Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
18
04.2011

Revista Shqip Bashkim Alibali! Këngëtari që mbeti elegant.

:::ShkoderZemer
Botuar nga Revista Shqip - Koha nuk ndal për Bashkim Alibalin. Gjithë jetës ka kënduar skenave me pasion dhe me kaq pasion vazhdon ta konsiderojë këngën dhe skenën. Këngëtari që bujarisht na dhuroi jo vetëm këngët, zërin dhe shpirtin e tij, por edhe elegancën, modën


dhe tendencat e fshehura të kohës, jo në faqe katalogjesh, por në skena festivalesh, sot energjik dhe vital, rrëfehet në revistën Shqip. Jo thjesht nostalgjitë e kohës, por edhe projektin më të ri muzikor: Album i ri dhe koncerte nga veriu në jug… 
 
Pasi mbarova intervistën me këngëtarin Bashkim Alibali, vendosa të ridëgjoj patjetër edhe një herë këngët e tij, e nxitur nga emocionet që më transmetoi takimi me të.
 Një burrë në mesomoshë, mjaft i mbajtur dhe energjik, me eksperiencën e artistit dhe njeriut të mirë mbi supe, ngarkuar me energji pozitive që kontakti me skenën nuk ia shuajnë, por ia rindezin akoma më shumë; me sensin e humorit spontan si çdo shkodran tjetër, dhe autoironinë gazmore, tipar i njerëzve të zgjuar.
 

Sot, realisht shumë pak gjëra e ndajnë nga Bashkimi i dikurshëm. Dikur ai kishte vjedhur zemrat e publikut me zërin, talentin dhe sensibilitetin artistik. Ndërsa tani janë vetëm ca vite në mes, ngarkuar me kujtime dhe nostalgji. Në fakt rrëfimi tij duket si një ditar i gjatë kujtimesh që do kohën e tij për t’u shfletuar.
 
Serenatat në Rrugicën e Murgeshave
Menjëherë jemi kthyer shumë vite përpara. Bashkimi djalë i ri, që dinte të këndonte vetëm këngë italiane, pasi shtëpia e tij ndodhej pranë Shtëpisë së Murgeshave. “Ishin të vetmet këngë të muzikës së lehtë që dija. Banoja në Rrugicën e Murgeshave. Në këtë rrugë kam shumë kujtime, kam rininë time, kam lidhjet e mia miqësore, në këtë rrugë kam filluar të këndoj me shokun tim të vegjëlisë Tonin Tërshana. Këndonim serenata nën dritaret e konviktit të shkollës pedagogjike.  Ne e shihnim si argëtim, por kushedi sa herë i kam shqetësuar komshinjtëe mi!!! Prandaj e kam vendosur, koncertin e parë që do përgatis, do e nis pikërisht nga lagjia ime. Do mbyll “derën” e lagjes dhe do u them: “U ktheva të këndoj për ju, sepse gjithçka e kam falë jush. Nga ju pranoj gjithçka. Më shani e më kritikoni sa të doni. E pasi të kaloj provën me ta, nëse e kaloj!(qesh), do të zhvilloj një koncert recital, nga veriu në jug”. 
 

Drejt skenës
“Të vjen keq që disa njerëz, që kanë aq merita, pothuajse nuk përmenden fare. Dua të theksoj një emër, i cili më zbuloi si talent dhe më çoi drejt kësaj rruge të bukur. Dhe jo vetëm mua, por edhe mjaft të tjerë, por që rrallë permendet. Është Leonard Bushati, ose zotni Nardi, të cilin e kisha edhe komshi dhe punonte si përgjegjës i Klubit të Rinisë në Shkodër. Më  kishte dëgjuar duke kënduar e një ditë më thotë se kisha zë të bukur. “Mos e humb këtë zë duke kënduar rrugëve serenata, por hajde te Shtëpia e Kulturës e të provojmë atje”! Shkova pa ndonjë qejf të madh, isha në mëdyshje, se deri atëherë kisha kënduar për qejf. Më pyetën se cilën këngë dija. Unë thashë se s’dija asnjë këngë shqip. Provat i bëra duke kënduar italisht. E pëlqyen zërin tim. Më aprovuan të marr pjesë në Festivalin e Këngës së qytetit të Shkodrës. Prej aty nisi rruga ime”.
 
 Skena
Kujtimet në rresht njëri pas tjetrit. Fjalët i ndërpret vetëm pauza e pirjes së çajit. Bashkimi ka porositur një çaj kamomili, ndoshta si një kujdes për zërin, që çdo artist në fakt duhet ta ketë në instikt. Por sot këngëtarët nuk duket se punojnë aq seriozisht sa punohej dikur me këngën. “Serioziteti në punën tonë, ky është dallimi kryesor mes brezave të këngëtarëve”, thotë ai. “Atëherë ne ishin shumë serioz dhe punonim me shumë përkushtim. Unë në Teatrin Migjeni isha i rrethuar nga një rreth artistësh shumë të mëdhenj, ishte fat të punoje pranë tyre, por edhe detyrim, që të punoje fort e mos të turpëroheshe. Mjeti i vetëm që kishim ishte talenti, zëri.
 

