Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
23
04.2011

Intervista me kengetaren Rosela Gjylbegun

:::ShkoderZemer
Mapo Ilda Lumani- Këngëtarja flet për eksperiencën e saj në “Këngët e Shekullit” dhe emocionet që mori në recitalin e saj. Ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen e saj në një prej spektakleve më të ndjekur së fundmi në Shqipëri, “Këngët e Shekullit”. Më tej ka shijuar emocionet që i ka falur


recitali i saj në këtë format. Ndërsa dy ditë më parë është nisur në një turne aktivitetesh e koncertesh në Kanada. Këngëtarja Rosela Gjylbegu ndan, pikërisht në këtë intervistë për gazetën “Mapo”, gjithë ndjesitë që ka marrë nga puna e saj së fundi. E gjithashtu, nuk lë jashtë vëmendjes realitetin ku jetojmë, që nga spektaklet që organizohen në vend e deri te zbehja që u bëhet evenimenteve artistike (nga media), për shkak të interesit të jetës personale të personazheve VIP.

Rosela, gjatë muajve të fundit keni qenë pjesë e spektaklit mjaft të ndjekur “Këngët e Shekullit”. Si do ta vlerësoje këtë eksperiencë?

Si një eksperiencë të mrekullueshme, nga e cila mora shumë emocione të bukura. Gjithashtu më ndihmoi që publiku të më dëgjojë edhe në një tjetër dimension.

Si këngëtare popullore për audiencën ishte një risi prania juaj në atë spektakël, cilat janë lidhjet tuaja me muzikën popullore? Kush është këngëtari juaj i preferuar i këtij zhanri?

Duke qenë shkodrane, bijë e një qyteti me një traditë të jashtëzakonshme për muzikën e mirëfilltë qytetare, përshtatja në këtë zhanër s’ishte aspak e vështirë për mua. Unë jam rritur me këngët e melodinë e jareve shkodrane, kështu që lidhja me këto këngë për mua është shumë e veçantë. Këngëtaret si; Luçie Miloti, Bik Ndoja, Florinda e Ndrek Gjergji e shumë e shumë këngëtarë të tjerë, kanë qenë ikona dhe padiskutim të preferuarit e mi.

Po për sa i përket trevave, këngët e kujt prej tyre preferoni më shumë?

Besoj se përgjigjja vetëkuptohet, këngët e qytetit tim.

Ju keni pasur edhe një recital (si gjithë pjesëmarrësit) në këtë spektakël. Si e keni përjetuar atë dhe si kanë qenë komentet e të afërmve, miqve, fansave të tu për këtë pjesëmarrje?

Ka qenë një ndër momentet më të bukura të jetës sime. Ishte ëndërr për mua të kisha një recital timin e më vjen mirë që ky spektakël ma dha këtë mundësi, por e them me modesti që ishte një mbrëmje e përkryer, me shumë emocione të sinqerta, e rrethuar me miq e familjarë, dashamirës, e ç’mund të doja më shumë?! Komentet ishin shume pozitive dhe kam marrë urime pafund.

Po në punë, kini pasur tifozë? Konkretisht, Kryetarja e Kuvendit ju ka ndjekur? Dhe mund të na thoni cila ka qenë kënga që ka pëlqyer më shumë, të interpretuar nga ju, znj Topalli?

Jam me fat që kam kolegë shumë të mirë, që më ndjekin e më mbështesin. Sigurisht s’kanë munguar urimet dhe nga znj.Topalli.

Rosela, nesër niseni për një tur. Mund të na tregoni diçka më tepër rreth tij? (Aktualisht këngëtarja është në turne. Intervista është realizuar para nisjes).

Po, është e vërtetë, nisem në Kanada për disa aktivitete. Më vjen mirë që më jepet mundësia të jem pjesë e këtij turi. Gjithashtu, mezi po pres të takoj shumë miq e dashamirës të mi, të cilët më kanë ndjekur e uruar për çdo aktivitet, e do më jepet rasti t’i takoj e falënderoj personalisht.

Zakonisht, prag vera është koha kur gjithë këngëtarët bëjnë këngë të reja, me synimin për të qenë pjesë e koncerteve verore. A keni në plan të realizoni edhe ju një të tillë?

Jam në përgatitje e sipër të një kënge të re. Uroj të arrij ta përfundoj në kohë e të lançohet sa më shpejt...

Rrjeti social Facebook është bërë një urë komunikimi sot në gjithë botën. Për ju, sa i rëndësishëm është dhe sa e përdorni?

Të them të drejtën, unë jam shumë e impenjuar dhe s’kam mundësi ta përdor shumë, por vëllai im e administron dhe kur ka gjëra të rëndësishme më lajmëron. Më pëlqen komunikimi me fansat e dashamirësit e mi. Më bëhet qejfi kur shoh komentet e sugjerimet, urimet e përpiqem t’ju përgjigjem. Është minimumi që mund të bëj, për t’u shprehur mirënjohjen për vëmendjen e përkrahjen e tyre.

Pyetja e mëparshme, u motivova për ta bërë pikërisht nga një status i juaji i djeshmi në këtë rrjet. Pikërisht “Këtij i thonë reality show "Grande Fratello", jo këto paçavuret që bëhen tek ne”. Cilat janë përshtypjet tuaja për “Big Brother” dhe çfarë mendoni për njerëzit që dalin prej këtij reality show?

Të them të drejtën sado që tek ne punohet, mendoj se do na duhet ende shumë kohë për të arritur nivelet e shteteve fqinje, që tek mentaliteti, konceptimi për ta bërë sa më reale spektaklin. S’e di, unë s’do doja të gjykoja aspak, por lënë shumë për të dëshiruar. Sikur nuk ka emocion...

Mendon se këta njerëz po marrin vëmendjen e audiencës më shumë se personazhet e vërtetë publik?

Jo, unë nuk e kam vetëm për vëmendjen e audiencës së personazheve, e kam për realizimin në tërësi, përzgjedhjen e këtyre të rinjve, historitë. Duhet të studiohen banorët, të ketë kritere më të forta selektimi, që gjithsecili të transmetojë diçka e të jenë sa më afër realitetit që i përkasim … për cilësinë e spektaklit, ritmin e dinamikën.

E keni ndjerë veten keq ndonjëherë, kur nuk keni pasur vëmendjen e duhur të medias? Konkretisht përse?

Jo se s’kam pasur vëmendjen e medias, por ndoshta kam ndjerë mos pasjen e vëmendjes së duhur për evenimente të rëndësishme, sepse tërë kohës media është në kërkim të zbulimit të historive private, ndërkohë që harron, ose lë në plan të dytë, momente shumë të rëndësishme profesionale. Gjithsesi është pjesë e realitetit tonë!

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1420 sec, 0.0399 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB