Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
12
05.2011

Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina

:::ShkoderZemer
Mapo - Pas numërimit të votave në bashkinë e Koplikut, kreu aktual i saj Ramadan Lika ka fituar duke marrë 2203 vota kundrejt 1543 të kandidatit të së majtës Nazmi Hasanaj. Në KZAZ nr. 41 ka përfunduar numërimi vitave të komunës Gur i Zi, por tek kutia e fundit, ajo e fshatit Vukatanë janë konstatuar parregullsi pasi proces verbalet nuk vulosur me 5 vula por


vetëm me tre. Kjo ka bërë që të kërkohet përsëritja e zgjdhjeve në këtë qendër votimi, për të cilën do vendosë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Pa këtë qendër votimi me 773 votues dhe që mban numrin 0344 , rezultati i kutive të tjera është në favor të kandidatit të Aleancës për të Ardhmen , Martin Lazri , përfaqësues i PDK , i cili kryeson me rreth 500 vota më shumë ndaj kreut actual të kësaj komune prej 3 mandatesh, Broz Marku, përfaqësues i PD .Martin Lazri ka marrë urimet e përgëzimet e përkrahësve të tij, por zyrtarisht ai akoma nuk është kryetar i komunës, deri tani bastion i PD pasi duhet pritur vendimi për qendrën nr 0344 të fshatit Vukatanë.

Komuna Bushat rikonfirmohet Zef Hila i PD-së

Kandidati i PD-së Zef Hila është shpallur fitues në Komunën e Bushatit me 4949 vota, kundrejt Gojart Salja ( AA,PS ) me 2138 vota. Zef Hila është për herë të pestë kryetar komune , dy here ka qenë kryetar i komun/ës Barbullush dhe pas bashkimit të kësaj komune me atë të Bushatit në vitin 2003 , për të tretën here zgjidhet kryetar i komunës Bushat. Në vitin 2007 , Hila kandidoi s ii pavarur dhe fitoi pas një proçesi që zgjati deri më 6 maj të vitit 2007 ku dhe u konfirmua nga kolegji zgjedhor fitorja e tij. Sipas Hilës , fitorja e tij lidhet me faktin se banorët e Bushatit kanë përkrahur projektet e tij, kanë patur besim dhe kanë investuar në përqindjet që duheshin paguar kundrejt përfitimit të projekteve të shumta të donatorëve e investitorëve shqiptarë e të huaj, por ka patur dhe investime të shumta nga qeveria shqiptare në këtë komunë.”Në këtë fushatë jam ballafaquar me premtimet e bëra para katër vitesh dhe rezultatet e arritura . Kjo ka sjellë besimin e nbanorëve të kësaj komune “.Banorët e Bushatit shprehen se Zef Hilën do të donin ta ta kishin kryetar dhe komunat e tjera dhe forcat e ndryshme politike. Komuna e Bushatit është ndër më të mëdhatë me rreth 17.000 zgjedhës

Komuna Rrethina, rikthehet majtas me Kleves Mujën

Kandidati i të majtës Klves Muja është shpallur fitues me 3159 vota kundrejt 2640 vota të Gëzim Hardollit kreut aktual të kësaj komune (AQ,PD), ndërsa ka marrë 970 vota dhe Lic Elezi , i pavarur i mbështetur nga LZHK , nënkryetar i komunës. Komuna Rrethina është drejtuar më së shumti nga e majta dhe vetëm në mandatin 2007-2011 ajo u drejtua nga Hardolli i PD. Është një ndër komunat më të mëdha të Shkodrës me rreth 16.000 votues Bashkia Vau Dejës rikonfirmohet PD me Gjon Markun

Gjon Marku kreu aktual i kësaj bashkie ka fituar ndaj Dedë Dodanit të PS-së i cili e ka drejtuar këtë bashki në një mandat më parë, 2003-2007. Në mandatin e kaluar, Gjon Marku ka kandiduar për të djathtën nën siglën e PDK , ndërsa më 2011 me PD-në.

Ndërsa në Komunën Kastrat Malësië e Madhe ka fituar Viktor Popaj i PD ka fituar kundrejt kandidatit të PS Tom Curri.

Qarku Shkodër

Bashkia Shkodër

PD Lorenc Luka 7946

Genc Uruçi 4684

36/72

Bashkia Koplik

PD Ramadan Likaj 1263

PS Nazmi Hasanaj 1101

4/8

Komuna Bushat

PD Zef Hila 4949

PS Gojart Salja 2138

48/48

Komuna Vau Dejës

PD Gjon Marku 2227

PS Ded Dodani 2206

26/26

Komuna Kastrat

PD Viktor Popaj 1910

PS Tom Curri 1457

33/33

Vazhdo Leximin...
Komenti 7printer friendly
Comments
Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, shkodrani ne mergim 12 May : 10:22 Reply to this

po shikojsha mbrame disa analiste nder ta edhe te pd,te gjithe ne ate emision u shprehen se nuk ishte suprise fitorja e pd ne shkoder dhe kaq dhe u kaluan ne biseden e tyre(pra nje injorim total),pra aq qe u morren me shkodren.me beri pershtypje edhe intervista e lolit kur tha nder te tjera se kam marre dyfishin e votave ne krahasim me 2007,kur dihet se ne shkoder 2007 ka marre 15849 vota kundrejt namikut me 10552 ndersa sot ai ka marrë 20798 vota kundrejt 11227 votave të Genc Uruçit.pra nuk arrij te shoh dyfishin ne kete llogaritje por vetem ka nje rritje prej 4949 vota me teper per pd kurse per ps 675 vota me teper ne krahasim me 2007.per mua nuk eshte nje fitore bindese e pd ne shkoder duke e krahasuar ate me numrin e popullsise apo me termin bastion i pd qe gjithmone ka marre shume vota ne numer.kjo rritje votash per mua shihet edhe me ardhjen e njerezve(te shperngulurve dhe paisja e tyre si banore te shkodres).po ashtu dihet se administrata e shkodres kane qene (nje pjese e mire e tyre)te detyruar te votojne dhe te fotografojne voten e tyre(kjo nje presion i njohur tashme ashtu si me mitingjet)por ashtu duke votuar edhe ne emrin tone(te emigranteve)per pd dhe si gjithmone nje pjese e mire jane vjedhur ashtu si dhe sot ne ditet e sotme.sic e kam thene jam demokrat ,jam per pd por e du pd pa jozin,salen & co se bashku me disa elemente te pd si pa deputet e sotemm te shkodres(dhe te nje pjese te deputeteve te tjere)qe jane te perlyer ne krime,ne hajdutllek,mashtrime etj etj qe ishin keto qe per mua ia prishen imazhin e pd.te gjithe e dine klanin e forte te jozit ne shkoder,grupin e saj,te gjithe e dine injorancen e lolit etj dhe jo se genci eshte me i mire se loli,ai eshte me hajdut,injorant,batakci etj etj.nuk me mbetet gje tjeter per te thene por urime partise socialiste ne fitore ne mbare shqiperine si dhe ne disa bastione te pd e cila kjo per mua ka nje domethinie te madhe.per mua ka ardhur koha qe pd te pastrohet njehere e mire nga llomi qe e ka rrethuar ate,te afrohen njerezit e afte dhe tju behet thirrje atyre dhe te paperlyer me hajni,krim etj etj ne shkodranet kemi nje shprehje qe peshku qelbet nga kryet dhe pastrimi duhet te filloje atje.
[ edited 12 May : 10:27 ]
Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, Gjylbegu 13 May : 12:55 Reply to this

