Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
06
05.2011

"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE

:::ShkoderZemer
Tv1channel- Ne ambientet e Grand Hotel Europa eshte promovuar libri kushtuar Haxhi  Faik Hoxha  I titulluar “ Faik Hoxha para pasqyres se nje jete“ me autor Imam Muhamed Sytari Myfti I Shkodres.  Vepra e Faik Hoxhes ne krye te myftrinise se Shkodres per 12 vitet e sherbimit te tij eshte fokuesuar ne kete veper te sjelle ne drite nga autori Sytari. Per Arbe Hallunin


vepra ne fjale eshte nje monument pasi ka te bej me nje nga figurat me te rendesishme te Shkodres.

Autori I librir Imam Muhamed Sytari shprehet se vepra e Faik Hoxhes ne gjithe periudhen e qenderes se trij kunder shkatrruesve te vendit tone sic kane qene komunistet eshte nje shembull I mire dhe frymezim.

I biri I Haxhi Faik Hoxhes Qarshif Hoxha ne fjalen e tij shprehu falenderimet e vecanta per kete nder qe I behet vepres se Faik Hoxhes si prijes islam.

Ne promovimin e librit kushtuar Haxhi Faik Hoxhes me autor Muhamed Sytarin myftiun e Shkodres merrnin pjese Kryetari I Bashkise Luka, Kryetari I Qarkut Kolombi,  miq dhe te ftuar te shumte te cilet I njohin nga afer sakrificat qe Haxhi Faik Hoxha beri gjate gjithe periudhes komuniste ne sherbim te fese dhe atdheut duke vuajtur per 25 vite me radhe burgjet dhe internimet komuniste.


Vazhdo Leximin...
Komenti 13printer friendly
Comments
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, vj 07 May : 13:47 Reply to this

Te pergezoj zotni Muhamet per rrugen tende ne fushen e letersise dhe ne kontributin e madh qe jep per fene islame.
Desha te sugjeroj pak per librin kushtuar Faik Hoxhes .
Historia ne ditet e sotme ngaterrohet jo vetem ne vendin tone por edhe ne te gjith boten , nje pale i intereson me shkru dicka dhe ajo mbetet ne histori dhe njerezit nuk e marrin vesht kurre te verteten , koha po tregon se historia eshte bere dhe vazhdon te behet simbas interresave te disa paleve dhe grupeve dhe kur rrealiteti merret vesht eshte shume vone .
Kam lindur dhe jam rritur ne midis te Shkodres, me sa mbaj mend( shume perpara se te vinte demokracia)u diskutonte se Faik hoxha ishte ne burg per arsye fallsifikim dokumentash ne lidhje me ndihmat e popullit shqiptar mbas luftes se dyte boterore(kjo kuptohet ishte akuze e komunisteve).
ai qendroi 30 vjet ne burg dhe nuk kam ndegjuar per ndonje aktivitet fetar qe ai ka bere ne jeten e burgut dhe familja e tij ka jetuar ashtu si kemi jetuar te gjith te tjeret, te gjith ishim te persekutuar.
Mbas renies se rregjimit komunist Faiku doli prej burgut por nuk ishte nder aktivistet e hapjes se xhamis.
Morem vesht se Faik hoxha u emerua myftia i Shkodres , nje titull shume i madh por ne besuam se ai do ta justifikonte ate nder qe i beri Shkodra.
Por ne shkodranet u befasuam ne vitin 1994 kur Faiku u ba pjestar me disa njerez( qe e quanin vedin te persekutuar)dhe me ndihmen e disa njerezve ne pushtet te privatizonin hotel Rozafen qe dihet qe kjo ndertese eshte ndertuar ne token e familjes Lacej, te xhamis dhe te kishes ortodokse.
Une di nje hoxhes tjeter qe i eshte ofru te marrin pjese ne kete bisnes jo te ndershem (nuk po i jap emer)dhe ai nuk ka pranu duke thene'' se ajo eshte prone e tjeter kujt )......
Keto ishin disa gjana qe mbaj mend rreth figures se Faik Hoxhes.
Mendoj se duhet ti jepet more prioritet atyre qe moren guximin te hapin xhamin e pare dhe te gjith popullit te Shkodres musliman dhe katolik per heroizmin qe tregoi ne ato dite kur komunizmi nuk kishte perfunduar ende dhe disa qe sot hiqen si heroj pritnin neper shtepija tja binin demokracine dhe lirite fetare gadi.........Megjithe ate per moshen tende te pergezoj per rrugen tende por duhet te dish se nuk eshte e lehte te besh histori dhe per me teper kur nuk e jeton.
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, :::ShkoderZemer 07 May : 14:16 Reply to this

Vj, po merresh me thashatheme..
Veprimtaria fetare e myftiut asht e njoftun shume mire nga te gjithe sepse ishte per nje kohe te gjate myfti ne Shkoder.

Vetem pse ti nuk i din, nuk don me thane se nuk ekzistojne arsyet e shume gjanave.


Ndoshta eshte mire me lexu librin nje here para se te shkruash se cfare ke degjuar neper thashathemet e rrugve.


Re: "Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, vj 07 May : 23:46 Reply to this

une nuk merrem as nuk jam marre kurr ne jeten teme me thashetheme, por une te tham ty qe je shume ma i vogel se une mos u mundo me me ul mu per shkak se don me ja ferku shpinen faik hoxhes se feja nuk thot keshtu , mu pergjigj vetem nje pyetje A eshte faik hoxha njeri ne ate grup qe bente pjese ne vitin 1994 qe bene prone te tyre hotel rozafen duke shkelur ligjet dhe vendimin e gjykates kushtetuese qe ja dha pronarit te tokes te drejten e blerjes se hotelit? ku aty ban pjese edhe xhamia qe ti e din fort mire sepse je tu luftu me marr keto prona ......dhe kjo vjen prej ketyre njerezve mekatar........ kontrollo se sa te drejta ndertimi te paligjshme jane dhane ne trojet e vakufit , apo edhe kete nuk e din , mesoje se je shume i ri dhe nuk din ca bahet per rreth teje se prej ketyre padrejtesinave dikush dredh cilsin e dikush vuan....
Nuk ka rrespekt per ato qe grabisin pasunine e te tjereve.
Brezi i ri duhet ti lene hipokrizinat dhe ta krijojne personalitetin e tyre me ndergjegje dhe pasterti se prej padrejtesinave dhe pasurimit te pandershem te paraardhseve tane na coi zoti komunizmin per 60 vjet te rrasta .
Ti je djale i ri dhe i zgjuar po kurr mos mendo se din ma shume se te tjeret sidomos me te medhenjte , se une po e shof se ti se paske problem me me ofendu mu per hater te atij qe ka pase nje post , qe ti nuk e din se ndoshta une jam ma e lavdume te zoti se personazhi i librit tand, nje fjale e urte thot: KA SHUME NJEREZ ME NJE LIBER TE SHENJTE NE DORE , ME EMRIN E ZOTIT NE GOJE POR ME NJE DREQ TE MADH NE ZEMER!
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, WENZO 08 May : 04:38 Reply to this

[blocked by admin]
Re: "Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, WENZO 08 May : 08:32 Reply to this

[blocked by admin]
Re: "Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, WENZO 08 May : 16:29 Reply to this

[blocked by admin]
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, vj 08 May : 16:49 Reply to this

nuk mendoj se asht e nevojshme me ofendu njeni tjetrin dhe as besimet fetare.
e rendesishme eshte te kuptohet se kohet kane ndryshu dhe nuk ecet si dikur...O asht burre i mire sepse asht i biri filanit....dhe keto njerez nen rregoz po bahen mafia e shkodres.......ju lutem perseri te nxirrni ne drite fakte dhe prova se kush ka firmos prej anetareve te xhamis qe te bahen ndertime ne tokat e vakufit, a mos valle kane firmosur pa asnje interres vetem me i ba mire njerezve tu i fale tokat e xhamis?.......tokat e xhamis jane prone e te gjith popullit dhe asnje drejtus parti ose kushdo qofte nuk ka drejte ti pervetesoje ato.......
Re: "Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, WENZO 08 May : 18:18 Reply to this

[blocked by admin]
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, LUPEN 08 May : 20:52 Reply to this

Paska ba 25 vjet burg n'kohe t'komunizmit e ça tash?
Jan shkatrru fise t'tana ne kohe te komunizmit e s'jan tu ba za se skan perfitu gja mas komunizmit ndersa kurse ky e paska rru mire mas komunizmit.

Po m'pelqen VJ sepse po flet me fakte por nji gja deshta me t'keshillu;
jan shkru libra per Hitlerin dhe Musolinin ,per mafioza dhe hajduta,tash qe po shkruhet liber edhe per nji ma teper mas u merzit ti zotni/zonje.

"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, LUPEN 08 May : 20:54 Reply to this

PM JEM ASHT I HAPUN PER KE DAN ME SQARU GJA
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, vj 08 May : 22:47 Reply to this

faleminders Lupen , e marr vesht se njerezit gjithmone mundohen me e ngaterru historine dhe ti mshefin shume gjana dhe njerezit nuk marrin vesht kurre te verteten ......ujku na bahet dele dhe dhelpna na bahet pule dhe ska ma mire dhe ska ma mire ... e na thojme AAAA ka ken burr zotni........ZOTNI I KULLUM.......
Por koha ka ndryshu ,jetojme ne kohen e internetit qe as do te na kishte shku nder mend para 10 vjeteve se do te vijne kjo dite kaq shpejt dhe njerezit duhet ti masin mire ato QE SHKRUAJNE , ATO QE FLASIN DHE ATO QE VEPROJNE sepse njerezit kane PROVA DHE FAKTE qe per nje minut ta merrvesht tan bota, ka ndryshu loja , mos te flasim per burgjet qe shumica e te burgosurve i kane sherby komunizmit me spijunlleqe te ndryshme dhe ka shume antare te familjeve te tyre qe kane mbaru universitete......si mund te ndodhi kjo .......nje i persekutuar te shkoje ne universitet.....sarkastike.....une kam pase kushrinj te arratisur dhe mi kane pre rruget gjithkund .......nuk asht pra koha qe shkodra duhet me vlersu vetem ato qe kane qene figurate pastra? ata qe nuk e llogariten jeten e tyne per drejtesi?ato qe nuk u pajtuan me komunizmin dhe nuk ju nenshtruan ne asnje situate si ne burg dhe jashte burgu?
E keqja jone asht se na nuk flasim te verteten se kena frige mos te prishem me filanin or fistekun, nuk po ja tham une ose tashpo e gjen prej zotit....etj.....keshtu kombet mbesin mrapa nga frika nga pa kuraja nga karakteri i dobet dhe bjeri i forti te ligut.......
"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, Tirana 09 May : 10:59 Reply to this

Nji kshtu asht ai vend, qe ke mjell ke me korr ,ose si bjen lodra hedhet vallja, prandaj me me nigju mu, ja futni nji mendje te leht, e nuk e shkatrroni trunin tuj me njikto marrina, se i bani dam vetem trupit tuj ,sepse ju si popull edhe si komb, nuk ju pyet kush per asgja, ju mund te pyetni pse? psehi po shifet tash 3000 vjet, gjithmon kan vendos tjeret, per fatin ton, ne nuk na ka met gja tjeter, ose me hedh vallen si bjen lodra, ose kamt e lehta e faqja e bardh,e pa dasht me fye kend po tham jikyt fjal:Te marret u vran,Te urtit iken e moren Arratin,e vetem "Budallat" kan met ne at vend.Te Hujt na dolen ma te miret se njerzit ton ,ose ma i mir me te dal i huji se i joti.pra nji ky asht mendimi i jem ,tash pytni 100 vet e mandej bani si te dini vet.

"Faik Hoxha para pasqyres se nje jete" promovim libri ne GHE, vj 09 May : 14:40 Reply to this

Po njashtu asht se gjithmone kane lujte si kan dashte me ket popull dhe i kena ba temena edhe nje hajduti prandaj vazhon kjo gjendje per shekuj e nuk asht i zoti kush me e ndreqdhe qysh me ardhjen e te ashtequajtures demokraci e kan qit fytyren te tane se jan shlu si qent ne stervine kush me shky ndonje cope, po kot nuk thone ''CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA'' por nuk jam i mendimit se njerezit e ndershem duhet te mbyllin gojen se duke mbyllur gojen ky vend ka perfundu keshtu, dhe nuk jam e mendimit se te marret u vrane, njerezit ma te paster dhe ma te ndershem u vrane , ata qe e deshen shqiperine pa korrupsion dhe komunizem si AZEM HAJDARI , ARBEN BROCI ...etj .....ata qe kishin nje edukate te paster ne familjet e tyre dhe jo hileqare, keto jane figurat me te ndritura te popullit shqiptar qe ja vlen me shkru dhe hajdutet si ........
Ne kete vend nuk kan mbete budallenjte por kan mbete njerezit qe nuk kane mundesi financiare ,dikush qe ka nje pune te mire ose qe ka perfitu nga rremuja dhe ndihet rahat dhe te korruptuarit qe po e rjepin shqipnin si rjepet bagetia , ata qe mendojne se vdesin vetem ata qe vrasin me pushken e tyre kurse ata per vedin e tyre mendojne se kan me jetu gjithmone ha ha ha ha ha, shume shpejt kalon dhe kan mu taku me viktimat e tyre por asgja nuk ka me i ba derman , as parja ,as malli dhe as shoqnia qe ja mbeshtesin poshtersinat,do ta shofin vedin vetem tu dhane llogari para ZOTIT ......ZOT ATA JANE TE MARRE NUK DINE SE CA BAJNE ........


You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1536 sec, 0.0509 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,268kB