Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
14
05.2011

Këshilli Bashkiak në Shkodër, PD-ja rimerr shumicën

:::ShkoderZemer
Panorama - Pas verifikimit të shifrave për zgjedhjet e Bashkisë, është konstatuar se qytetarët shkodranë, krahas besimit për kandidatin e djathtë, Lorenc Luka, i kanë dhënë votëbesimin e tyre koalicionit “Aleanca për qytetarin” për Këshillin Bashkiak. Kështu, nga 45 vende që ka ky këshill, 30 këshilltarë janë fituar nga Aleanca për Qytetarin,


13 nga koalicioni i së majtës, ndërsa nga një vend kanë fituar 2 parti jashtë këtyre koalicioneve, PBDNJ dhe Partia Mendimi i Djathtë Liberal. Ndërkohë që, përsa i përket numrit të këshilltarëve për secilën parti, bie në sy fakti që gjatë këtyre zgjedhjeve janë 16 subjekte politike, të cilat do të kenë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e ri. Në lidhje me numrin e këshilltarëve për secilin subjekt, PD-ja ka marrë 16 vende, PS-ja 7 këshilltarë, ndërsa kanë mundur të sigurojnë nga 4 vende LSI dhe PR. PDK do të ketë dy këshilltarë, më pas janë edhe 12 parti të tjera të vogla që kanë marrë nga një këshilltar. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike ka marrë dy këshilltarë më shumë se në zgjedhjet e kaluara vendore të vitit 2007. Po kështu, rritje ka pasur edhe LSI, e cila ka dyfishuar rezultatin e para katër viteve, duke marrë katër këshilltarë. Subjekti politik PS ka pasur një zbritje me 2 këshilltarë në raport me 2007-n. Po kështu, Partia Republikane dhe PDK kanë pasur zbritje me nga një këshilltar. Në këto zgjedhje, për herë të parë kanë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak, Partia Liberal Demokrate dhe PDIU. LZHK nuk mundi të marrë sasinë e votave të mjaftueshme për të hyrë në këtë këshill. Ndonëse procesi i numërimit të votave në KZAZ-në për bashkinë e Shkodrës ka përfunduar, vazhdon ky proces në dy KZAZ-të e tjera, 41 dhe 42, ku po numërohen votat për zonat e Nënshkodrës dhe të Mbishkodrës. Megjithëse me ngadalësi, ky proces në përgjithësi po ecën pa ndonjë problem. Një fakt që ka ngjallur interesin e banorëve të zonës është rezultati për komunën e Velipojës. Kjo pasi kandidati i Aleancës për të Ardhmen, përfaqësuesi i PDK-së, Pashko Ujka, është përballër me kreun aktual të komunës, kandidatit të koalicionit të djathtë, Nikollë Marku, i cili në fakt nuk arriti të siguronte numeirn e mjaftueshëm të votave për një mandat tjetër. PD-ja dhe aleatët e saj triumfuan në Shkodër dy ditë më parë, ku kandidati i saj, Lorenc Luka arriti të fitonte me mbi 9.500 vota diferencë ndaj rivalit të tij të PS-së. Luka u shpall fitues me 20.790 vota kundrejt 11.232 votave të socialistit Genc Uruçit. Kjo ka shënuar dhe diferencën më të thellë deri tani, regjistruar mes kandidatëve kryesorë në bashkitë e vendit. Numërimi për qarkun e Shkodrës ka përfunduar në dy rrethe, në atë të Pukës dhe në atë të Malësisë së Madhe, ku kandidatët e Aleancës për Qytetarin kanë fituar bindshëm. Në KZAZ nr. 43 të rrethit Pukë të gjithë njësitë vendore me përjashtim të njërës, komunës Fierzë, janë fituar nga përfaqësuesit e koalicionit për Qytetarin.
Të djathtët marrin 5 bashki e 20 komuna
Nga 33 njësitë vendore që ka Qarku i Shkodrës, kur ka mbetur pa u përcaktuar rezultati vetëm në komunën e Anës së Malit, Aleanca për Qytetarin ka marrë 25 njësi vendore, 5 bashki dhe 20 komuna, ndërsa koalicioni Aleanca për të Ardhmen ka marrë vetëm 8 Komuna. Ndërsa në komunën e Shllakut votimet më 8 maj nuk u zhvilluan, pasi nuk u arrit të shpërndahet në kohë baza materiale në 6 qendrat e votimit të kësaj komune. Ende nuk ka të dhëna se kur do të bëhen zgjedhjet në këtë komunë. Theksojmë se në Shkodër, krahasuar me rrethet e tjera të vendit, nuk ka pasur përmbysje të bastioneve. Veç komunës së Bërdicës dhe të Velipojës, të cilat janë fituar nga koalicioni i majtë, pjesa tjetër e Shkodrës është fituar nga PD-ja.
PDK thyen koalicionin e djathtë në Velipojë
Pas Bërdicës, edhe komuna Velipojë ka qenë surprizë, ku koalicioni Aleanca për të Ardhmen ka fituar ndjeshëm. Pas numërimit të kutive të 11 qendrave të votimit që kishte kjo komunë, në përfundim të procesit, fitues u shpall Kandidati Pashko Ujka, përfaqësues i PDK-së si pjesë e koalicionit të së majtës. Arriti të siguronte 2018 vota, kundrejt rivalit tij dhe kryetarit aktual të kësaj komune, Nikollë Marku, përfaqësues i PD-së i cili arriti të marrë vetëm 1461 vota. Tashmë Partia Demokratike, pas humbjes së komunës së Bërdicës, ka pësuar një tjetër zhgënjim në njërën nga komunat më të rëndësishme të qarkut të Shkodrës që ka qenë edhe bastion i saj, Velipojën. Fituesi, Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në këto zgjedhje lokale, Ujkaj kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen.
Keshilli bashkiak Shkoder
“Aleanca për Qytetarin”
PD-ja, 16 këshilltarë
LSI, 4 këshilltarë
PR, 4 këshilltarë
“Aleanca për të Ardhmen”
PS-ja 7 këshilltarë,
PDK 2 këshilltarë,
• 2 këshilltarë, parti jashtë koalicioneve, PBDNJ dhe PMDL
• 12 parti të vogla kanë marrë nga një këshilltar
Shkoder
Bashkia Shkodër, fiton Lorenc Luka, PD
Bashkia Koplik, fiton Ramadan Lika, PD
Bashkia Pukë, fiton Beqir Arifaj, PD
Bashkia Fushë-Arrëz, fiton Alfred Qafa, PD
Komuna Fierzë, fiton Vasil Muslia, PS
Komuna Gegjan, fiton Ndue Cara, PD
Komuna Qafë Mali, fiton Hilë Kola, PD
Komuna Blerim, fiton Ndoc Prendi, PD
Komuna Iballë, fiton kandidati Gëzim Vata, PD
Komuna Qelëz, fiton Fatmir Balaj, PD
Komuna Qerret, fiton Rrok Doda, PD
Komuna Rrapë, fiton Ndue Gjoni, PD
Komuna Dajç, fiton Arben Gjuraj, PD
Komuna Bërdicë, fiton Besnik Brahimi, PS
Komuna Velipojë, fiton Pashk Ujka, PDK
Kandidati i PD-së fiton komunën e Milotit
MILOT- Numërimi i votave për komunën Milot është shoqëruar më shumë me humor sesa me rivalitet mes dy kandidatëve që garonin përballë njëri-tjetrit. Si Ilir Haxhi, i Partisë Socialiste, ashtu edhe kandidati demokrat, Behar Xhaxhia, përgjatë gjithë procesit të numërimit kanë shkëmbyer herë pas here batuta mes tyre, duke evituar në këtë mënyrë edhe tensione të mundshme mes kampeve. Kandidatët qysh në fillim, për hir edhe të njohjes së tyre personale më të hershme, kanë bënë një marrëveshje për moscënimin e asnjë vote dhe për një ndarje miqësore e kjo situatë ka vijuar e qetë përgjatë gjithë ditës, derisa në fund të numërimit, kandidati i PD-së arriti të fitojë me një diferencë prej 176 votash më shumë se kandidati i PS. r.n

Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Këshilli Bashkiak në Shkodër, PD-ja rimerr shumicën, Al Bundy 14 May : 21:28 Reply to this

A thu do te kete ndonje kandidat per kryetar bashkijet ne Shqipni qe nuk ka nevoje me ba hiç fushate elektorale se e din qe e ka te fitume 'de facto', si psh kandidati i PD ne Shkoder?
Këshilli Bashkiak në Shkodër, PD-ja rimerr shumicën, Ultra-Shkodrane 14 May : 21:57 Reply to this

Tana i falen Lorencit dhe Jozefins bashk me Salen,vetem ne qoft se justifikojn vedin me pun, dhe me pun du me than me pun me ul papunsin qi ka Shkodra. Se bojnat, zifti, karrdramet uji e dritat na e kan thjeshtsu sado pak jeten por pa pun s'ka as zhvilllim e as te ardhme Shkodra. Shkurt Shkodra sot ma shum se kurr ka nevoj per investime per me ul papunsin masive qi ka Shkodra, mandej ne Shkoder ala sasht investu nji investim domethans deri tash. T'shofim per kto 2 vjet se cfar mrrekullinash kan me na ba Sali Berisha me Jozefinen.
Këshilli Bashkiak në Shkodër, PD-ja rimerr shumicën, jimm 15 May : 13:31 Reply to this

asht tragjike me zgjedh prej kandidatve at qe vjell ma pak dhe jo at qe punon ma shum, vetem kyt mundsi te napin ne shqipni

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1431 sec, 0.0464 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,238kB