Ne, shkodranet n'mergim i kena ndjek me ankth keto zgjedhje dhe me ju than te drejten m'bahet qejfi per Zotni Luken. Zotnia i mesiperm ne mergim (si un) nuk e ka edhe shum gabim kur flet per klanin e ketij e/ose t'kesaj,( edhe se nuk asht se nga ana tjeter jan ma t'ndershem) por duke qen ai nje njeri i informum per faktet, si demokrat i ndershem (qe po na shpallet) le t'flasin hapun, se n'demokraci (fal Sales & company) kjo gja i lejohet.
Nga ana tjeter du ta mbyll me 2 shprehje te 2 italiansh qe sigurisht jan ne histori. I pari asht ish-kryeministri dhe ish presidenti i Republikes Italiane, Francesco Cossiga qe ne librin e tij " FOTTI LA POLITICA" shkrun: " Politika asht nji drog prej t'ciles nuk dizintoksikohesh kurr" dhe shprehja tjeter vjen nga kengetarja e madhe MINA e cila i bjen shkurt me kangen (e shumkuptimt): " PAROLE, PAROLE, PAROLE" - S'fundit, e perfundoj perseri duke i uru pun te mbar Zotni Lorenc Lukes !! Gjith t'mirat Shkodres e shkodranve qe PADYSHIM, me shumic (e cfar shumicet) votash kan zgjedh ate qe SIGURISHT i ka bind ma shum ! (dhe faktete e demostrojne) )

Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, Al Bundy 14 May : 21:20 Reply to this

Une si shkodran ne emigracion kam kuptu qe ata qe gezohen per fitoren e Lukes ndahen ne dy kategori: kategoria e pare jane ata qe i kane interesat personale te lidhuna drejtperdrejte (ose terthort) me te. Kategoria e dyte jane emigrantat qe jane te thame prej mallit per Shkodren.


Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, Ultra-Shkodrane 14 May : 22:13 Reply to this

Shkodra s'ka pas rrug tjeter, mandej Shkodra s'ka za ne PS, dhe per PS Shkodra asht ashtu si ka ken per print e tyne qysh ne 1945. Gjithsesi as PDja s'ka ba ndoj gja te vecant me na rregullu jeten ne Shkoder dhe s'kuptoj se si kan me majt premtimet qi PD i ban gjithmon neper votime Shkodres.
Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, Al Bundy 14 May : 22:18 Reply to this

Ajo qe Ultra ka shkru ma siper :"Shkodra s'ka pas rrug tjeter.." asht arsyeja e vetme pse ka fitu Luka kyt here , e pse fitojne kandidatet e PD per çdo here.
Fatkeqsia jone asht mungesa e alternativave te besushme.

Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, jimm 15 May : 13:55 Reply to this

shkodra gjothmon ka votu pd po ca i dha pd shkodraneve ma shum se qytetet tjera? deri para 3 vjetesh shkodra ka ken shum ma posht se shum qytete tjera te mdhaja tesh kan ba 200 meter pedonale me 20 vjet demokraci, gjithmon veriu i shqipnis i ka dhan voten pd dhe si shperblim ka marr papunsin dhe mungesen e investimeve, dmth e kan lan ashtu si ka ken ne kohen e komunizmit. lorenc luka mund te jet njeri i mir po sa te jet jozi me salen ne krye ska me ba gja hajrit ne shkoder
Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina, shkodrani ne mergim 17 May : 13:31 Reply to this