Ndërsa sot shoh se mjet janë kryesisht pjesët epshmbjellëse të trupit. Mbaj mend se para daljes në skenë mua dhe shokëve të mi na dridheshin këmbët. Mbaj mend një premierë të Estradës së Shkodrës, ku më pushtoi entuziazmi dhe duke kënduar me mikrofon në dorë shkova deri tek platea e teatrit. Kam dashur gjithmonë ta shoh publikun në sy. Por ishte hera e parë në atë kohë që një këngëtar zbriste tek publiku, prandaj “fjala mori dhenë”, madje edhe ishte  ekzagjeruar: “Bashkimi mbrëmë ka shëtitur nga llozha në llozhë!” Të nesërmen teatri ishte plot se njerëzit kishin ardhur të shihnin se si do të dilja prap “nga llozha në llozhë”. Por kjo nuk ndodhi, Para shfaqjes më tërhoqën vemendjen nga lart dhe u detyrova të këndoj vetëm në skenë”.
 

Modë dhe tendencë
Ky moment në bisedë, në fakt nxit një tjetër kureshtje. Atëherë këndohej me mikrofon stativ, ndërsa Bashkim Alibali arrinte ta merrte në dorë mikrofonin e të këndonte lirisht në skenë. Asaj kohe të gjithë pak a shumë mbanin një veshje uniforme, ndërsa Bashkim Alibali gjithmonë mundohej të shpaloste dritaren e modës së fundit për meshkujt. E pra, nga  lindte e gjitha kjo?
 
 “E kam quajtur skenën gjithmonë vend të shenjtë, prandaj përveç se me këngën, jam munduar të prezantohem bukur para spektatorit. Mbaj mend që fill mbas Festivalit të 11-të më kishin këshilluar që mos ta marr mikrofonin në dorë, por unë vazhdoja ta merrja. Ata ma kishin lidhur me ngjitëse mikrofonin duke menduar se tani “më kishin zënë në çark”. Por unë kisha fshehur poshtë mëngës një brisk të vogël që ia mora rrobaqepësit të teatrit dhe ndërsa përshëndesja publikun

 dhe “rregulloja” mikrofonin, me një “krrap” preva ngjitësen dhe e rrëmbeva mikrofonin. Sot duket asgjë, por asaj kohe duhej guxim. Pastaj supi im i majtë ishte një e metë e imja. Unë e ndieja ritmin dhe meqë na e kishin ndaluar të lëviznim lirshëm mbi skenë, duhej të ndalja veten, por njëri sup nuk më bindej megjithë sforcon time….”
 
“Po ju tregoj edhe nja dy ngjarje interesante që lidhen me veshjen. Asaj kohe dëgjoja fshehtas muzikë të huaj dhe më pëlqente pa masë Little Tony. Kujtoj sesi në një revistë mode pashë modelin e kostumit të tij dhe mendova, pse jo?! Do të dal në festival me kostum të bardhë si Little Tonny në Sanremo. Porosita tek një mjeshtër rrobaqepës shkodran kostumin e festivalit që do të ishte në ngjyrë të bardhë. Ma kishin ndaluar të dal me kostum të bardhë, por unë dola në  skenë ashtu. Salla reagoi dhe une thashë me vete: Ç’më duhet mua të rrezikoj, ç’më duhet kostumi i bardhë??!!! Më kapi paniku, aq sa po harroja këngën. Të them të drejtën megjithëse këndova mirë, më shumë e kisha mendjen se çfarë mund të më ndodhte, sesa tek kënga.
 
Sa mbarova publiku shpërtheu në duartrokitje. Kuptova se më kishin pëlqyer, por akoma nuk kisha marrë një opinion nga drejtuesit lart. Pas këngës, rastësisht në korridoret e Teatrit të Operas, takoj një ish anëtar të Byrosë Politike, i cili më jep dorën e më bën pyetjen e tmershme: Përse dole me kostum të bardhë?!!! Ç’është ky kostum?.... Dhe mua, se nga më erdhi një përgjigje e cila në fakt më shpëtoi: Po, përderisa jeta jonë është e bukur, si një pranverë, përse të mos jetë pranverë edhe skena? Më dha dorën dhe iku… Një vit më pas, shumica dolën me kostume të bardhë, ndërsa unë vesha kostum të zi me këmishë të kuqe. Sapo kisha zbritur shkallët e 15 Katëshit, kur më del përpara i njëjti drejtues i lartë dhe më pyet: Bashkim, përse je veshur si kosovarët?!!! Jo si kosovarët, u përgjigja unë, por si flamuri ynë kuq e zi. Dhe kështu shpëtova edhe një herë tjetër.
 

Ditë të bardha, ditë gri….
 “Sa festivale kam kënduar? Duhet të nis e t’i numëroj, se janë shumë. Por, po ju them se kam kënduar në Festivalin e 10-të dhe të 11-të të këngës. Pastaj më hoqën të drejtën të këndoj në festival, e jam rikthyer në festivalin e 17-të i “rehabilituar”. Që atëherë kam kënduar në mënyrë periodike deri në vitin 1990. Pas këtij viti kam marrë pjesë, por me ndërprerje. “Tepër e rëndë përshembull ka qenë për mua përjashtimi që më bënë pas Festivalit të 11-të. Në festivalin e radhës, ndërsa i shihja nga televizori shokët e mi të këndonin mua më mbusheshin sytë me lotë. Tjetër moment jo i bukur, lidhet me këngën “Çel si gonxhe dashuria”, kënga fituese e festivalit të 20-të,  tek e cila unë isha këngëtar i parë, ndërsa Nertila Koka dhe Gëzim Çela, ishin dublantë. Kur kënga u thirr si fituese e çmimit të parë, organizatorët thirrën për ta prezantuar këngën Nertilën dhe Gëzimin, kurse mua as më llogaritën për të gjallë, siç duket sepse vija nga Festivali i 11-të.
 
 Ndërsa momente të bukura ka pasur shumë, shumë….Por meqë po më kërkoni rast konkret, po ju tregoj për këngën “Në duart e nënës”. Këtë këngë e kam pëlqyer me gjithë shpirt, që kur ma tregoi Gjergj Leka, asaj kohe djalë i ri. Po përgatitej Koncerti i pranverës, kur vetëm 5 ditë para koncertit, ia tregova Ferdinad Dedës, një dirigjent, kompozitor, njeri dhe mik i jashtëzakonshëm, që të ndihmonte shumë dhe këndonte të gjithë këngën me këngëtarin, nga fillimi në fund.

Sa e dëgjoi më tha: “Urgjent çoje këngën tek Gjergji t’i bëjë orkestracionin, por ta mbajmë sekret sepse ka gati një muaj që janë seleksionuar këngët”. Kështu kënga u bë, e këndova dhe fitoi çmimin e parë. Pse më pëlqen kjo këngë? Jo vetëm pse është e bukur, por se gjithmonë më kujton prindërit e mi, sakrificat e tyre, pa të cilët sot nuk do të isha ku jam.”
 
Një këngë, dhuratë për ditëlindje
Ndërsa vjen momenti të flasim për familjen e tij, Bashkimi fiton një ngarkesë emocionale plus. “Nuk është e lehtë të jetosh me një artist që gjithmonë është nëpër turne dhe shfaqje. Një artist gjithë aktivitetin kryesor të javës e ka të shtunë e të dielën, kur njerëzit pushojnë. Ndërsa unë këto ditë nuk isha kurrë në shtëpi. Dhe të mendosh që gruaja, ndiqte edhe studimet e larta për inxhinieri ndërtimi, u bëmë edhe me fëmijë! E them shpesh se pa ndihmën e prindërve të mi, nuk do t’ia kishim dalë. Por edhe ne si familje e re, pa sakrificën e gruas sime, nuk do ia kishim dalë të ndërtonim jetën tonë e të rrisnim dy fëmijë të mbarë.
 

Nuk e kam vetëm grua, por edhe mik, shok, të dashur, e kam gjithçka…Para disa ditësh kishte 50 vjetorin e lindjes dhe në darkën e festës të gjithë po i jepnin dhuratat, ndërsa unë i dhurova një këngë, ku teksti dhe muzika ishte e imja. Në këngë flitej për jetën tonë, për ne të dy, për rrugën tonë të përbashkët, vështirësitë dhe lumturinë tonë…Kur e dëgjoi ajo shpërtheu në lot….edhe mua m’u mbushën sytë….Unë nuk jam poet, nuk jam as kompozitor, por atë këngë e bëra për të. Po j’u citoj pak vetëm refrenin: “Sa e shtrenjtë ke qenë për mua/ndofta z’dita me ta thanë/që ta dish se sa të dua/po ta them sonte me kangë”. Sot jam krenar për familjen time. Vajza, ka mbaruar juridikun, ka fituar statusin e gazetarit, jeton jashtë shtetit dhe punon për media të huaja, kurse djali, është student dhe ka pasion miksimet muzikore. Pra DJ. Arlindi, djali më duket se ka marrë nga unë pasionin për muzikën”….
Intervista shkon drejt fundit. E falenderoj me gjithë zemër për këtë mundësi, ndërsa nxitoj të shkoj e të klikoj në internet këngët e tij më të mira. Megjithëse janë kënduar në një kohë që sot mund të duket e shkuar, më pëlqen t’i dëgjoj përsëri e përsëri. 

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1828 sec, 0.0499 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,241kB