:::ShkoderZemer
Gazeta Sot - Me shembjen e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” ekipi përfaqësues nuk do të mund t’i luajë ndeshjet e tij për një farë kohe në kryeqytet, deri sa të ndërtohet stadiumi i ri, i cili do të nisë të marrë jetë nga fillimi i nvitit të ardhshëm. Nisur nga ky fakt, zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur të mendojnë që tani për
sfidat ndaj Francës dhe Rumanisë që Kombëtarja i
ka në calendar në fushën e saj. Prishtina ka qenë alternative kryesore, për shkak edhe të bisedimeve midis kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi. Kjo bëhej edhe më realitet kur mbahet parasysh fakti se në Kosovë përfaqësuesja ka një numër të madh mbështetësish tifozësh të zjarrtë. Por së fundmi ka dalë në skenë stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, që ka kapacitet më të madh se sa i Prishtinës dhe disponon kushte më moderne, gjë që e avantazhojnë atë kundrjet stadiumit të Prishtinës. Vetë Duka, në një intervistë të dhënë ditë më parë për emdiat kosovare, u shpreh se stadiumi i Prishtinës kishte nevojë urgjente për ndërhyrje, jo vetëm në sistemin e ndriçimit, por edhe drenazhimit, tapetit etj. Gjithsesi, ende nuk është vendosur se ku do t’i luajë Kombëtara dy dnehsjet e fundit në shtëpi, por duke parë si janë kushtet e stadiumit në prishtinë, shanset që “Loro Boriçi” i Shkodrës të jetë pritësi i takimit ndaj Rumanisë janë më të mëdha. Me shumë mundësi, po ashtu, Me Francën ndeshja mund të luhet në “Qemal Stafa” në shtator, pasi impianti aktual do të shembet në fund të nëntorit.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|