Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
05.2011

Zonat e përmbytura në Shkodër i japin një shuplakë me votë qeverisë.

:::ShkoderZemer
Neni55 - Partia Demokratike ka fituar bindshëm Bashkinë e Shkodrës, por ka humbur besimin e zonave të përmbytura e përkatësisht Nënshkodrës. Nga 6 komunat e kësaj zone, Velipoja, Bërdica, Guri i Zi dhe Ana e Malit kanë zgjedhur përfaqësuesit socialistë të Aleancës për të Ardhmen. Madje dy prej këtyre komunave Bërdica dhe Guri i Zi fitohen nga socialistët për herë të parë në këto 20 vjet,


ndërsa Velipojë i rikthehet të majtëve pas 8 vjetësh, pasi herën e fundit që ajo drejtohej nga një socialist ishte në vitet 2000-2003. Deklaratat e shumta të kryeministrit për investimet në zonat e përmbytura por që u ripërmbytën të paktën 5 herë brenda vitit 2010 konsiderohen si një nga shkaqet kryesore të kësaj lëvizjeje dhe fitoreve të shumta në këto zona.

Përpara zgjedhjeve banorët e fshatrave të Gurit të Zi dhe Anës së Malit u shprehën optimistë se do të mund të merrnin paratë e shumëpremtuara të dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë për përmbytjet, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Shpeshherë në media ata deklaruan edhe faktin se edhe në paratë e ndara në përmbytjen e parë pati një padrejtësi të madhe dhe se shumë prej atyre që arritën të përfitonin ndihma në të vërtetë ishin persona që nuk i kishin vuajtur përmbytjet, ose ishin të afërm të atyre që merreshin me shpërndarjen.


Fitorja e kandidatit socialist në Velipojë u deklarua rreth orës 20:00 të së enjtes ku pas numrit të votive rezultoi se Aleanca për të Ardhmen mori 2006 vota përkundrejt 1459 votave të Aleancës për qytetarin, duke i lënë të majtëve komunën tetë vjet pas marrjes së saj.

Ndërkohë, në komunën Bërdicë dhe Gurin e Zi të majtët nuk kishin mundur të fitonin asnjëherë në këto 20 vjet, duke u konsideruar kështu edhe si bastione të të djathtëve. Por gjatë së mërkurës në këtë komunë, KZAZ nr.41 shpalli fitues Besnik Brahimin me 1273 vota përkundrejt 849 votave të kandidatit të pavarur Besnik Tahiri dhe 844 votave të Qamil Xhurretës të Aleancës për Qytetarin.
Ndarja e votave mes dy kandidatëve të djathtë që u shoqërua dhe me një fushatë elektorale me deklarata të ashpra nga PD-ja e Shkodrës dhe Xhurreta, ka ndikuar në marrjen e komunës bastion i PD-së nga PS-ja. Kjo është e dyta komunë bastion i PD-së që në këto zgjedhje merret nga PS-ja, pas asaj të Gurit të Zi. Por këto dy komuna të Nënshkodrës nuk janë të vetmet që ndryshojnë ngjyrë partie nga blu në rozë, pasi dhe Velipoja u fitua nga PS-ja, ku kandidati i saj Pashko Ujka fitoi ndjeshëm ndaj kandidatit të PD-së Nikollë Marku. Ndërkohë Ana e Malit është mbajtur vetëm një mandate nga të djathtët dhe më pas i është kthyer sërish të majtëve.

Nga gjashtë komunat e Nënshkodrës, e cila në vitin 2010 u përmbyt pesë herë, vetëm Bushati dhe Dajçi rikonfirmuan kryekomunarët e tyre të djathtë. Kreu i Bushatit pati mbështetjen e banorëve të tij për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë në këtë zonë. Ndërkohë për Dajçin u përfol se fitorja kishte jo pak të bënte edhe me presionet parazgjedhore ndaj kandidatit të pavarur.

Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Zonat e përmbytura në Shkodër i japin një shuplakë me votë qeverisë., valdet 14 May : 18:34 Reply to this

demokratet nuk kan dit me gjetur mire kandidatet e saj ne velipoj sipas meje ka ken kjo arsyja humbjes kandidati soxialist eshte nje person shum i respektuar ne te gjithe velipojen . kjo ka bere qe velipoja te harroje partine dhe te votoje personin qe respektohet nga te gjithe.
Zonat e përmbytura në Shkodër i japin një shuplakë me votë qeverisë., Al Bundy 14 May : 21:25 Reply to this

Vitin e kalum ne nje tavoline po degjoshe muhabetet e disa sipermarrsave qe po ndertonin disa godina ne toke te tjeter kujt krejt afer pallateve te Fishtes. Si humor po permenshin qe tradita e kryetarit te komunes Velipoje ishte me ba 2 vite ne post e 2 vite ne burg.
Zonat e përmbytura në Shkodër i japin një shuplakë me votë qeverisë., Ultra-Shkodrane 14 May : 22:07 Reply to this

Pamvarsisht se jam me PD-ne, t'rrim shtremt e t'flasim drejt, kta rrezikt qi jan permyt kan vujt shum dhe asgja sasht ba per ta me perjashtim te premtimeve. Edhe mu me mu pa myt shpija dhe me pa humb gjithcka si ju ka ndodh ktyne un kurr se kisha votu PD dhe sidomos me damshperblimet qesharake e politike qi jan ba.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1995 sec, 0.0634 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB