoh por vetem po te kujtoj se kjo ure asht dashur te perfundoje disa vite me pare.bile ne 2007 kanditati i pd lorenc luka ne nje interviste pat shpalosur programin e tij nese do te vije ne pushtet dhe qe do ti realizonte ku nder ta ishte edhe ura e bunes.keshtu qe sot jemi ne qeshor 2011 dhe duket se e mbajti premtimin.(me mandatin e dyte).ashtu sic mbajti dhe shume te tjera si psh sinjalistiken,zonen industriale etj dhe asgje nuk ka ba.kuptoji pak me gjere gjerat dhe mos u ban naiv.
Pse këta dy muaj, kanë ardhur më shumë turistë se në çdo kohë tjetër?!, Emigranti_hupun 15 Jun : 09:56 Reply to this

Lidabica, nuk asht puna me u anku, e as me i qit bishta qeveris e as bashkis, po t'lutem plehna per vlera mos t'na shesin as qeveria e askush tjeter.

shkodrani ne mergim ka shum te drejt sepse me Shkoder e nme Shkodrant Sali Berisha ka nxjerr vetem kokrren e kujit tash 20 vjet, edhe mos te harrojm se pa shkoder mashtrusi Sali Berisha nuk kishte me egzistu hic, shkodra per te zes te vet asht arsyeja qi egziston rrenacaku e mashtrusi ma i madh ne shqipni Profesot Doktor Sali Berisha.

a Man mend mas mytjeve premtimet??? se do te thellohet Buna e do te bahen mrojtjes, pa fut ktu damshperblimet!!!

Faji thojn ne shkoder asht KOPIL.

Po edhe kjo qeveri e ka qelb me Shkodren!!!, pervec se na myti 5 here, ala se ka marr nji mas mos me i myt prap??? e ala si ka shperbly njerzit e fukarat, por ka shperbly militant e shum kriminela qi i shkojn mrapa PD-se si zorragji!!!

Kane ba 1 ure sakat, vetem me 2 kalime tash 19 vjet, qi Sali Berish rrencaku egziston bashk me partin e tij fale Shkodres e Shkodranve!!!, fondet e ksaj ure ja u ka fale nji shtet Arab tash plot 8 vjet, ky investim asht me nxjerr kujin e mu tall me kafsh, ja ma me njerz??? E ja ma me Shkodran???

Shkurt Sali Berisha meriton me ken ne kokerr te burgut, me pas kush me fut, se aty e kan vendin mashtrusat e rrencakt!!! por ca me ba, se na vet jena njaq te trash e njaq naiva, sa e lajm kyt qelbsin burr me na poshtnu si Shkoder, si Shkodran e si Geg'jan!!!

Per ma mashtrus e rrencak se Sali Berishen e partin e tij nuk gjen kund ne rruzull!!, sidomos per ne Shkodrant!!!

Si duket ti lidabic nuk je Shkodrane, dhe po ashtu nuk je pjesmarrse e zakonshme ktu se nuk kishe me fol kshtu!!! Kastan edhe nuk din premtimet e Sali Berishs qi i ka ba shkodres tash 20 vjet.

Premtimet e Sali Berish mashtruesit apo premtimet e rrenacakut Sali Berisha.

1. 2 parqe industriale (Koplik-Shkoder) me ul papunsin katastrofike qi ka shkodra, n'vecanti prej tana qyteteve e zonave tjera Shqiptare, fale Salis tash 20 vjet!!!. si permend ma SHUKU SALUK!!!

2. Ri-hapja portit te Buns. PREMTIM I 1992 SHIT. U PERMEND SHUM PARA SE ME FITU PD-ja PER HER TE PAR, para 6 vjrtve, ATHER VETEM KUR U PERMYT SHKODRA, TASH ASHT KTHY EDHE NJIHER NE BAZ, SI NE KOH TE XHAXHIT ENVER, S'PERMENDET MA PORTI, E AS THELLIMI BUNS!!!

3. Rruga buz drinit me Gjakoven. (mrapa u ba Rruga e kombit Durrs morine). SE PERMEND MA U HARRU EDHE KY PREMTIM.
4. 2 Rruga e alpeve . Shkoder-Kelmen dhe Shkoder-Dukagjin. SHOKU SALI NUK I INTERRSON MA SE ASHT BO TIRONS, SI XHAXHI.
5. Autostrada me 4 korsi e rrugs aktuale Shkoder Tirane.
6. Shkoder Han i Hotit, megjithse njihere qeveri aitaliane para 16 vjetve ka pa dhan 40 milion euro per kyt rrug e parashikume si autostrad, per arsye qi vetem qeveria Shqiptare e din sot qeveria italiane i ka ul fonder ne 31 milion euro, dhe ma shum asht rregullim i rrugs te vjeter qi ma pare rrezik shkon ne Kin, sesa me i grah ne kyt rrug qi don mu ba, ndoshta mas nja 16 vjetve tjera.

O i lumt mashtrusit e rrencakut, ish sekretarit te PPSh-se mashtruesit e rrencakut SALI BERISHA bashk me sherbtort e ri te tij qi me mashtrime po vazhdon me poshtnu SHKODREN DHE SHKODRANT.

Se ka fajin MASHTRUSI I MASHTRUSAVE profesor doktor SALI BERISHA , por fajet i kan vetem Shkodrant e Geg'jant-Veriort, qi ala i besojn, dhe pranojn mashtrimet e ish komunistit Sali Berisha.
[ edited 15 Jun : 10:04 ]

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1870 sec, 0.0518 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,261kB