gjylbegu
nuk e di a ke bere shkolle dhe a e din me ba llogari.
ka veten nje rritje me 4949 vota ne krahasim me zgjedhjet e heres tjeter,pra nuk ka dyfishim votash se ne se din pak math i bie qe heren tjeter ka marre 15849 vota dhe simjet ka marre 20798 vota dhe kjo rritje votash nder te tjera vjen dhe me faktet qe une te permenda me siper dhe nuk e di pse e ke te veshtire ta pranosh.
e dyta sic te kam thene dhe ne komentet e me perpara(gjithnje nese i ke lexuar)po te them se :po jam i ndershem dhe demokrat i ndershem(pyet te kam thene kusherinj te tuaj qe ne shkolle te mesme kur bejsha une muhabet kunder pushtetit ato ikshin si dhia si dhe sa i ndershem kam qene dhe vazhdoj te jem perseri,dhe gjerat i them hapur dhe nuk i them derrit daje sic eshte ajo shprehja dhe nuk i jam i shpallur por ma kane thene te tjeret kete gje).
nuk e di ku e mbeshtet ate gje kur thua qe ne demokraci kjo gje lejohet.do doja te disha ne cilin shtet te evropes kjo gje lejohet te pakten haptas(vjedhja,manipulimi,vrasjet,shperthimet etj???te pakten shyqyr qe e pranon qe ekziston nje klan ne shkoder.une nuk kam thene se pala tjeter eshte e paster por perkundrazi e kam luftuar edhe me ashper.
sa per shprehje apo referenca ju mund te perdorni sa te doni nuk me interesojne aspak se mua me intereson politika qe behet ne shkoder ne vecanti dhe shqiperia ne pergjithesi.jane duke marre vota gjithnje ne shkoder dhe akoma asgje skane bere per shkodren.nuk duhet te kenaqemi me nje rruge(qe prishet sa bjen shiu),me nje unaze (gjysmake) etj te cilat nuk sjellin asgje.eshte nje pune qe eshte dashur te kryhet tash sa vite(sepse fondi ka qene gjithmone per shkodren,por kryetaret tane e kane djegur fondin nga qeveria per arsye se jane socialistet ne pushtet.).
nuk e di kujt i thua ti fitore e demokrateve kur kemi nje aleance me nje krah te majte,kur nuk ka lene gje pa share te djathtet me perpara dhe salen ne vecanti;,kur sot ne shkoder po te kritikosh nje deputet te pd ose nje minister te pd te quajne qenke komunist,socialist apo ke deputet apo ministra qe jane femije sekretaresh partish,apo duke filluar me salen ne krye qe nuk ka ndryshuar aspak,skandale mbas skandalesh.po ti krahasosh sot zgjedhjet si parti dhe jo si koalicion pd eshte humbes i madh dhe per kete, pd duhet te nxjerre mesime dhe te beje pastrime duke filluar nga kryet dhe pastaj me klanet.ku eshte ajo pd qe ka fituar ne fillim ne shkoder dhe me cfare perqindje ,a mund te ma thuash z.gjylbegu ?apo interesi personal eshte ne plan te pare dhe te ka erresuar syte,sepse edhe nja dy kusherinj i ke te punesuar ne bashki(njerin bile e takova vjet ne shkoder dhe spo jap emra)apo ke harruar se ku punojne dhe nje me perpara ka punuar me shikundeh shkoj te luftoje ne vlore(v.b)dhe tani jep mesim ne universitet?une nuk flas ne tym(nese e ke vene re )por vetem me fakte dhe prova.nuk e di sa vjec je dhe sa aktiv ke qene ne marredheniet e pd apo me njerez e saj apo ne shkoder e gjetke dhe kjo eshte arsyeja qe disa nga ne ne forum ketu dime me teper se ju dhe flasim pa bindje politike.
ne ala zgjedhim nje kryetar qe te jete gjysem katolik dhe gjysem musliman,dhe nuk merremi se sa i afte eshte ky njeri dhe sa rreputacion ne shkoder ka ky person.sa vehte psh kane hedhur kandidaturen per kryetar te pd ne shkoder dhe jane terhequr nga presioni i klanit?besoj qe e din kete gje.
lexo dhe disa komente me siper apo dhe me perpara ne artikujt te tjere dhe pastaj hajde e diskuto por me fakte dhe jo ne tym,apo per interes personal qe dhe dikush mund te paguhet per te bere propogande neper forume.shkodra me te vertete simjet nuk ka pasur rruge tjeter por ka pasur nje rruge te vetme ate te absenimit.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1744 sec, 0.0561 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,262kB