Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
01
06.2011

Sezoni turistik Shkoder. Evidentohen problemet e shumta, shtrohen zgjidhjet

:::ShkoderZemer
Metropol - Sezoni turistik, prefekti mbledh vendorët. SHKODER- Prefekti i qarkut të Shkodrës ka iniciuar një takim me të gjithë drejtuesit e të gjitha institucionet shtetërore, njësive vendore dhe drejtoritë përkatëse, si ajo e policisë, e shëndetësisë etj, që janë të përfshira


në veprimtarinë e tyre edhe në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Takimi kishte si qëllim analizimin e punës së bërë deri tani, si dhe masat e tjera që duheshin marrë për mbarëvajtjen e sezonit turistik në qarkun e Shkodrës. Në këtë takim ra në sy mungesa e drejtuesve të pushtetit vendor të zonave të ndryshme turistike, me përjashtim të përfaqësuesit të Bashkisë së Shkodrës. Mungesa e tyre lidhej me faktin se komuna si ajo e Velipojës, Postrribës, Shalës, Kelmendit, ku ndodhen pika turistike janë në procesin e zëvendësimit të krerëve të tyre që pas zgjedhjeve vendore të 8 majit. Gjatë takimit, prefekti i qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, vuri në dukje prioritet që duhen të kenë parasysh institucionet për pasur një sezon sa më rezultativ turistik veror. Prefekti Cungu udhëzoi drejtoritë përkatëse që të veprojnë sa më shpejt në zonat turistike, në mënyrë që pushuesit të gjejnë ambiente sa më komode. Sipas Prefektit Cungu, nga të dhënat e mbledhura është konstatuar se deri tani është bërë një punë e mirë jo vetëm nga agjencitë shtetërore, por edhe nga ana e agjencive private për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Puna rezultative e deritanishme në favor të pushuesve u vlerësua nga prefekti Cungu si rrjedhojë e bashkëpunimit mjaft të mirë të pushtetit vendor, drejtorive përkatëse me institucionin e Prefektit dhe Këshillin e Qarkut Shkodër. Ndërkohë prefekti vlerësoi si tepër ndikuese në zhvillimin e turizmit dhe investimet e bëra në vite dhe kohët e fundit në qarkun e Shkodrës. “Para disa ditësh u hap Ura e re e Bunës, që ka pasur një impakt të menjëhershëm në rritjen e qarkullimit të udhëtarëve dhe të mallrave. Po ashtu dhe objekte të tjera të investuara në zonat turistike, si në Velipojë, në qytetin e Shkodrës, në rrugë, kanalizime gjatë vitit të kaluar dhe gjatë viteve të tjera, sigurisht kanë rritur cilësinë e jetës dhe të shërbimeve, që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit në qarkun e Shkodrës .Po ashtu, masat e marra për riparimin e infrastrukturës dhe të rrugëve edhe në zonat turistike malore, si në Razëm në Theth apo dhe zona të tjera si në Pukë kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë që pasqyrohet me ardhjen e shumë turistëve në këto zona”, theksoi prefekti Cungu. Nga ana e tij kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi, u ndal kryesisht tek problemet e hasura, siç është rruga e Thethit, furnizimi me energji elektrike në këtë zonë turistike. “Problem është zona turistike e Thethi, me energjinë elektrike. Këtë problem e kemi pasur vazhdimisht në konsideratë. Kemi pasur kontakte me të gjitha strukturat, por ende nuk kemi gjetur zgjidhjen e duhur. Probleme ka dhe në rrugën e Thethit. Shpresojmë që qeveria dhe fondi i zhvillimit të marrë shpejt vendimin për rregullimin e rrugës nga Boga në Theth. Probleme ka edhe në plazhin e Velipojës. Në këtë zonë jemi si të thuash në tranzicion, pavarësisht se administrata punon dhe drejtoritë përkatëse që kanë detyra në plazhin e Velipojës po punojnë. Tani duhet të përqendrojmë vëmendjen më të madhe në këtë plazh, pasi është më i rëndësishmi jo vetëm për qarkun tonë, por edhe në mbarë Shqipërinë. Aty ka probleme përsëri pak me furnizimin me ujë të pijshëm, por edhe me mbetjet dhe me ujërat e zeza dhe me disa rrugë dytësore. Duhet patjetër të gjenden zgjidhje për këto probleme”, theksoi kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi. Në takimin e së hënës, u vu theksi që krahas turizmit natyror në pikat e njohura turistike si Velipojë, Shirokë-Zogaj, Razëm, Theth të vijohet të punohet dhe më tej për tërheqjen e turistëve drejt zonave monumentale historike të Shkodrës. V. Abdyli

Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Sezoni turistik Shkoder. Evidentohen problemet e shumta, shtrohen zgjidhjet, Al Bundy 05 Jun : 18:53 Reply to this

Mu mbledh kekan mbledh. Evidenten e paskan evidentu.
Per mu s'kan qa bajne ma deri ne mbledhjen e rradhes. Ne vitin tjeter .
Sezoni turistik Shkoder. Evidentohen problemet e shumta, shtrohen zgjidhjet, SuperGirl 06 Jun : 11:27 Reply to this

Plehnat ne Velipoje ishin ne formen e tyne ma t'mire!
Me t'pas lezet shpirti. I kishin mbledh tana vende-vende. doshin me i pastru m'duket. si thu ti Mir, vitin tjeter!

(velipoje)
Sezoni turistik Shkoder. Evidentohen problemet e shumta, shtrohen zgjidhjet, :::ShkoderZemer 06 Jun : 17:04 Reply to this

Gjynah me e lane mbas doret per kaq e gja.. :///

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1952 sec, 0.0508 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB