:::ShkoderZemer
Balkanweb - SHKODER- Thyhet një tjetër bastion në qarkun e Shkodrës. Në komunën Ana e Malit kandidati PS ka fituar 1176 vota kundrejt kandidatit PD me 957 vota. Kjo është e disata komunë, prej kohësh bastione të PD-së të cilat bëhen të PS. Komuna Ana e Malit eshte nje tjeter komune e cila u demtua shume nga permbytjet e fundit ne verilindje te vendit.
Në qarkun e Shkodrës nuk ka përfunduar numërimi për 2 komuna, në Shosh, Pult. Në Pult janë numëruar 3 kuti ndërkohë që vetëm 1 kuti ka mbetur pa u numëruar, por gjithsesi për këtë komunë kryeson kandidati i PD-së. Ndërkohë që në komunën Shllak ku pati problem të dielën e 8 majit, procesi i votimit do të përsëritet këtë të dielë.
Ndërkohë, qe është konfiguruar këshilli bashkiak. Këshilli i ri i Bashkisë në qytetin e Shkodrës ka gjithsej 45 vende. Mësohet se 30 vende janë fituar nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”; 13 vende nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”, ndërsa nga një vend kanë fituar 2 parti jashtë këtyre koalicioneve, PBDNJ dhe Partia Mendimi i Djathtë Liberal.
Vazhdo Leximin...
Comments
Kush e vuri hajdutin dhe njeriun pa asnje vlere politike ne krye te Partise Socialiste, nuk ka asnje gje te perbashket me partin socialiste.. |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|