Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
16
05.2011

Rrëfimi i Salihit: Populli mendon se mund t’ia dalim

:::ShkoderZemer
Nga Altin Latifi ( NYON fifa.com) - Golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe i Rapidit të Vjenës për këtë sezon, Hamdi Salihi, ka një ndjenjë të përzier. Atij i jep krahë mbështetja dhe optimizmi i tifozëve shqiptarë se Shqipëria mund të kualifikohet në “Euro 2012”, por në të njëjtën kohë e “vret” realiteti, kur kthen mendjen


dhe kujton se çfarë pengesash duhet kaluar për të mbërritur në Poloni e Ukrainë, ku vitin e ardhshëm do të mbahet Evropiani. “Që nga fitorja kundër Bjellorusisë të gjithë në Shqipëri mendojnë se ne mund të kualifikohemi në “’Euro 2012’”, ka thënë goleadori i kombëtares shqiptare në një intervistë për “fifa.com”. Ai thotë se ka pasur një eufori të madhe te lojtarët dhe tifozët pas triumfit ndaj bjellorusëve (1:0), por tani kur kombëtarja është në prag të ndeshjes me Bosnjë-Hercegovinën, kjo eufori duhet të zhduket, të paktën nga mendja e futbollistëve. “Ishte ndjenjë fantastike të marrësh tri pikë nga ndeshja që duhej fituar patjetër. Gjithashtu bëhem edhe më shumë krenar kur kujtoj që unë shënova golin e fitores”, tha sulmuesi i Rapidit të Vjenës.
KUALIFIKIMI
Aktualisht, Shqipëria zë vendin e tretë në Grupin D eliminator me tetë pikë, aq pikë sa ka grumbulluar edhe Bjellorusia në vendin e dytë. Kuqezinjtë kanë lënë pas vetes përfaqësuesen e Bosnjës dhe të Rumanisë. Grupin e kryeson Franca me 12 pikë. Bosnja ka një pikë më pak se Shqipëria, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe tani është ajo që do të presë në Zenicë Shqipërinë, më 7 qershor. “Që nga fillimi e kam ditur se do të jetë grup i vështirë, sepse janë tri apo katër ekipe që duan të kualifikohen. Tani për tani, në bazë të renditjes, vetëm Franca e ka gati të sigurt kualifikimin. Nëse edhe ne ia dalim mbanë, atëherë gjithë shteti do të festojë”, tha Salihi. Hapi i ardhshëm në rrugën drejt Polonisë dhe Ukrainës për trajnerin kroat Josip Kuzhe do të jetë ndeshja në udhëtim kundër përfaqësueses së Bosnjës. Federata e këtij vendi, aktualisht është e pezulluar nga UEFA e FIFA, por deri në prag të ndeshjes mund t’i hiqet kjo masë, nëse zgjidh problemet që ka me statutin. “Ndeshja me Bosnjën do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, fitorja me Bjellorusinë na ka dhënë besim të madh, i cili na duhet për të kaluar futbollistët e fortë boshnjakë”, u shpreh Salihi.
RAPIDI
Salihit jo vetëm me kombëtaren po i ecën mirë. Këtë sezon ka shpërthyer edhe me Rapidin, ndonëse ekipi i tij nuk po kalon një edicion të mirë. Salihi deri më tani ka shënuar 17 gola dhe është vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit, Roland Linz. Që nga koha kur kaloi në Austri, ai gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes për golat që shënonte. Në janar të vitit 2007 kaloi te Riedi dhe deri në qershorin e vitit 2009, kur e braktisi atë për Rapidin, shënoi 32 gola. Në Vjenë, në dy sezonet e fundit është shënuesi më i mirë i skuadrës. “Kudo ku kam luajtur, gjithmonë kam punuar për skuadrën. Një sulmues nuk mund të bëjë shumë i vetëm. Ekipi po bën një punë të mirë dhe unë vetëm po luajë rolin tim”, tha sulmuesi, Hamdi Salihi.
Nofka “Bomberi”
Në intervistën dhënë për faqen zyrtare të FIFA-s, Hamdi Salihi ka shpjeguar se si i ngeli nofka “Bomberi”. Ai tregon se këtë e ka dhuratë nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç. “Kur Oto Bariç ishte në krye të Shqipërisë, gjithmonë nëpër media më krahasonte me Gerd Mylerin e famshëm. Për shkak të kësaj erdhi edhe nofka ime “‘Bomberi’”, ka shpjeguar Salihi. Katër vjet më parë, në një konferencë për mediat, Bariç e pati quajtur shkodranin si bomberin e ardhshëm të Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2436 sec, 0.0738 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB